SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

REXHEP KASUMAJ: EPOKA QË S'PERËNDON (Mbi inercien, milicin dhe një president)

Berlin, 15 Maj 2020:

1.

Arena e Prishtinës kthehet gjurmëve të vjetra. Shumë më të vjetra se liria e saj që ende i ngjan një fatamorgane tek josh, lëbyr e mashtron...

Presidenti risjellë me afsh në trafikun e gjuhës politike nocionin "grup". Kështu, grup, do i cilësojë ai Kurtin, Sfeçlën e Vitinë, pjesën qeveritare jashtë korit të kontrolluar partiak.


Dhe më kujtoi terminologjinë tipike të tiranëve ndër vite. Kronikat nuk harrojnë grupin e Demaçit, fjala vjen. Ose "katërshin" e famshëm në Kinën e Maos, në mesvitet 70-të.

Natyrisht, paralelja është rastësore. Sepse, ndërsa i pari ishte sinonim i lirisë, i dyti, ndërkaq, përfaqësonte falangën brutale të revolucoinit kulturor kinez.

Por hakmarrja e diktaturës kundër tyre (që në Kosovë pati dhe dimensionin e pushtimit) kishte amzë, mjete e justifikim të njëjtë.

Grupi, fillimisht, shpallet armik i popullit e shtetit. Por merr shpesh dhe nofkën figurative "bandë" politike. E, meqë Tirani është njëjtësim absolut i tyre, aherë grupi rrjedhon armik i tij për jetë a vdekje!

Historia e fundeve të tyre është gjithandej e njohur: burgje, internime, leçitje, likuidime, ndalim i emrit, shuarje...

Po çështja është: ç'shtysë të brendshme do ndjente Presidenti që të akomodojë leksikun e tillë?

Është, me gjasë, inercia e shkollës, vokacioni fillestar dhe paaftësia e fshehjes së tyre.

Mirëpo është, vallë, kohë tjetër, apo gjithnjë kohë e tij?

2.

Autobusi gjarpëronte diku në zona të largëta rurale. Pikturë Dukagjini. Magji Dhéu...

Dhe, pas një frenimi të detyruar, merr sërish shpejtësinë e papritur. Tranden të gjithë. Madje, hallakaten e shfryjnë dhe ca gra burrnore me strajcat plot pazar vjeshte.

Por dikush nga udhëtarët , për të qetësuar zërat, thotë solemnisht: ishte inercioni shokë! Papritmas, një milic që u ndodh mes tyre, me të dëgjuar këtë, briti: ku është, kapeni!

Rrfenjëza sikur jep disi tabllonë e përafërt. Dërgon rudimentin, passhenjat e saj njohëse. Ndaj pra, Motin e ri me protagonistët politikë: shpejtësinë dhe milicin që ndjekë inercien, fajtorin e tronditjes së tij.

3.

Megjithatë, ndonjëherë ndodh që Koha e Mjerani të nyjëtohen fatkeqësisht. Frytëzohen ndërsjelltas derisa të konsumohet cikli i tyre. I lig, por njëj ligjshmërie asdurde të historisë...

Autori i Princit, Niccolo, shkruante se Papa Xhulio ishte aq i mbrapshtë dhe koha aq e përshtatshme për të, saqë mund të bënte gjithë prapsitë e botës...

Qindra vjet më vonë, një reinkarnim i tij shfaqet në Ballkan. Në tokën më të vuajtur të tij. Tashmë në formën e binomit, njëri me frymëzimin e Maos, e tjetri të Serbosllavisë dhe, të dy bashkë, me vigjilencën e mprehtë të milicit që desh të arrestonte Inercien e gjorë.

A nuk bën, prandaj, posi Xhulio i fantaksur, dhe Mjerani i dyzuar Thaçi-Mustafa gjithë ç'bluan e keqja e fantazisë?

Dhe Koha akoma i parzmon, duke i mbajtur në qendërpikën e zjarrtë të saj...

Deri kur?

Këtë, kufijtë e tyre, do të duhej t'i vijëzonte i ashtuquajturi popull. Por ai, me ç'duket, nuk merr pjesë në fatin e vet.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks