SHKRIMI
e mërkurë, 08 korrik 2020

GJOKË DABAJ: ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË REPUBLIKËN E SËRBISË, NË VITIN 2020

Durrës, 22 qershor 2020: U dha sot lajmi që, për parlamentin e ardhshëm të Republikës së Sërbisë, votuan edhe sërbët që jetojnë në Republikën e Kosovës. Duke votuar për parlamentin e Republikës së Sërbisë, këta sërbë e pohuan me votën e tyre se janë banorë TË ARDHUR në Republikën e Kosovës. Ata vërtetuan kështu se janë IMIGRANTË në Republikën e Kosovës dhe, si të tillë, doemos kanë të drejtë të votojnë për atdheun e tyre, në të cilin edhe mund të kthehen një ditë.

Vetë emri i tyre SËRBË (Srbin) dëshmon që ata janë me prejardhje nga Sërbia. Ashtu si vetë emri MALAZIAS (Crnogorac) pohon se ata janë të ardhur nga Mali i Zi.

Tani unë nuk e di: A kanë votuar për parlamentin e Republikës së Sërbisë sërbët e Segedit në Republikën e Hungarisë, sërbët e Timishuarës në Republikën e Rumanisë, ata pak sërbë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë Veriore, ata që e quajnë veten sërbë në Malin e Zi të sotmin, ata boshnjakë pravosllavë që e quajnë veten sërbë në Republikën e Bosnjë-Hercegovinës?

Veç kësaj, unë nuk e di: A kanë votuar sot për parlamentin e Republikës së Sërbisë sërbët që jetojnë në Gjermani, në Zvicër, në Francë, në Skandinavi, në SHBA, në Kanada? Nëse po, atëherë s’ka asgjë të keqe që edhe sërbët në Republikën e Kosovës votuan si POPULLSI E ARDHUR, e cila atdheun e vet e ka në Republikën e Sërbisë.



Aq më tepër kur të gjithë e dimë që ka edhe shqiptarë të cilët kandidojnë për t’u votuar në disa vende të Evropës, si edhe në SHBA e Kanada. Jo vetëm në Evropën Perendimore e në SHBA, por edhe në Republikën e Greqisë dhe në Republikën e Turqisë, ka shumë shqiptarë që kandidojnë në parlamentet përkatës dhe kjo, pa dyshim, është gjë e mirë. Sigurisht, nëse deklarohen si shqiptarë e jo të jenë shqiptarë e të deklarohen turq apo grekë. Në këtë pikë, shqiptarët dhe arvanitët që jetojnë në Republikën e Greqisë, si dhe shqiptarët që jetojnë në Republikën e Turqisë, duhet të marrin shembull prej sërbëvet, të cilët kam përshtypjen se asnjëherë nuk regjistrohen si shqiptarë dhe rrallëherë si rumunë, hungarezë, suedezë, gjermanë.

Me këtë rast duhet bërë edhe një dallim midis shqiptarëvet të Anamoravës, që sot kanë votuar për kandidatët e vet në parlamentin e Republikës së Sërbisë dhe sërbëvet, banorë aktualë të Republikës së Kosovës, që gjithashtu votuan për atë parlament. Sërbët e Republikës së Kosovës janë TË ARDHUR, janë IMIGRANTË, siç e thashë dhe siç edhe ata vetë e dinë, kurse shqiptarët e Anamoravës janë VENDËS, trashëgues historikë të iliro - dardanëvet, prej mija vjetësh në Anamoravë. Mjafton të përmendim vetëm kaq: As Konstantini i Madh, as Justiniani i Madh, që janë perandorë ilirë, nuk kanë qenë të ardhur në këto anë, por ishin vendës. Ndërsa Nemanjiqtë, filluar nga Stefan Nemanja deri te Car Dushan Sillni, që të gjithë kanë qenë pushtues të tokavet tona.

Së fundi, duhet të shënojmë këtu edhe një dedukcion tjetër: Nëse sot nuk kanë votuar për parlamentin e ri të Republikës ë Sërbisë, përveç sërbëvet që jetojnë si imigrantë në Republikën e Kosovës, edhe sërbët (apo ata që e quajnë veten sërbë për shkak të përkatësisë fetare pravosllave), në Seged, në Timishuarë, në Republikën e Bosnjë-Hercegovinës, në Republikën e Malit të Zi, në Evropën Perendimore, në SHBA dhe në Kanada, atëherë është shumë keq për kombin sërb. Është shumë keq, madje s’ka ku të vejë më keq, për Sërbinë dhe për kombin sërb, sepse, duke e konsideruar Republikën e Kosovës si “pjesë të Sërbisë”, udhëheqja sërbe, e dirigjuar prej një kaste kallugjerësh mjekërroshë, të dehur, sarhoshë e xurxull gjithë jetën, po e çon kombin sërb djejt një vetëhumbjeje katastrofale.

Askush nuk do të mund ta ruajë Sërbinë nga një ASGJËSIM TOTAL, nëse do t’i hyjë aventurës për të zgjatur thonjtë mbi cilëndo pjesë të Republikës së Kosovës, le më mbi krejt këtë shtet, i cili është ndërtuar mbi gjakun dhe eshtrat e qindra mijë shqiptarëvet!

Sërbët duhet ta dinë se nuk është më, as gjysma e dytë e shekullit XIX, as gjysma e parë e shekullit XX! Sërbët duhet ta dinë që, ky vit i zgjedhjevet të tyre, është viti 2020!

Gjokë Dabaj, Durrës 21-22 qershor 2020

 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks