SHKRIMI
e premte, 18 shtator 2020

Afrim Morina: Propaganda e verdhë

Lezhë, 13 shtator 2020: Për lexuesit duhet sqaruar se çka është “propaganda e verdhë”. Propaganda e verdhë, është një lloj i veçantë propagande politike, për të përhapur e ngulitur në mendjet e njerëzve ide të caktuara me fjalë të zbrazëta e gënjeshtra. Kjo lloj propagande në Kosovë ka gjalluar pas demonstrative të vitit 1981 e në vijim. Si e tillë, ajo ka një armatë të tërë gazetarësh, prapa të cilëve qëndrojnë institucione politike, shtetërore, fetare, shkencore, mediale dhe kulturore, duke qenë busull të saj. Kjo prpagandë, natyrisht që ka nevojë edhe për kolonën e saj të pestë në çdo institucion shtetror e veçanërisht në lëvizjet çlirimtare dhe forcat politike atdhetare të vendit përkatës. Përmes kësaj armate të madhe propagandistikë të saj, ajo mundohet ta arsyetojë e ta bëjë bindëse gjithë këtë mashtrim, madje, kur ia lyp nevoja, edhe me denoncime dhe kërcnime, nëse dikush mundohet ta përgënjeshtroi atë. Qëllimi i saj është për të krijuar ambient të përshtatshëm bindës të atillë, që mundësisht të pranohet pa kundërshtime, për të krijuar huti te qytetarët për atë që ndodh e që do të ndodhë sot apo nesër rreth tyre, për probleme shoqërore, politike, ushtarake, kulturore etj.. Ky është qëllimi kryesor i saj. Thënë me një fjalë, “propaganda e verdhë” bën të kundërtën e asaj që është kombëtare e parimore; ajo mundohet të bindi masën e madhe njerëzore, se duhet pasur besim në nomenklaturën udhëheqëse të X partie ao qeverie, se vetëm ajo është e pagabuar.

Në këtë analizë do të merrem me propagandën e verdhë te ne shqipatarët vetëm në kontestin politik, që nga letra e njohur e dyqindë e sa intelektualëve, që kërkonin rikthimin e autonomisë në vjeshtë të viti 1989, pas demonstratave të fuqishme, në pranëverë dhe vjeshtë, ku u vranë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu (nëntor). Kjo letër i parapriu kësaj propagande për të krijuar bindjen se këta “intelektualë” ishin ajka e inteligjencës, të cilët punonin në “Rilindje” dhe në revistat jovere e letrare, në gazetën “Komunist”, në “Nasha armija” e korespodentë të jashtë, që ishin akredituar me pëlqimin e Beogradit nëpër shtete të ndyshme. Si rrjedhojë e përkrahjes së kahershme nga Beogradi dhe institucionet qeverisëse të Kosovës dhe LKJ për Kosovën, të gjithë këta kishin krijuar emër dhe prestigj, ishin bërë njerëz publikë dhe objektivi kryesor i propagandës së tyre ishte: “Luftë pa kompromis kundër iredentizmit, seperatizmit dhe nacionalizmit shqiptar”. Kjo letër filllo të krijoj huti, sepse masa ishte mësuar me emrat e tyre dhe mbetën në dilemë: të shkonin pas tyre apo pas atyre që kërkonin “Kosova Republikë”.



Kjo enigmë do të zgjidhej shumë shpejtë e lehtë, sepse do të krijohet UJD-i, në krye me z.Veton Suroi, një lloj strumbullari politik në emër të pluralizmit politik, i cili nxorri në pah propagandën e verdhë, për të krijuar “çmendinën njerëzore”, sikundër shprehet Erio Remark, pluralizmin partiak në Kosovën e pushtuar. Duke u prezantuar si klasë politike që përfaqëson “vlerat” e demokracisë, ata filluan në radhë të parë të sulmojnë të burgosurit politik që ishin nëpër burgje si dhe ata që kishin dalë nga burgjet, me etiketimet: “ata janë enveristë, janë marksist- leninistë, janë të kuq dhe me tru të shterrur” etj. Kjo bëhej nga frika, ngaqë kishte materiale të bollshme për t’i gjunjëzuar që në fillim për bëmat e tyre antipopullore në të kaluarën. Por, për fatin e keq të Kosovës, ish të burgosurit politikë heshtën! Disa prej tyre u mashtruan dhe u rreshtuan në atë lloj pluralizmi partiak, gjë që mundësuan forcimin e besueshmërisë në popull ndaj kësaj “çmendurie njerëzore”. Fatkeqësia ishte se shumica e të burgosurve politikë iu përshtat këtyre etiketimeve-akuza. Ajo pjesë e të burgosurve politikë që nuk u mashtruan dhe nuk iu bashkuan asaj propagande të verdhë filluan ta kundërshtojnë, por veçse në tubime nëpër oda, se në mediat e informimit kishte urdhër nga Beogradi dhe më pas nga LDK-ja që të mos u krijohej hapësirë.

Në Kuvendin e parë të LDK-së shumë delegatëve ish të burgosur politikë, nuk iu mundësua pjesëmarrja, nga frika se ata mund të zgjidheshin në organet e larta të kësaj partie. Një nga ata korifej të inteligjencë në Kosovë që nuk u fguia ishjte edhe Pr.Ukshin Hoti, edhe pse ishte Kryetar i Degës së LDK-së në Rahovec! Gjithë kjo ndodhi për shkak të propagandës së verdhë. Eshtë kjo propagandë, që vizitën e Rugovës në Amerikë e propagandoi si vizitë historike e shumë të suksesshe, gjoja se Presindenti Amerikan i kishte afruar edhe punonjës të FBI-së për ta përcjellë, duke mos e përmenduar donacionin e mërgatës, e cila i siguroi gjithë atë vizitë duke e bujtur në banesa private e hotele të mërgimtarëve.

Propaganda e verdhë i shtriu tentakulat edhe në mërgatë, madje shumë më me guxim, gjoja se mbrenda ishte e kërcnuar nga Serbia. Qëllimi i kësaj propagande ishte të gjunjëzonte mërgatën, e cila përbëhej kryesisht nga ish të përndjekurit politikë dhe që ishin konsoliduar bukur shumë. Si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë saj kjo propagandë gjeti mbështetësit e vetë, dikush duke bërë argatin përmes angazhimit politik, dikush përmes shkrimeve analitike et. Kjo krijoi mjedis të përshtatshëm për LDK-në, për shtrirjen e aktivitetit të saj, që pa hezitim mund të quhet udhëheqësja e propagandës së verdhë. Gjithkush mund të bindet për këtë nëse i rikthehet leximit të programit të saj të datës 23 Dhjetor 1989 të miratuar në Beograd, i cili ngërthente vetëm në autonomi substanciale.

Do të delnin kolumne të ndryeshme, analiza të “analistëve” kundër atyre që kërkonin “Kosova Republikë”. Zëdhënësja e gjithë kësaj propaganda të verdhë do të bëhet gazeta “Bota sot”, e cila botohej në mërgatë e që investohej nga Qeveria Bukoshi në ekzil. I gjithë synimi i saj ishtë për të paraqitur një të “vërtetë” tjetër për shqiptarët në Jugosllavi dhe Shqipërinë nga ajo që ishte paraqitur deria atëherë nga mërgata. Kjo propagandë bëri të mundur fillimin e përçarjes brenda kombit, duke i trajtuar edhe përmes mbiemrave familjarë.

Veprimtari i parë dhe më i guximshëm i kësaj propaganda të verdhë përçarëse që e mori me vullnet këtë lloj lufte, është intelektuali Teki Dervishi (ish i burgosur politik,tash i vdekur). Gjithë ata shqiptarë në Kosovë që kishin mbiemra të fesë ortodokse i trajtonte si grekë apo serbë, me qëllim që ata të mos besoheshin në trajtimin parimor të problemeve kombëtare që kishin bërë ose vijonin të bënin, sidomos për ata në Shqipërinë londineze.

Këtë propagandë të tij përçarëse mes shqiptarëve do ta ndali Haxhi Zyba (i vdekur), me një analizë të thukët. Ata të dy njiheshin gjatë vuajtjas së denimit. Këtë analizë nuk pranoi ta botonte gazeta “Bota sot”, por megjithatë ajo e bëri efektin e vet, Teki Dervishi nuk u muar më me atë temë propagandistike antikombëtare.

Burgosjet e anëtarëve të Frontit të Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar (1991) dhe, një vit më vonë, ata të LKÇK-së, (1992), u propagandua nga kjo propaganda e verdhë sikur këta kishin përgatitur grusht-shteti kundër Gandit Rugovë(!!!) Kjo fushatë dezinformuese shumë shpejtë humbi si kripa në ujë, ngaqë të bësh grusht-shteti duhet të kesh shtet, dhe qytetarët shumë shpejt u kthjelluan. E megjithatë, propagabda e verdhë nuk u ndal, vijoi me parimin Gëbelsian: shpif, shpif se diçka do mbetet.

“Marrëveshjen” e nënshkruar me ndermjetësimin e Shën Exhilios për arësim, midis Rugovës si kryetar i LDK-së dhe Millosheviçit si kryetar i Serbisë, kjo propagandë u mundua ta paraqeste si një marrëveshje që kishtë edhe elemente të njohjes së Republikës! Edhe kjo propagandë shumë shpejtë u zhbë prej subjekteve dhe intelektualëve e pavarur, që nuk lejonin të përcillej te masa e gjerë kjo sajesë e tillë propaganduese.

Aktivitetin më intensiv propaganda e verdhë e pati pas daljes në opinion të disa komunikatave të UÇK-së. Mediat bënin presion te Rugova të thoshte diçka për zhvillimet ushtarake guerile që po ndodhnin në terren. Ai, pa hezituar, i quajti “grupe të frustuara”, “dorë e zgjetur e UDB-së”, “njerëz që nuk ia duan të mirën Kosovës”, “njerëz që po provokojnë luftë” etj. Këto deklarata të Kryekomandantit të Forcave të Armatosura të Kosovës, sipas Kushtetutës së Kaçanikut, ishin një xhevahir me peshë të madhe për propaganduesit e kësaj politike, sidomos në diasporë, sepse këtu brenda në Kosovë nuk para pinte fortë ujë, se qytetarët i njihnin bijtë e tyre guerilas dhe heshtnin.

“Bota sot” morri përsipër të jetë artikuluese e këtyre akuzave të Rugovës kundër luftës për çlirim kombëtar. Vetëm Teki Dervishi ka botuar mbi 270 (dyqindëeshtatëdhjetë) “analiza” e artikuja kundër UÇK-së, e të mos flasim edhe për shtabin që ishte tubuar rreth asaj gazette, i cili vijon të shpifi edhe sot e gjithë ditën. Ajo përhapi propagandën e verdhë në Perendim, për UÇK-në si “organizatë terroriste” e që na ishte shfaqur në Drenicë, por edhe në vise tjera të Kosovës. Sa më shumë zgjerohej në terren UÇK–ja, ashtu rritej e shtohej edhe propaganda dezinformuese ndaj saj nga ky institucion medial propagandues i LDK-së dhe i Qeverisë Bukoshi, për t’i paraqitur në popull e në mediat botërore luftëtarët e lirisë së popullit tonë si njerëzit që rrezikonin jo vetëm Jugosllavinë por edhe Ballkanin.

Edhe brenda Kosovës nuk mungonte kjo propagandë, por ishte pak më e kamufluar e që propagandohej nga “Bujku”, “Zëri” dhe “Koha”. Madje, gazeta “Koha” kishte të njëjtën moto siç e kishte edhe televizioni i Prishtinës: “Aty ku nuk është UÇK-ja, gjithëçka ishte rehat dhe mirë, ndërsa aty ku është UÇK-ja gjithçka është katastrofë shoqërore”, duke paraqitur tabllo të fshatrave të djegura dhe këtë në emër të të qenit objektivë.

Është meritë e kësaj propagande të verdhë të mbështetur në të gjitha mënyrat nga LDK-ja dhe agjenturat e huaja, e cila krijoi bindjen te ndërkombëtarët, se “UÇK-ja është organizatë terroriste”. Krahas këtyre mediave kësaj akuze i vinin në ndihmë edhe fjalimet dhe takimet e Ibrahim Rugovës. Paralel me këtë luftë kundër UÇK-së, kemi edhe propagandën kundërvepruese të intelektualëve atdhetarë në mbrojtje të UÇK–së.

Për të përforcuar sa më shumë këtë propagandë të verdhë mediale dhe për ta zbërthyer mendimin e Rugovës kundër çlirimit me armë, menjëherë konsilidohet kolona e pestë (agjentura e fshehtë e LDK dhe e UDB) në çdo degë e nëndegë të LDK-së dhe të pushtetit lokal paralel. Kjo kolonë e pestë, filloi t’ua spjegojë qytetarëve “rrezikun e madh” që paraqiste UÇK-ja për Kosovën, duke propaganduar veshë më veshë e derë më derë të çdo fshati dhe lagje qyteti që të rrinin sa më larg prej pjestarëve të UÇK-së dhe “të ruajnë djemtë e vetë” duke mos iu bashkangjiten asaj, se “ajo ushtri i ka ditët e numëruara”. Këtë propagandë kjo kolonë e pestë e shoqëronte duke e propaganduar Serbinë si një përbindësh militarist, “e cila, kur të dojë na zhduk si Kosovë nga faqja e dhéut për dy orë”. Qëllimi i saj: që rinia të mos vihej në kontakt me formacionet e UÇK-së. Për këtë qëllim, shefat e kësaj kolone të pestë ndërrmorën edhe një hap shumë të “guximshëm” institucional: krijuan një grup hulumtues për të mbeledhur fakte për “gjenocidin dhe krimet që i bënte UÇK-ja.” . “Bota sot” nuk dorzohej dhe sejmenët e saj mundoheshin të gjenin, të paktën një element terrorist.

Që UÇK-ja të shuhej u gjet një zgjidhje tjetër: Dolën në skenë formacione luftarake të quajtura forca e FARK-ut (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës), që do të thotë se asaj propagande iu shtua edhe sektori i propagandës ushtarake, duke nxjerrë edhe buletinin e vet javor. Qëllimi ishte ta poshtëronte e përçmonte UÇK-në në vlugun më të madhë të luftimeve dhe të mos i përgjigjeshin thirrjes së saj për mobilizim, me synimin e largët të orientuar nga Beogradi, që të fillonte luta e shqiptarëve kundër shqiptarëve, që do të thotë shqiptarizimi i luftës, ose më saktë: lufta civile. Farkistët dhe sektori i propagandës së verdhë nuk ishin gjë tjetër, veçse mercenarë, të cilët, përmes parasë mundoheshin të mblidhnin informata, e të tubonoin ushtarë, kryesht ata të cilët ishin të pa informuar e të paangazhuar, me justifikimin se duhej të mbështeteshin vetëm te institucionet e ngritura nga LDK. Dhe për këtë filluan të botonin “Revistën ushtarake” duke ngritur Ministrinë e Mbrojtjes në Laprakë të Tiranës si dhe kampin ushtarak në Babinë dhe Popaj të Tropojës, duke pritur që lirinë të na i sillnin të huajt, njësoj si qentë kur presin t’u bjerë mish nga Hëna.

Aktiviteti luftarak i UÇK-së në teren e mposhti propagandën, por ajo nuk u qetësua dhe nuk dorëzua asnjëherë. Filloi t’i marri këmbët e veta, tash të organizuar brenda UÇK-së. Avazi i tyre nuk kishte ndryshuar dhe luftonte gjithnjë e më tepër të merrte meritat e UÇK-së, sa arriti, që të gjitha strukturat e saj, kudo që kanë qenë, t’i trajtonte si veteranë, dhe këtë qëllim e arriti përmes ligjiit të hartuar nga PDK e LDK.

Propagandë e verdhë u bë edhe për “betejën” e Kosharës, duke mohuar gjithë Operacionin Shigjeta, që përfshinte territor dhe forca shumë më të mëdha e që sulmuan e nuk qëndruan në mbrojtje si ata në Koshare. Por. edhe në Pashtik kishin depërtuar pjesëtarë të kolonës së pestë dhe kanë njëzetë vjetë që e mbajnë të gjallë frymën e “heroizmit” Koshare, duke arritur deri atje sa të thonë se nuk është luftuar askund në gjithë Kosovën, pos në Koshare.

Edhe sot mund ta shohim shumë aktive propagandën e verdhë dhe kolonën e pestë. Këtë e nxorri tërësisht lakuriq në pah “Marrëveshja e 4 shtatorit 2020” në SHBA, sa edhe vetë Grenëll hyri në lojë, por i vetëdijshëm për ta ndihmuar këtë propagandë, se ishte ideator dhe aktor i saj duke u bërë edhe ai pjestar i kolonës së pestë në Kosovë. Kjo dëshmon me faktin, se askund nuk trajtohet hekurudha që lidh Mitrovicën me Rashkën, të cilën e kam lënë me qëllim pa e trajtuar te “Margaritarët e marrëveshjes”.Kjo pjesë e hekurrudhës në të ardhmen, Serbisë i nevojitet për të qarkulluar të mirat materiale nga Mitrovica në Rashkë e tutje.

Kam bindjen se bashkëkombasit e mi, si gjithëmonë, do të jenë në gjendje ta luftojnë propagandën e verdhë dhe kolonën e pestë, me bindjen se kemi dalë përherë ngadhënjyes gjatë histrorisë, që nga mbarimi i LDB-re.

Lezhë, 11.09.2020


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks