SHKRIMI
e shtunë, 16 janar 2021

SHERADIN BERISHA: PSE GATI GJYSMA E SHQIPTARËVE JANË TË GATSHËM TË LARGOHEN NGA KOSOVA?!

Pashtriku, 29 dhjetor 2020: Reflekto - pastaj voto!


Është momenti i fundit që votuesit shqiptarë të reflektojnë, në mënyrë që në zgjedhjet e radhës politikanët që e kanë mbushur kupën të mos i votojnë!

***

Sipas raportit të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GSJP), 48.4 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të gatshëm të largohen nga atdheu i tyre!

GSJP nxjerr të dhëna me shqetësuese se në janar të vitit 2015 kur ishte vala e largimit masiv të shqiptarëve me autobusa nëpër Serbi!

Arsyet kryesore të ikjes nga Kosova janë, gjendja e rëndë ekonomike dhe politike! Në këtë drejtim shumica e të anketuarve (që nxjerr raporti i GSJP), për largimin nga Kosova fajësojnë qeverinë dhe partitë politike.

A është kjo e vërtetë apo përceptim?!

Në janar të vitit 2015, kur po bashkëqevrisnin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Enver Hoxhajn ...(PDK) me Isa Mustafën, Lutfi Hazirin, Agim Veliun, Avdulla Hotin, ... (LDK), mijëra familje shqiptare po iknin nga Kosova nëpër Serbi!

Dhe kjo dramë shqiptare po ndodhte pikërisht në kohën kur opozita: Albin Kurti (VV), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (NISMA), po protestonin nëpër qytetet e Kosovës, për dorëheqjen e ministrit Jabllanoviç, i cili nënat gjakovare i quajti "egërsira" dhe për mbrojtjen e Trepçës. Rrjedhimisht këto protesta kulmuan me demonstratat e 24/27 janarit 2015 në Prishtinë!

Tani shtrohet pyetja: Pse shqiptarët që po iknin nga Kosova (nëpër Serbi), revoltën e tyre të akumuluar prej vitesh nuk e 'derdhën' në sheshin "Skënderbeu", për ta mundur të keqen?!

A e dini Pse?! Sepse ky popull përveç pozitës (PDK-LDK), realisht nuk i besonte as opozitës, (VV-AAK-NISMA) ngase në mesin e tyre kishte manipulues, hajna të parasë publike, dhe shkatërrues e shitës të pasurive (aseteve) tona kombëtare, siç ishin Ramush Haradinaj i AAK'ës, Fatmir Limaj i NISMËS, etj!

Shpresa - thonë - vdes e fundit, ama nuk duhet lejuar që kjo klasë e papërgjegjshme politike, t'ia mbysë edhe shpresën këtij populli të përvuajtur ndër vite!

Prandaj është momenti i fundit që votuesit shqiptarë të reflektojnë, në mënyrë që në zgjedhjet e radhës politikanët që e kanë mbushur kupën të mos i votojnë! Kaq!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks