SHKRIMI
e mërkurë, 16 gusht 2017

DERI NE VITIN 2000 CIA MBROJTI RADOVAN KARAXHIQIN! (NGA ARKIVI I PASHTRIKUT, GUSHT 2008)

Pashtriku.org, 25 korrik 2017: Radovan Karadzic, ish-lideri i serbëve të Bosnjës e Hercegovinës, i akuzuar për gjenocid dhe krime lufte, deri në vitin 2000 ishte nën mbrojtjen e SHBA, kur CIA përgjoi një bisedë të tij telefonike, në bazë të së cilës ishte më se e qartë që ai personalisht udhëhoqi një seancë të SDS-pohon bashkëbiseduesi i ‘Blic’, i afërt me agjencinë amerikane të informimit.

(Blic, 2 gusht 2008) - Bashkëbiseduesi jashtë zakonisht i informuar i ‘Blic’ pohon se sekretari i shtetit dhe krijuesi i Marrëveshjes së Daytonit, Richard Holbrook, personalisht kishte pranuar se marrëveshja me Karadzic ishte arritur në bazë të së cilës SHBA kërkoi nga lideri i SDS dhe i serbëve të Bosnjës dhe Hercegovinës tërhiqej nga të gjitha funksionet publike për shkëmbim të mbrojtjes para Tribunalit të Hagës.

Lexo: Stand Karadzic unter US-Schutz?

http://www.oe24.at/welt/weltpolitik/USA-deckten-offenbar-Karadzic/354891

“Nuk jam i sigurt nëse ekziston marrëveshja e shkruar që e vërteton këtë, por kam pranimin nga Holbrook me garanci që ia ka dhënë Karadzicit nga niveli më i lartë i SHBA”, thotë bashkëbiseduesi. Duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë ndodhi ndërkohë, si u arrestua Karadzic dhe si e kur kjo marrëveshje nuk ishte më e vlefshme, burimi tha:

“Në Amerikë thjesht janë çmendur kur kuptuan se Karadzic po i mashtronte. Gjatë vitit 2000, kur u mbajtën zgjedhjet në BeH, CIA kuptoi se Karadzic edhe tutje nga hija e udhëhiqte SDS, ndonëse kishin marrëveshje se s’do të përzihet në ngjarjet politike. Po në vitin 2000 në Bjeljina u mbajt tubimi i SDS që e udhëhoqi personalisht Karadzic. Përmes telefonit iu jepte udhëzime anëtarëve dhe udhëheqësisë së partisë se kënd të zëvendësojnë, kënd të vendosin në funksion më të mirë, etj. Personalisht ishte i angazhuar në të gjitha aktivitetet e SDS”.



Kur CIA përgjoi një bisedë telefonike të Karadzic dhe më në fund kuptoi se gjatë gjithë kohës i mashtronte, tentuan ta ndalojnë SDS, gjë që ashpër e kundërshtoi Përfaqësuesi i Lartë për BeH, Wolfgang Petrisch. Holbrook deshi ta bënte edhe një marrëveshje, megjithatë bashkëbiseduesi pohon se amerikanët dhe CIA tërhoqën një mbrojtje joformale që Karadzic e gëzonte atëkohë. Duke përshkruar se si në terren ndodhte kjo mbrojtje joformale, burimi tha:

“Ushtarët amerikanë në vitin 1996 dhe 1997 të stacionuar në BeH morën urdhra të shkruara, ku shkruante se nëse rastësisht hasin në të akuzuarin e kërkuar, nuk guxojnë ta arrestojnë.“ Imuniteti i Karadzic para shërbimeve të tjera informative, si ato të Francës dhe Britanisë së Madhe, ishte pjesë e marrëveshjes me CIA. Përveç kësaj, territoret nëpër të cilat endej Karadzic si Pale dhe Republika Srpska lindore ishin në zonat franceze dhe amerikane.

Se çfarë ka ndodhur me Karadzicin prej vitit 2000, burimi i ‘Blic’ nuk e di. Prokuroria për Krime Lufte në Beograd, sipas urdhrit të Prokurorisë së Hagës, hulumtoi supozimet lidhur me ekzistencën e kësaj marrëveshjeje. Ndonëse ‘Blic’ kuptoi se të gjithë dëshmitarët e marrë në pyetje vërtetuan se Karadzic pati marrëveshje me SHBA, atje thanë se “marrë parasysh faktin se kjo marrëveshje tashmë është lëndë e mbrojtjes së Karadzic para Tribunalit, Prokuroria serbe nuk dëshiron të deklarohet”. Vetë Karadzic u tha organeve hetuese në Beograd, para transferimit në Hagë: “Amerikanët më mashtruan. Arrita marrëveshje me shtetin amerikan në qershor 1996, jo me Holbrookun. Ai ishte vetëm ambasador i shtetit amerikan. Më thanë që të tërhiqem nga funksioni i kryetarit të SDS dhe Republika Srpska dhe do ta kem mbrojtjen e tyre para Tribunalit të Hagës. Unë, prej krejt çka jemi marrë vesh, e kam respektuar”.

Këtë e vërtetoi edhe gjatë paraqitjes së tij të parë para gjykatës. Organeve hetuese në Serbi gjithashtu u tha se në këtë marrëveshje, përveç sekretarit amerikan të shtetit dhe krijuesit të Marrëveshjes së Daytonit, ishin prezent edhe Slobodan Milosevic, Momçilo Krajisnik dhe Aleksa Buha dhe nuk pati marrëveshje të shkruar sepse Milosevic refuzoi ta nënshkruante, duke u arsyetuar se nuk është e nevojshme, marrë parasysh se marrëveshja u arrit në nivel më të lartë mes dy shteteve. Por, siç tha Karadzic, për këtë marrëveshje u bë procesverbali. Mes tjerash këtë dokument Karadzic nuk e posedon. Të gjithë dëshmitarët e kësaj marrëveshjeje, përveç Milosevicit, i mori në pyetje Prokuroria për Krime Lufte në Beograd, duke hetuar me kërkesë të Prokurorisë së Hagës ekzistimin e marrëveshjes Holbrook-Karadzic në nëntor 2007. Përveç dëshmitarëve të cekur, hetuesitë vendorë dëgjuan edhe Milan Milutinovic, ish-kryetarin e Serbisë, shefin e kabinetit të tij, Vladimir Nadezdin, Biljana Plavsic e cila trashëgoi Karadzicin në vendin e kryetarit të RS, por edhe Jovica Stanisic dhe Franko Simatovic. Të gjithë ata vërtetuan ekzistencën e marrëveshjes.

Pentagoni “s’deshi të arrestonte Karaxhiqin”

Historiani dhe eksperti amerikan për Ballkan, Charles Ingrao pohon se ka të vërtetë në atë që flet Karadzic, duke shtuar se në kuadër të hulumtimeve që i bëri u vërtetua se njëfarë marrëveshjeje ekzistonte. “Një diplomat i lartë vazhdimisht na bindte se në vitin 1996 Holbrook i premtoi Karadzic se s’do të arrestohet nëse tërhiqet nga politika. Jo vetëm që ky diplomat i lartë është shumë i respektuar dhe i njohur, por gjuha dhe detajet që dha ai krahas dëshmive të fuqishme të edhe 3 diplomatëve të tjerë, mënjanojnë secilin dyshim se ky premtim u dha dhe u pranua”, thotë Ingrao.

Ai shton se Richard Holbrook nuk është negativ në këtë tregim, sepse ai dhe sekretari i shtetit Woren Christopher me muaj përpiqeshin ta bindin Pentagonin që të arrestojnë Karadzicin dhe Mladicin, megjithëse kreu ushtarak këtë e “refuzoi absolutisht”. “Meqë u bë e qartë se kryetari Clinton s’do ta detyronte Pentagonin të dëgjonte, Holbrook shpëtoi atë që mundi, andaj e nxiti Karadzicin që të tërhiqet duke i dhënë premtim të plotë të sigurisë”, përfundoi Ingrao.

______________________

Lexoni shkrimin origjinal:

Deri në vitin 2000 CIA mbrojti Karaxhiqin!


http://pashtriku.beepworld.de/files/kosovaneudhekryq%6008/gusht08/blic_cia_mbrojti_karaxhiqin_2.8.08.htm

___________________________

Novi detalji sa Wikileasa o BiH: Tajni dokument Holbrook-Karadžić ipak postoji!?

http://24sata.info/vijesti/bosna-i-hercegovina/49485-novi-detalji-sa-wikileasa-o-bih-tajni-dokument-holbrook-karadzic-ipak-postoji.html


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks