SHKRIMI
e shtunë, 18 nëntor 2017

XHEVAT BISLIMI: DY VITE TË SHOQËRISË 'LËVIZJA' E 35 VITE TË LPK-së

Prishtinë, 29 gusht 2017: Me nismën e anëtarëve, veprimtarëve dhe drejtuesëve të LPK-UÇK-së, para dy vitesh, në Institutin Albanologjik, në Prishtinë, u organizua dhe u mbajt Kuvendi Themelues i Shoqërisë «Lëvizja». Ftesa për të ardhur dhe për t’u bërë pjesë e kësaj mbledhjeje të një rëndësie të veçantë ishte publike për të gjithë anëtarët, simpatizantët, veprimtarët dhe drejtuesit e LPK-UÇK-së, madje edhe për të gjithë ata që në kohë, vend dhe rrethana të ndryshme (për shkaqe dhe arsye te ndryshme) kishin vepruar në organizata të ndryshme atdhetare për qëllime të njëjta me LPK-në: çlirimin e Kosovës dhe të viseve të saja të pushtuara.

Ky Kuvend miratoi edhe Deklaratën e Shoqërisë në të cilën shpalosen qëllimet e themelimit të saj dhe duke pasqyruar orientimet e Shoqërisë në pika të shkurtëra.

«Qëllimi kryesor i Shoqërisë «Lëvizja» do të jetë mbledhja, ruajtja, kultivimi, mbrojtja, promovimi dhe afirmimi i vlerave të veprimtarisë çlirimtare të LPK-së dhe veprimtarisë së fshehtë në të gjitha trojet e pushtuara si dhe kudo që ka vepruar si organizatë» -thuhet ndër të tjera në Deklaratën e miratuar.

Ideja për themelimin e një Shoqërie (organizate joqeveritare) kishte lindur dhe ishte diskutuar në 30-vjetorin e themelimit te LPK-së. Kuvendi themelues zgjodhi edhe një Këshill të përkohshëm drejtues dhe një Koordinator (Adnan Asllanin) deri në Kuvendin e Parë Zgjedhor.

Këshilli i Përkohshëm Drejtues dhe Koordinatori morën përsipër përgatitjen e Kuvendit të Parë Zgjedhor dhe njoftimin e kontaktimin e sa më shumë anëtarëve dhe bashkëveprimtarëve e drejtuesve të LPK-së. Pas një pune këmbëngulse dhe sistematike njëvjecare, pas shumë takimesh me individë dhe grupe bashkëmendimtarësh e bashkëveprimtarësh, Këshilli i Përkohëshëm dhe Kryetari i tij ia dolën që ta organizojnë dhe mbajnë edhe Kuvendin e Parë Zgjedhor të Shoqërisë. Kuvendi i Parë Zgjedhor u mbajt më 31 korrik 2016, në Institutin Albanologjik. Morën pjesë rreth 150 bashkëveprimtarë nga e gjithë hapsira shqiptare dhe nga mërgata shqiptare. Kuvendi miratoi në parim Statutin e Shoqërisë dhe zgjodhi Këshillin Drejtues prej 35 anëtarëve. Në Këshillin Drejtues u përfaqësuan të gjitha trojet shqiptare si dhe mërgata nga vende të ndryshme. Pastaj, u mbajtë edhe mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të Shoqërisë që zgjodhi Kryesinë, dy nënkryetarë, sekretarin dhe Kryetarin e saj Xhevat Bislimin.



Kryetari dhe Kryesia e Shoqërisë, bashkë me Komisionin, morën përsipër dhe përzgjodhën edhe emblemën e Shoqërisë, e cila u miratua edhe nga Këshilli Drejtues. Përveç mbledhjeve, takimeve, shkrimeve e pjesëmarrjes në takime e manifestime të ndryshme, Kryetari dhe Kryesia, por edhe Keshilli Drejtues dhe Dega e Shoqërisë në Kosovë, u angazhuan dhe përgatitën, në bashkëpunim edhe me Shoqatën e të Burgosurëve Politik dhe me Institutin Albanologjik e Institutin e Historisë, Simpoziumin shkencor, që është menduar të mbahet çdo vit më 17 Janar. Në këtë Simpozium u paraqitën 32 kumtesa. Shumica e tyre u lexuan. Tema bosht e Simpoziumit ishte: «Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Heronjtë e 17 Janarit».

Veprimtari tjetër për t’u veçuar është edhe vendosja e pllakave në shtëpitë që ishin baza të LPK-së. Pllakën e parë Shoqëria jonë e vendosi në Kollare, në shtëpinë ku ishte mbajtur Mbledhja Konsultative e LPK-së. Një pllakë është vendosur edhe në Dyz të Besianës në shtëpinë e veprimtarit të palodhshëm Nazmi Llapashtica. Shoqëria «Lëvizja» ka organizuar edhe nderimin e atdhetarëve të shquar si Ahmet Haxhiu, Shasivar Makolli, etj.

Në mërgatë, Shoqëria «Lëvizja» ka dhënë një kontribut të dukshëm në organizimin e protestave për lirimin e Ramush Haradinajt, kur ai po mbahej padrejtësisht në Francë si dhe ka ndihmuar në shpërndarjen e librit «Mashtrimi i madh» të autorit Bardhyl Mahmuti.

Shoqëria «Lëvizja» ka themeluar edhe degët e saj në Kosovë, në Gjermani, Zvicër, Austri e Francë. Janë bërë të gjitha përgatitjet edhe për themelimin e Degës në Maqedoninë shqiptare.

Shoqëria «Lëvizja» është regjistruar (zyrtarizuar) në Republikën e Kosovës. Selia e saj është në Prishtinë. Ajo ka hapur edhe llogaritë e saj bankare në Prishtinë dhe në Zvicër.

Krahas zyrtarizimit në Prishtinë, Shoqëria jonë ka fituar edhe të drejtën e botimit të librave.

Tani, pas një periudhe të nevojshme konsolidimi, detyrat e shoqërisë që burojnë nga Deklarata Themeluese, do të jenë prioritet i aktivitetit të Kryesisë, Këshillit Drejtues e gjithë Shoqërisë «Lëvizja». Megjithatë, asgjë nuk mund të realizohet pa përkrahjen dhe angazhimin e të gjithë ish-veprimtarëve të LPK-UÇK-së. Prandaj me këtë rast u bëj thirrje të gjithëve, që të jenë sa më afër shoqërisë sonë në mënyrë që historiku i veprimtarisë së lavdishme të mos ngelet në harresë e në dorë të njerëzve të pandërgjegjshëm.

Xhevat Bislimi - Kryetar i Shoqërisë «Lëvizja»


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks