SHKRIMI
e hënë, 28 maj 2018

REAGIM I KMDLNj'së: BECHTEL - ENKA, KY VRASËS EKOLOGJIK I LUGINËS SË LEPENCIT!

Prishtinë, 8 maj 2018: Bechtel - Enka, me ndihmën dhe përkrahjen e politikanëve të korruptuar të Kosovës dhe ndërkombëtarëve, gjithashtu të korruptuar, ka monopolizuar ndërtimin e auto – udhëve në Kosovë, njërën me emërtimin “Ibrahim Rugova” e ka përfunduar, duke mos e kryer punën si duhet (ka shembje të dheut në një mjedis të rrafshët sikur edhe dëmtim të shtresës së asfaltit), me një çmim më të kushtueshëm se sa edhe në vendet më të zhvilluara, me një kontratë gjysëm transparente ku mëshihen të dhënat kryesore dhe po i njejti kontraktor e ka fituar tenderin edhe për auto – udhën “Arbër Xhaferi” që lidhë Kosovën me Maqedoninë, gjithashtu me një çmim të lartë dhe një kontratë gjysëm – transparente. Është bërë si rregull në Kosovë që kontratat dhjetëra e qindra milionë eurosh në Kosovë të mos bëhen publike apo bëhen publike vetëm pjesërisht dhe ky veprim arsyetohet me sigurinë e shtetit, kurse ndërkombëtarët, për shuma dhe veprime shumë më të vogla kërkojnë transparencë ndërsa për këto “elefantë kontrata”, kryesisht heshtin. Bechtel – Enka me sloganin “ Projekto dhe Ndërto” merr parasysh vetëm parimin “ndërto sa më lirë dhe më lehtë dhe fito sa më shumë” duke mos e përfillë aspak interesin e Kosovës dhe duke e shkatërruar deri në kriminalizim sistemin ekologjik – mjedisor të Kosovës, aq më parë që politika e korruptuar nuk e kundërshton kurse zëri i shoqërisë civile as që dëgjohet.

Atë çka ka bërë Bechtel – Enka në luginën e lumit Lepenc nuk mund të quhet ndryshe pos krim ndaj mjedisit të kësaj pjese të Kosovës, krim kundër banorëve të kësaj ane edhe ekocid që është i dënueshëm me të gjitha ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut sepse aktualisht e kufizon lirinë e lëvizjes kurse në planin afatgjatë e rrezikon jetën e banorëve të Luginës së Lepencit dhe Grykës së Kaçanikut duke e shkatërruar në masë të madhe dhe në mënyrë të papërballueshme florën dhe faunën.



Bechtel – Enka, duke mos siguruar rrugë alternativë tjetër udhëtimi ka shkaktuar kufizim të madh në lëvizje, radhë të gjata, kufizim të tregtisë duke dëmtuar bizneset, rrezikim të shëndetit për shkak të vonesave në trajtim mjekësor, aksidente në trafik me fatalitet dhe në këtë kontekst duhet të hetohet edhe përgjegjësia eventuale, direkte apo indirekte e Bechtel – Enkës për humbjen tragjike të jetës së dy policëve të Policisë së Kosovës kohë më parë. Shumë qytetarë të Kosovës, për nevoja shëndetësore janë të detyruar t’i shfrytëzojnë dhiaret ( rrugët e dhive) për të shkuar në Maqedoni sikur që detyrohen të shkojnë edhe për aplikim për viza dhe ndodhë që rrugët bllokohen pa një paralajmërim paraprak e që pastaj detyrohen të shkojnë përmes pikëkalimit tjetër në Jazhincë.

KMDLNj e dënon këtë sjellje të Bechtel – Enkas që , përveq se e ka shkatërruar sistemin ekologjik të lumit Lepenc, në planin afatgjatë seriozisht po e rrezikon shëndetin e banorëve kurse aktualisht po i bënë dëm të madh ekonomisë së Kosovës.

KMDLNj kërkon që kontrata për auto – udhën “Arbër Xhaferi” të bëhet publike si dhe të hetohet përgjegjësia e atyre që ua mundësuan Bechtel – Enkas këtë mundësi për përfitime materiale sikur edhe për përfitime personale duke shkaktuar katastrofë mjedisore.

KMDLNj kërkon që të hetohet edhe humbja e jetës për dy policët e Policisë së Kosovës për shkak të rrethanave të krijuara dhe të pamenaxhuara mirë nga punëkryerësi i punëve .

Shërbimi për Informim i KMDLNJ-së, Prishtinë - 7 maj 2018


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks