SHKRIMI
e premte, 17 gusht 2018

MSc.ALBERT HABAZAJ: IKU PROFESOR MELEQ SK脣NDAJ - NJ脣 MODEL I ARSIMIT SHQIPTAR

Vlorë, 24 korrik 2018:

PROFESOR MELEQ SKËNDAJ I PËRKET PAHARRIMIT 1)

Modeli shembullor i mësuesit me dritë

Meleq Skëndaj na la për të qënë gjithmonë me ne. Me dhembje po shkruajmë këtë lajmërim morti për një nga dritanët e pashuar të dijes, profesorin e shquar të matematikës në Vlorë. Nuk gjejmë fjalë të shprehim trishtimin dhe dhimbjen tonë për profilin e profesor Meleqit. Profesor Meleq Skëndaj lindi nga nënë Erveheja dhe babë Hairo Laze më vitin 1936 në Tërbaç të Vlorës në derën e madhe të Skëndojve të njohur në krahinën e Lumit të Vlorës, Labërisë e më gjerë për histori, kulturë e arsim.


Profesor Meleqi i përket asaj plejade të artë të Mësuesve të Dritës, që i dhanë edukimit të brezave mendimin e kthjellët e aq të thellë, që i falën mirësisë qytetare shpirtin e pastër e aq të zjarrtë.

Profesor Meleqi është profesor i profesorëve tanë.



- Meleq Skëndaj -


Profesor Meleqi ka bërë e botuar tekstet e matematikës, kur ende s'ishin "rritur" profesorët e sotëm me karton. Profesor Meleqi ishte një mal i lartë dinjiteti intelektual e atdhetar, një det i gjerë fisnikërie, një fushë e pamatë thjeshtësie. Ngelet vërtet madhështor në thjeshtësinë e tij që shndrit tejembanë e kullon hojet e humanizmit nga mjalti universal që mbushte atë shpirt vital të të paharrimtit tonë shkëlqimtar Meleq Skëndaj. Në rrjedhat e kohës, Tërbaçi e ka shkruar me nder emrin e tij të përveçëm në historinë shqiptare. Në Tërbaç, Skëndojt janë një Medalje e Artë. Halim Xhelo e Ibrahim Aliu, bij të Skëndue, ishin 2 nga 10 mësuesit e parë Tërbaçiotë kur u hapën shkollat e para shqipe gjatë kohës së Ismail Qemalit (1913). Laze Malo, bir i këtij fisi ishte burrë zakoni, kuvendar e gjykimtar i shquar në krahinë, mik i Plakut të Bardhë të Flamurit. Beqir Selimi, bir i Skëndue, ish- komandant i Çetës së Tërbaçit gjatë LANÇ u shndërrua nga të parët yll i pashuar lirie. Kujtim Mici (Skëndoj) ishte dhe ngelet Dragoi i këngës labe, mësuesi dhe drejtori i shkollës tetëvjeçare "Halim Xhelo" Tërbaç, fatmirësisht dhe imi, Vigani drejtues i Grupit të Madh të Tërbaçit me funksionimin e Organigramës folkorike, etnokulturore e polifonike. Profesor Meleq Skëndaj, bir i stafetës së lartë të këtij fisi ballëbukur është Modeli shembullor i Mësuesit me Dritë. Ai ishte Mësues i Popullit edhe pse këtë titull nuk e pati, por Vlora e tij e vlerësoi “Personalitet i shquar i Qarkut” dhe “Mirënjohje e Qytetit”. Ai ishte Mjeshtër i Madh edhe pse këtë dekoratë nuk e mori. Profesor Meleqi, kur qe, qe i të gjithëve. I dhembi sa qe në gjak e kockë Arjana fatkeqe. Kur kishte nevojë, iu përgjigjën vajza, Kela dhe dhëndrri, Gaz Manaj i koculiot. Meleq Skëndaj, që për fat rridhte nga fisi tradicionalisht patriot i Skëndue, ishte një ndër themeluesit e arsimit progresiv. Ai është se s'ka ikur. Është me ne, në zemrat tona, me emrin e tij të dielltë, me veprën e tij të përkryer. I dritëroftë emri i gdhendur me gërma mirënjohjeje në kujtesën tonë!

1) Fjala e lamtumirës për në banesën e fundit e Mësuesit Meleq Skëndaj. Babicë, Vlorë 19.07.2018


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks