SHKRIMI
e shtunë, 19 gusht 2017

GJEKË GJONAJ: TJETËRSIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE SHQIPTARE NË MAL TE ZI

Ulqin, 25 mars 2017. “Sipas një interpretimi, qytetarët e qytetit Shas, të pasur dhe fetarë, pranë shtëpive të veta kanë ndërtuar tempujt (kishat) për t’i kryer më lehtë ritet fetare, por aty, gjthashtu, i kanë varrosur edhe udhëheqësit e kishës dhe pjesëtarët e aristokracisë. Legjenda tjetër interesante për “qytetin e 365 kishave“ lidhet me princ Vladimirin, personalitetin e parë të shquar të historisë malazeze, dhe bashkëshorten e tij Kosarën”.

“...Një natë në vit, në vendin e qytetit të dikurshëm, mbahet takimi i shpirtravetë të gjithë sundimtarëve të mbretërisë së Duklës…”

Këto janë vetëm disa pjesë të shkëputura për Shasin nga broshura propagandistike qëllimkeqe e Organizatës Joqeveritare “Green Home” nga Podgorica, që ka shkaktuar revoltë tek popullata vendase dhe reagime të ashpra të shoqatave dhe institucioneve kulturore në Komunën e Ulqinit.

Me teza të këtilla krejt antishqiptare, shtrembërim të fakteve historike e dashakeqësi shqiptarët janë mësuar historikisht. Përpjekjet për të promovuar si të vërtetë gënjeshtrën, falsifikimin, përpjekjet për ta ndërruar të vërtetën lidhur me historinë dhe traditën kombëtare të shqiptarëve, nuk janë të reja as të kohës sonë. Përpjekjet e tilla i kanë bërë dhe po bëjnë dy qendra të specializuara antishqiptare në Ballkan, që selitë e tyre të zeza i kanë kryesisht në Beograd dhe në Athinë. Për fat të keq historianët sllavë në emër të “së vërtetës historike” edhe sot vazhdojnë të shpalosin teza të këtilla antishqiptare, duke i thënë gjithnjë të bardhës të zezë dhe të zezës të bardhë, pa asnjë fakt historik.



Katedralja e Shnjonit në Shas, Ulqin


Shqiptarët edhe pse tashmë janë “ngopur” me këto të pavërteta historike kur është fjala për deformimin e historisë, nuk kanë se si të mos ua venë veshin tezave të këtilla, të cilat synim parësor kanë humbjen e identitetit tonë kombëtar. Ndaj, përgjigjja jonë duhet të jetë më se e duhur dhe e merituar. Sepse, çdo qytetar i ndershëm e ka për detyrë ruajtjen e historisë dhe kujtesës historike të vendit dhe nuk duhet të bjerë viktimë e këtyre përpjekjeve për tjetërsimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Burimet kishtare kanë shënuar me kalendar të rregullt gjithçka që ka ndodhur në këtë qytet prej shekullit të 8-të deri në shekullin e 17-të. Historianët dhe arkeologët shqiptarë dhe të huaj, të cilët janë marrë seriozisht me historinë e Shasit legjendar kanë vërtetuar se në këtë vend, ku ndodhen 365 kisha aq ditë sa ka mot-moti, nuk ka gjurmë qoftë edhe Bizantine. Ata madje kanë shqiptuar se ajo është e njëjtë me kulturën e Komanit, dhe kjo ka rëndësi jo vetëm për historinë e Shasit, por përgjithësisht për historinë e rajonit. Ishte pikërisht trashëgimia ilire e kulturës së Shasit që e trembi shkollën arkeologjike jugosllave të viteve tetëdhjetë të Beogradit, që gjetjet t’i kthejnë në një “fond rezervat”.

Në Kushtetutën e Malit të Zi, përcaktohet mbrojtja e identitetit. Garantohet shprehja, ruajtja, zhvillimi dhe manifestimi në publik i veçantisë nacionale, etnike e kulturore. Siç garantohet, të paktën në letër.

Mirëpo përpjekja për të trilluar një histori të paqenë, kur është fjala për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, nuk i shërben mirëkuptimit, harmonisë , miqësisë së vërtetë mes popujve. Përpjekjet që interpretimi i historisë të mos bëhet në funksion të së vërtetës janë të papranueshme dhe shkaktojnë indinjatë nga banorët dhe autoritetet vendore shqiptare.

Me tentimet për përvetësimin e Kishave shqiptare të Shasit, monumenteve tjera të kulturës dhe pasurisë arkeologjike në trojet shqiptare në Mal të Zi, tentohet të mohohet trashëgimia kulturore shqiptare. Paqja e bazuar në drejtësi është përvojë që u ka ndihmuar shumë popujve të kuptojnë të kaluarën, pa e mohuar atë, pa i fshehur ose shtrembëruar të vërtetat historike. “E vërteta është e padiskutueshme”, pati thënë Winston Churchill-i.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks