SHKRIMI
e martë, 14 gusht 2018

DILAVER GOXHAJ KOMANDANT GURI - SIMBOLI I HEROIT TË THJESHTË

 Tiranë, 14 mars 2018: Qysh kur kemi qenë fëmijë kemi dëgjuar nga më të rriturit se ditës së martë dhe numrit 13 ruaju se sjellin ters. Njëkohësisht na thoshnin se kur bashkohen edhe dita e martë, edhe data 13 e muajit, veçanërisht kur bashkohen në muajin mars dita e martë me datën 13 mars, padyshim, na thoshnin, që do të dëgjohet një gjëmë. Dhe kjo është përvoja jetësorë e popullit. Thuaj, po deshe, se nuk qenka i vërtetë ky kumt lashtësie.

Dhe ja, çuditërisht, sot, ditë e martë, në 13 mars 2018, me të vërtetë ndodhi një fatkeqësi e madhe, një gjëmë do të thoshja me tërë kuptimin e fjalës, ndëroi jetë një nga komandantët më të lavdoshim të formacioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i thjeshti deri në madhështi, komandanti i batalionit autonom të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jetullah Qarri, por që të rrallë ishin ata luftëtarë që mund ta njihnin me këtë emër. Ai njihej me emrin Komandant Gurri. Kështu e dija edhe unë deri shumë vite edhe pasi kish mbaruar lufta.

Unë gjatë luftës jam takuar disa herë me Komandant Gurin, madje m’u dha rasti që të qëndroja në batalionin e tij katër ditët e luftës në Topillë, për të cilën kam botuar edhe një shkrim të gjatë.

Por sot do të shkruaj për takimin e parë dhe njohjen me Komandant Gurrin.

Dhe ai takim ka ndodhur në ditët e para të muajit mars 1999, gjatë rrugëtimit tim të parë prej Shqipërie për në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, që ndodhej në fshatin Divjakë të maleve të Berishës.

Pasi lamë shtabin e Zonës Operative të Nerodimes, morrëm rrugën, sikundër më thanë, drejt rajonit ku mbrohej një prej kompanive të batalionit autonom të SHP. Këtë pjesë të rrugës do ta bënim me një xhip ushtarak. Po të mbrije në këtë kompani do të thoshe se kishe hyrë në rajonin e mbrojtjes së Shtabit të Përgjithshëm. Perimetri i mbrojtjes së SHP mbrohej nga Br.121, me komandant Haxhi Shala, i njohur edhe ky me pseudonimin “Topi”, por që unë e mësova më pas se ajo ditë. Shoqëruesit na treguan se pasi të mbrinim pranë komandës së kësaj kompanie autonome të SHP, përgjegjësinë për mbritjen tonë shëndosh e mirë në SHP do ta merrte Komandant Gurri.

Udhëtonim vet i pestë me një xhip. Kishim bërë gati një orë rrugë pa rrugë, kur më në fund u gjendëm para një përroi të pakalushëm nga xhipi ynë. U kuptua se ecje e mëtejshme me makinë ishte e pamundur. “Kaq e pati edhe udhëtimi me makinë”, thashë me vete dhe nuk m’u duk diçka e vështirë, pasi kisha tre ditë që marrshonim në këmbë prej Tetove deri në Mollopollc të Nerodimes. Do t’u besonim përsëri forcave tona, dy këmbëve tona.



Kur zbritëm nga xhipi, shoqëruesit na thanë se këtu ndodheshim në vendin e quajtur Budakovë dhe se ndërtesa njëkatëshe matanë përroit ishte qendra e kompanisë autonome.

Ndërsa po bëheshim gati për të kaluar përroin e rrëmbyeshëm, përballë nesh, në krahun tjetër të rrjedhjes së përroit, i cili ato ditë i ngjante një lumi të vërtetë, pash që ishin grumbulluar më shumë se një skuadër luftëtarësh të cilët ishin që të gjithë të armatosur me automatik Kallashnikovë, që dikush e mbante në krah e dikush në dorë. Në mes tyre pashë një luftëtar mesoburrë, gati mosha ime, me mjekër të gjatë si të Adem Jasharit e Çerçis Topullit. Shoqëruesi më tregoi se ai personi me mjekër të gjatë ishte Komandant Guri, komandanti i batalionit autonom të SHP të UÇK-së, tek i cili kishin marrë urdhër për të më besuar rrugëtimin e mëtejshëm.

Gjatë natës që qëndruam në Komandën Zonës së Nerodimës, unë u gjenda para një situate të tillë, ku nuk munda ta mbaja më tej sekretin që në isha ai koloneli nga Shqipëria, dhe vura re se Komandant Guri duhej ta kish mësuar këtë fakt, pasi qe afruar mu në buzë të lumit dhe shihte me shumë vëmendje grupin tonë prej pesë vetash, bashkë me shoferin, duke e ndaluar shikimin sa në një fytyrë në tjetrën të grupit tonë, për të dalluar se cili nga ne do të ishte ai koloneli nga Shqipëria. Me sa kuptova sikur nuk ishte i sigurt se në atë grup bënte pjesë edhe koloneli nga Shqipëria, pasi isha më i shkurtëri në gjatësi se të tjerët, gjë që ai kushedi se si e imagjinonte një kolonel, por dhe isha veshur si dhe të tjerët, me uniformën e ushtarit dhe për armatim kisha të njëjtin automatik që kishin edhe shoqëruesit. Këtë gjë e vura re ngaqë ai nuk po e përqëndronte shikimin në dretimin tim.

Dhe kushtet e kapërcimit të lumit më ndihmuan t’i bëja një surprizë. Vendosa që ta kapërceja i fundit lumin, pa u futur në ujë.

Ndërkohë që katër shokët e tjerë hynë njëri pas tjetrit në lumë, duke u mbajtur në dorën e njëri-tjetrit, unë hetova një pikë ku kishte dy gurë të mëdhenjë në mes të lumit dhe ku mund të hidhesha me vrull nga njëri gur te tjetri. E peshova mirë situatën dhe m’u duk se mund të hidhsha lehtësishtë me dy kërcime nga buza e ujit te guri i parë dhe pa u ndalur atje te guri i dytë. Largësia nga guri i dytë te buza tjetër e bregut të lumit mund të hidhesha matanë pa rënë në ujë, po duhej që të mos i kisha më në krahë pajimet dhe automatikun. Dhe vendosa që pasi të mbrija atje t’ua hidhja ato atyre që na prisnin në anën tjtër të lumit. Dhe ashtu bëra.

Kur bëra kërcimin e parë dhe kapa sipërfaqen e lëmuar të gurit të lëmuar, pa rënë aspak në ujë, ata përtej lumit e ndërprenë bisedën mes tyre dhe m’i ngulën sytë duke pritur se si do të veproja më tej. Mirëpo unë, si rrjedhojë e yrishit të marrë, munda të vijoja duke u hedhur te guri i dytë, ku dhe ndalova. Pasi vendosa ekuilibrin, u drejtova një buzëqeshje, duke hequr nga shpina çantën dhe ua hodha atyre. Dy-tre veta prej tyre zgjatën duart dhe e kapën atë në ajër.

Pastaj, pasi e mbështolla rrypin krahqafë të automatikut në gjatësinë e tij, i thirra Komandant Gurit: “Prite Komandant Guri!”. Nga dialekti im ai e kuptoi se kolonli nga Shqipëia isha unë, dhe m’u përgjegj: “Hidhe kolonel!”.



Arma, duke ruajtur pozicionin e saj vertikal, praktikë kjo e shumëherëshme kur unë kam qenë komandant me trupën e ushtarëve, fluturoi në ajër dhe në bregun tjetër mbritjen e saj e pasoi një kërcim atletik i Komandant Gurit. Ky e rroku automatikun në ajër me kapjen e parë.

“Të lumtë!”, i thirra unë dhe kërceva në ajër, i shoqëruar nga thirrja inkurajuese e gjithë grupit matanë: “Hop!”.

Me të rënë në tokë iu drejtova Komandant Gurit, duke i zgjatur dorën. Por Komandant Guri, në vend që të më zgjaste mua edhe ai dorën, ia dha automatikun tim lufëtarit që kishte në krah dhe hodhi dorën në brez duk nxjerrë pistoletën.

Unë, për momentin, nuk po kuptoja se çfarë donte të bënte Komandant Guri, duke e hedhur shikimin në sytë e tij. U habita kur pashë se po i rridhnin lotë nga të dy sytë, ndërkohë po tërhiqte djepin lujtës të pistoletit, duke e mbushur atë me drejtimin lart, në ajër. Pastaj e ngriti dorën më lart, me tytën drejt qiellit dhe, para se ta shkrepte thirri shumë fortë, aq fort se e bëri të padëgjueshme oshëtimën e lumit:: “Urraaa! E fituam luftën. Tani që erdhi Shqipëria këtu, o ushtarë, e fituam luftën!”, dhe menjëherë shkepi pistoletën disa herë.

Dhe pasi e vuri atë në siguresë m’u hodh në qafë dhe më shtrëngonte fort. Disa pika lotësh ranë edhe në faqet e mia, por nuk e mora vesh nëse ishin lotët e mi apo lotët e Komandant Gurit.

Ky ishte prezantimi dhe njohja ime e parë me Komandant Gurin. Edhe sot e ruaj në kujtesë ende të freskët atë takim aq simbolik, takim që shprehte ënërrën shekullore të atij populli për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i këtij heroi të thjeshtë!


Tiranë, e Martë, 13 Mars 2018


__________________________________________


DILAVER GOXHAJ: LUFTA E TOPILLËS (7 - 10 MAJ 1999) /FOTO+VIDEO/

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=5457


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks