SHKRIMI
e enjte, 23 maj 2019

NAFI ÇEGRANI: ÇEGRANI DHE RRËNJËT!

Shkup, 24 prill 2019: ... Çegrani, siç kam theksuar edhe më herët në shkrime të tjera të mia, e sipas regjistrave katastare Osmane shtrihet ne trevat e Pollogut të Gostivarit, rrëzë Malit të Thatë , nga ana jugore kufizohet me fshatin Forinë, nga lindja me fshatin Koritë dhe nga veriu me fshatrat Vollkovi, Stençe, Tenovë dhe nga ana perëndimore me lumin Vardar dhe fushat që zgjërohen gjer në autostradën që shkon Tetovë- Kërçovë dhe fshatrat e Podgorisë së Sharrit. Çegrani me arat e mbjellura dhe ograjet prek buzët e lumir Vardar i cili ec andej qetë-qetë duke u lakadredhë në fushat e Tetovës dhe duke kaluar Grykat e Dervendit vazhdon kah Shkupi në Detin Egje… Nga ana lindore e Çegranit lartohen kodra shkëmbore të Malit të Thatë ku riten drunj mulleze, kreke, ah dhe dushk me degë të trasha dhe rrënjë të forta. Pas maleve struket fshati Koritë me të gjitha karakteristikat e tij tipike ku jetojnë banorë të vyeshëm me jetën e tyre malsorçe. Diku larg duken majat e Taulit dhe bjeshkët e Linishtes që arrijnë gjer në anët e Poreçit dhe Zdunjës, ku dikur moti andej / në Zdunjë dhe Poreç/ që nga viti 1913 janë vendos banorë sllav të ardhur nga Shumadia dhe Banati.

Duhet potencuar se sipas hulumtimeve që kam bërë deri më tash, dhe sipas asaj që ka shkruar Qemal Uruçi nga Gostivari thotë se Çegrani për hetë të parë përmendet në defterët e administratës Osmane që nga 1330, dhe se shumica e mëhallave të vendosura këtu kanë qënë të krishterë e që më pas janë kthyer në myslimanë. Kurse shumë fjalë dhe termine nga sllavishtja u janë imponuar që nga koha e Car Dushanit më 1350, kur tanimë ky kishte fut nën kthetrat e pushtimit të tij Bullgarinë dhe Shqipërinë.



Lumi Vardar dhe disa burime të tjera të cilat burrojnë në rrëzat e fshatit Çegran dhe Forinë paraqesin potencial të përshtatshëm vaditje të fushës pjellore, edhepse vetë fshati më i madh në trevat e kësaj ane, ka problem me ujin për pije, sepse nga ana lindore i gjithë fshati është i kapluar nga rudina e forte gurore dhe me truall të kuqërremtë, ku vetëm për të hap një pus, duhet afro 20-40 m. thellësi… Në Çegran, vlenë të përmendim, se këtu dallohen dy lloje klimash: klima malore e thatë , e cila përfshinë viset e ulëta të Rudinës gjer në shpatet e maleve kah lindja, dhe klima malore sharopine në pjesët e larta malore mbi kodrat e ,,Razdollkës,, të Malit të Thatë kun ë vazhdimësi përfshinë edhe fshatrat Forinë, Çajle, Balindoll, Turçan, Bellovishte e gjer në Llakavicë. Në përgjithësi kjo klimë karakterizohet me pranverë relativisht të freskët dhe dhe verë të nxehtë dhe më dimër borë dhe të ftohtë, që më së shumti stinën e dimrit të gjatë e jetojnë malësorët e fshati Koritë, ku shtresa e bores arrinë prej 80 gjer më 120 cm. sepse gjithandej është një lartësi malore ku përfshihen edhe fshatrat Gurguricë dhe Sëdllarevë, fshatra këto që dallohen nga fshatrat e Fushëgropës së Pollogut edhe për nga veshëmbathja karakteristike dhe me elemente të folklorit shqiptar, të veshur me tesha të leshta qashe dhe opinga, dhe e folmja tipike e gjuhës dallon, që nga theksi i takon më së shumti kohës së Gjon Buzukut !

Temperatura mesatare gjatë verës është gjer më 26-32 °C dhe në dimër prej -9 gjer më -1 °C . Kur ka edhe më së shumti rreshje dëbore që arrinë një shtresë prej 50 cm gjer më 90 cm.Por, varësisht nga moti, ndonjëherë mund të arrihet edhe gjer më 1 m. siç mbajnë mend pleqët. Kurse shirat bien gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit që variojnë nga 120 mm kurse në pranverë dhe verë arrijnë prej 380 gjer më 420 mm.


Historia e origjinës dhe trungu

Për historinë dhe prejardhjen të çegranasve, janë zhvilluar diskutime të ndryshme dhe vazhdojnë edhe në ditët e sotme.Por, mendohet se këta banorë dhe mëhalla, gjegjësisht janë vendosur këtu që para dyndjeve të kohërave të Luftërave Ballkanike ose sipas disa mendime që kanë, kjo popullatë këtu është vendosur që nga shekulli XI,dhe sidomos pas shkapërderdhjes serbosllave dhe bullgare nëpër vendet malore të Ballkanit perëndimor, dhe shumë vende e toponime janë emëruar nga sllavët . Sipas këndvështrimit të historianit bullgar J. Ivanov, deri në fund të shekullit XII, Gostivari i cili ka qënë vetëm pak shtëpi dhe Tetova në Pollogun e Poshtëm përreth janë formuar disa fshatra dhe vendbanimet të banuara nga një popullatë sllavo-bullgare, siç kanë qënë Leshka, Rataja, Jegunovca, Çifliku, Miletina , Radiovca, Tenova, Stençja, Vollkovia, Tumçevishti, Pozharani etj. por që nga banorët vendas më të hershëm të këtyre vendbanimeve kanë jetuar shqiptarë të krishterë, andaj edhe shumica e fiseve janë emra shqip dhe nuk ngjasojnë me emra sllavë. Ose kemi psh. një fis ,,maqedonas,, që quhen Mata, Mate-vski, të cilët janë shqiptar me prejardhje nga Mati . Por që kemi edhe fise të tjera të krishtere shqiptare të anës së Rekës dhe Zhupës të cilët janë sllavizuar, sidomos gjatë kohës së sistemit komunist jugosllav. Apo edhe ata të anës së Gorës së Prizrenit, nga e kanë fisi GORA prejardhjen në Çegran që nga shekulli i xVII .të cilët erdhën nga andej si malësor dhe në Çegran u shkrinë me popullatën bujqësore të kësaj ane…

Unë do të paraqes fshatin tim të lindjes, edhe atë prej sa kam mundur të gjejë të dhëna për TRUNGUN e fisit tim, fillimisht të shpërngulur nga Çamëria e lashtë dhe janë vendosur në rrëza kodrash të Matit dhe Dibrës, pikërisht aty ku themelojnë fshatin e quajtur Sejdoll, sipas emrit të plakut Sejdë… Madje sërish shpërngulje nga Sejdolli para Luftërave Ballkanike dhe dukë u vëndosur përfundimishtë në pllajat ku sot gjendet Çegrani me mëse 2100 shtëpi etnikisht të pastër shqiptar, duke gjurmuar dhe analizuar gojëdhëna , legjenda e fakte rrëfimesh nga më pleqët, edhe atë që nga viti 1981 të shekullit të kaluar e gjer në vitin 2018, duke grumbulluar e shkruar material të ndryshme të kësaj natyre.

…Diku buzë Fushës së Pollogut, bri ograjeve dhe Vardarit lakadredhës, rrëzë Malit të Thatë ku duken disa kodra që zbresin si suka shullerësh gjer poshtë në brezin e gjërë të ledinave dhe monopateve , gjendet Çegrani, një fshat tanimë mjaft i madh me shtëpi të bukura të tipit modern dhe me afro 9000 banorë të vyeshëm etnikisht të pastër të rracës që i takojnë.Fshati ka formën e zgjatur , i ndarë pothuajse në distancë të barabartë nga dy anët e rrugës kryesore që kalon për mes fshatit, duke e ndarë në dy pjesë, në dy krah, e që kufizojnë në anën lindore me sukat e Malit të Thatë dhe fshatin Koritë, në atë jugore me fshatin Forinë, nja 6 km në verilindje të Gostivarit, kurse nga perëndimi, siç kam theksuar , me arat e mbjellura të fushës gjer në fshatrat e Sharrit… Në veri kufizohet me pllaja rudine të fshatrave Stençe dhe Vollkovi, ku jetojnë banorët sllav të krishterë.

***

Çështja e gjenezës dhe prejarrdhjes së fisit, formimit të patronimeve (mbiemrave dhe emrave) familjarë ose të mëhallave në Çegran, janë në kontinuitet me kohën dhe shekujt… Dhe, të shkruash për Etnogjenezën e këtij vendbanimi me histori të lashtë dhe të bujshme , ose të shkruaj për trungun dhe rrënjën e Fisit tim MUJE, nuk është e lehtë, pasi duhet të “gërmosh” thellë në rrënjët autoktone edhe nga pikpamjet antropologjike, historike dhe etnologjike iliro- shqiptare të origjinës mbi dymijëvjeçare të krahinës famëmadhe të Çamërisë që Perëndia e ka vendosur si një brez të gjërë me pllaja e ara të buta ku rriten ullinj e luledielli, e prej nga i kanë fijet dhe rrënjët trungu i fisit tim, të shpërnguluar nga andej duke ikur nga terori dhe dhuna që u bëhej shqiptarëve në këto treva nga hordhitë gjakatare ruso-greke. Egzodet ishin të mëdha, shumë fise dhe ordi shqiptare morrën arratinë, disa edhe andej detit duke gjet strehim në shtigjet e Gadishullit Apenin, në Sicili… Duke u kalamendur në ikje me trasta në krah, dhe me djepa fëmijësh nënat duke i mbajtur nën sjetull, pas stuhishë e rrëmetesh të viteve 1446 dhe prej shekujsh, ikën edhe fisi im, me rrënjë çame, duke u vendosur kështu në anët e Matit dhe Lurës… Aty jetuan afro tre shekuj, dhe më pas, nga dindjet dhe egzode të tjera që u bën ndaj shqiptarëve të krahinave nga terori dhe djegjet kriminale sllave, ikin edhe nga një hakmarrje gjaku, duke u vendosur në rrënzat e Malit të Thatë buzë Vardarit lakadredhës ku tej shtrihet Fusha e Pollogut , pamëdyshje, tokë pjellore…e Shqipërisë Etnike me një Komb dhe një flamur! Dhe, në fundin e kësaj hyrjeje mund të them: se, brezat e ardhshëm si misionarë të fisit, duhet të angazhohen edhe më tej me punën e tyre rreth gjenealogjisë së rrënjës, trungut dhe brezave që vijnë të fisit që i takojnë. Kjo, padyshim, është punë e hyjnishme që e do edhe Perëndia !

***

Sipas rrëfimeve dhe gojëdhënave të pleqve të cilat janë bart dhe përcjellë gjer në kohët më të reja, thuhet se stërgjyshi apo i pari i fisit Muje u vendos në këto pllaja buzë Vardarit dhe burimeve me ujë curril të ftohtë që burronin furrishëm nga buzët shkëmbore të rudinave të cilat putheshin me pellgun e ograjeve të buta. Aty nisën dhe ndërtuan nga një shtëpi prej guri dhe këtu më vonë kur nisën të vijnë edhe mëhallatë tjera, ato burrime i qaujtën ,,Uji i katundit,, ! Dhe, kështu nisi aty të rrotullohet edhe Guri i mullirit bashkë me RROTËN E MADHE E JETËS DHE HISTORISË! Origjina, dihet , gjithënjë, sipas gojëdhënave, dhe se kanë qënë me rrënjë dhe prejardhje nga fisi Proj nga Çamëria të shpërngulur në pllajat e anëve të Matit dhe Lurës , dhe se, më pas, duke ikur për për shkak të një hakmarrjeje dhe nga zollumet sllave, nga andej janë vendos në brigjet e Vardarit ku sot gjendet Çegrani… Dy vëllezërit : Pleqët e parë që ishin Xheladin Gjin Muja dhe Mujdinini- Muja, kishin nga tre djem, prej të cilëve nga një djalë , sipas Ligjit të Portës, vajtën nizam të Turkut ose në betejat e Jemenit, prej nga nuk u kthyen më. Fshati ku ata nisën jetën e re, duke lënë pas shekuj dhe vatrat e tyre të stërlashta të Çamërisë , u vendosën në pllajat kodrinore dhe me gryka malesh të thella të Matit, në Sejdoll, siç kam përmendur edhe më herët, e që emrin e merr ky vendbanim sipas emrit të njërit prej djemve që quhej Sejdin, shkurtimisht e thirrnin Sejdë. Por, me vdekjen e plakut , Xheladinit, i cili varroset rrënzë një kodre me truall të kuqërremtë dhe gjysëm shkëmbor, aty ku bashkohen dy prroska të gjata që bien nga malet në afërsi të Sejdollit, ende egzistojnë gojdhënat në këtë fshat të Matit. Gjersa, tanimë, Mujdini, vllau i Xhelës, duke qenë njashtu në moshë të thyer , detyrat , obligimet dhe udhëheqjen në familje, ia dorëzon djalit të tij më të madh në fis me emrin AHMET, kurse fisi thirreshin Tafollarë, sipas emrit të Tafës, vëlla pas Ahmetit. Me kalimin e viteve si uji , pas kalimit të afro një shekullitë u shpërngulen dhe u vendosën në vendbanimin Çegran. Ahmetit, në ndërkohë i kishin lindur tre djem: Rexha, Mujdini, ( që sipas emrit të babait, fisi e thirrnin: DINA), dhe i treti Mustafa- TAFA, i cili e ka trashiguar emrin nga xhaxhai që vdes ende i ri gjatë një udhëtimi për në Siri. Tanimë, në Çegran, nga Barku Tafa i ri, lindin, Zendeli, Saliu dhe Ismani. Nga Zendeli lindin Muhamedi, Mehmedi, Luta dhe Çelebiu. Këtij të fundit i lindet i vetmi djal në vatër dhe fisi e kanë thirrë Azir Qorri!.Nga Ismani lindet Iljazi dhe dega që e mbajnë këtë mbiemër Kurse sipas Abaz hoxhës, mëhalla njihen, tanimë si Hoxhollare, por që janë nga trungu dhe fisi Muje) .

***

Fisi dhe fara janë grup njerëzish në shoqëri me lidhje të afërta gjaku, me gjuhë të përbashkët e me zakone të njëjta, që mbështetej në pronën e përbashkët dhe që ishte njësia bazë e organizimit të jetës së njerëzve e të prodhimit . Në etnografi fisi është grup njerëzish me gjuhë dhe zakone të përbashkëta, që jetojnë si një bashkësi me një prijës në krye. Pra, njerëz të një gjaku apo fare, që janë fis i mirë që kanë rrënjë, oxhak. Këtu kemi fis apo farefis nga ana e gruas dhe nga ana e burrit, por ku gjatë kalimit të kohës janë bërë shkrirja e dy fjalëve tradicionale (farë+fis) farefis njiheshin njerëzit që kishin prejardhje nga një stërgjysh i përbashkët.

Rendi farefisnor i mëhallave në fshatin tim të lindjes:

Në konstatimet e periudhës së fundit osmane, njësia më e madhe politike qe fisi. Gjysmën e parë të shekullit XIX konstatohet se shqiptarët janë të ndarë në klane, që quhen fis te Gegët dhe farë te Toskët. Në teori, çdo fis përkonte identetin e vet fisnor duke mësuar trashëgiminë nga një burrë historik ose mitik, siç bëjmë ne këtu me këtë rast duke iu qasur në këto faqe rreth RRËNJËS dhe TRUNGUT , të prejardhjes së fisit Muje në Çegran, por edhe të disa mëhallave apo fiseve të tjera të cilët jetojnë si një bashkësi oxhaku më vete me pasurinë që kanë dhe kryeplakun e tyre në krye.

Nëse këtu përmendim si shembull kur Joahn Georg von Hani, i cili udhëtoi nëpër shumë rajone shqiptare, në verën e vitit 1863, konstatoi se fiset shqiptare gjetiu kanë jetuar të përzier. Bie fjala, nëse këtu bëjmë një analizë rreth kryetarëve të fiseve në Çegran, do të kuptojmë se ata kanë jetuar dhe akoma po jetojnë si bashki me nga një prijs të tyre në krye. Psh. krytar i fisit Muje, nga barku i Rexhës ka qënë haxhi Sulë Muja, nga barku i Dinës kemi disa kryetarë bashkishë, si Aziz Bykykbashi i njohur në këto anë për trimëri të rrallë dhe si ushtarak i lartë i Mehmet Derallës nga Gradeci. Mandej , haxhi Demku, Veli Rufati, Sadini i Shazës. Kurse nga barku i Emshiut kemi haxhi Ismaili, haxhi Selimin, Milaim Pelivanin në Stamboll.Nga barku Tafa kemi Abaz Hoxhën, Memet Zendelin, haxhi Sadin Saliu, Neshati i Hoxhallareve etj etj. Por kemi edhe si Kryetar fisi të njohur tek mëhalla Ballise, dikur, ka qenë Memet Elmaz Aga, i njohur në tërë vendin për bujarinë e tij. Më vonë atë e ka zëvendësuar i biri i tij , Elmazi, i cili ishte pjesmarrës edhe në LNÇ, e që përjetoi tragjedinë e Dubrovnikut. Kurse në degën tjetër të fisit, apo barkun e Liçes ishte Qemali, e që si trashigimtar la djalin Kadriun. Gjithashtu vijnë edhe kryetarë të tjerë fisesh dhe oxhaqesh në mëhallat e Çegranit, që mbahen mend si Beqir Loku, Baki Loku, haxhi Shabani i Pereve, Vehap Qehaja, i cili si trashigimtar la të birin haxhi Gazi Vehapin, haxhi Rushani, haxhi Raufi, haxhi Shuka, haxhi Lazami, haxhi Xifa, haxhi Gafuri, haxhi Rexhepi, haxhi Merseli, Teki haxhi Neimi, Abduraman Rexhepi, Halimi i Lusheve, Kaloshi i Fales, Nexhbiu Fales, Neziri Fejzës, Ramadani Islamit, Shemë Biçaku, Lazi Hasipit, Bajrami i Xhelës, Lasku i Qose, Jamini i Hasipit, Jamini i Nurdinit, Sefedini i Durmishit, Ipa i Durmishit, Kasami i haxhi Lazit, Sadin Poli, Izeti i Like, Shaqiri i Mekës, Sadini Shazës, Zeqiri Litës, Qashif Berzati, haxhi Selimi, Milaim Perlivani, haxhi Velë Rufati, haxhi Hisniu, Azizi Muje, haxhi Meka, Rrahim Kollari, Garip Lleshi, Sadini i Hoxhollareve, hafuz Langu Rufati, Shefki Çinku, Amet Emshiu, Xhemail Emshiu etj., ky i fundit ishte edhe jesir në komandën ushtarake gjermane, si edhe një numër i madh çegranas të tjerë, e disa nuk u kthyen gjallë nga burgjet, apo disa nga Fronti i Sremit ku heroikisht në fushën e Banatit ranë si Jahi Hasani … e disa u kthyen të plagosur nga Brigada e VII shqiptare që u përleshën me fashistët gjerman në fushën e Banatit…

***

Sot nga emrat e tre djemëve dhe barkave të tyre ( ose trashigimtarëve në vazhdimësi) të llagëpit Muje janë shumuar dhe kanë lindur vëllazëri e breza të moçëm e të rinj , të cilat shkurtimisht po i paraqesim si më poshtë : Nga trungu i moçëm i dy vëllezërve Xheladinit dhe Mujdinit, (qëllimisht për t’u kumtuar në thelb), po ceki edhe njëherë se nga babai AHMETI lindin tre djem:Rexha, Dina dhe Tafa.

1.Nga Rexha plaku i Muje, linden Merseli, Emshiu dhe Rexha i dytë.Këti të fundit ia vënë emër në kujtim të babait, i cili si kryeplak i fshatit vritet pa hiri me rastin e ndarjes së vendit mes vëllezëive të familjes Shahin Gorës dhe fisit Qose). Nga Emshiu lindet Mera. Nga Merseli lindet Bajrami plak. Kurse nga Rexha i ri, ka lind: Sulë Muja dhe Xhela. Ky i fundit ka qënë i martuar me Zirën , e që mëhalla e quanin Nëna e Madhe e Mujeve, ose e thërrisnin edhe Xhixha Asgjelë. Herët mbetet pa burr ngase Xhela shkon si nizam i Turkut si pjesëmarrës në luftërat e Jemenit dhe nuk u kthye më. Ai ka lënë pas vetëm një djal me emrin Qerim (i cili vdes i ri duke lavruar në arat e quajtura ,,Martanik). Kurse nga vajzat kishte:Ferizaten, Meribanen dhe Shajen. Halla Bane në kujtim të vllaut i cili vdes i ri, ia vë emrin djalit të vet Qerim. Për të mos iu fik oxhaku i Nënës së Madhe, kur martohet Shaja, i premton nënës së vetë se kur të lind djalë do ia jep asaj ,,bir më shtëpi,,! Dhe, këtu ndodhi: lindi djal dhe emrin ia vë Baftijar. Baftijari, pra u rrit te dajollarët nën ombrellën e Sulë Mujës. Pas shumë vitesh Baftijarit i lindet djali me emrin Sabri. Kursae nga vajzat ZIRA (që ia ka vë emrin e gjyshes, asaj Zirës me nam, asaj NËNËS SË MADHE që edhe sot ia përmendim emrin).

Kështu edhe vazhdon jeta dhe lindja e brezave dhe vëllazëria që lindin të Sulë Mujës, sot janë shtuar aq shumë sa që janë krijuar mëhallatë tëra, që mund t’i shikoni sipas skicës së ,,Trungut,, 1. dhe barqeve të fisit.

2.DINA lind djem: Mosën (ose Musën), Mustafën dhe Azizin. Ky i fundit ka qënë oficer me gradë në ushtrinë e Mehmet Pashë Derallës dhe i kanë thënë: Aziz bylykbashi!

Nga Musa lindet vetëm një mashkull në vatër me emrin Lita, i cili martohet mjaft i ri dhe nga kjo martesë bën tre djem: Vehapin, Abdylin dhe Rasimin. Edhe nga këta shtohet fisi dhe mëhallae Mujeve i degës tjetër. Kurse nga vllau tjetër Mustafa, lindet vetëm një djal dhe i njohur në fis si Haxhi Demku, i cili ka lënë nam. Nga ky lindin katër djem: Rizai, Ibrahimi, Mustafa dhe Meka. Edhe këtyre brez pas brezi u lindin nipëri e mbesa.Kurse nga Aziz Bylykbashi, si degë e tretë dhe pasardhësa direkt të DINËS, lindin dy djem: Avziu dhe Rufati. Nga ky i fundit lindin me martesën e parë: Aziz Babushi, Vela, Nrxhbiu ( i cili nuk kthehet nga Lufta dhe i vetmi pasardhës i tij mbetet vetëm djali Mensuri). Kurse nga martesa e dytë xha Fufati le edhe një djal me emrin Hisni… Edhe bijtë e tyre shumohen një mëhallë e madhe dhe e gjërë.

3. Nga Barku Tafa, si krah i tretë nga oxhaku i Ahmetit plak, lindin djem: Zendeli, Saliu dhe Ismani. Nga Zendeli lindin Luta , Mehmedi, Muhamedi dhe Çelebiu. Nga Ismani lindet Ilazi, dhe brezat vazhdojnë, të cilët për shkaqe objektive dhe subjektive nuk arritëm dot t’i përfshijmë në skicat e bëra të Trungut tërësisht ! Kurse nga Çelebiu lindet Nurdini me pasardhës Qemalin i cili shkon muhaxhir në Anadoll, madje lind Aziri, të cilin e kanë njohur treba e Pollogut dhe më gjërë si Azir Qorri, i cili njashtu ka lënë nam. Kurse nga barku i Saliut lindet Abaz Hoxha i cili me profesion ishte hoxhë. Kjo mahallë, në shenj të plakut të tyre Abaz hoxhës e marrin emrin: ,,Hoxhallare,,! Por, siç kam theksuar edhe më lartë,me oxhak dhe rrënjë janë nga trungu dhe fisi Muje. (VIJON)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks