SHKRIMI
e premte, 19 korrik 2019

SHERADIN BERISHA: MASAKRA E KRUSHËS SË VOGËL - KRIM I PANDËSHKUAR

Pashtriku.org, 25.03. 2014 - (Në 15 vjetorin e Masakrës në Krushë të Vogël)- Dihet mirëfilli, se, gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat ushtarake dhe paramilitare serbe kanë vrarë e masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, dhe 90% prej tyre ishin civilë të pa armatosur. Vetëm në fshatin Krushë e Vogël, që para luftës kishte 850 banorë shqiptarë, më 25/26 mars 1999, u vranë e u dogjën pamëshirë 112 mashkuj, ndërsa në tetor 1999 nga minat e këmbësorisë serbe u mbyt edhe një fëmijë 13 vjeçar. Nga kjo masakër rezulton se kanë humbur jetën rreth 70% e mashkujve, nga mosha 13 - 77 vjeç. Ndërkaq, sot në Krushë të Vogël jetojnë 82 gra të veja me 145 fëmijë jetimë, ndërsa 10 familje kanë mbetur pa asnjë mashkull në shtëpi! Në varrezat e fshatit (afër Tyrbes) prehen 26 martirë, ndërsa 87 të tjerë konsiderohen të zhdukur! Krusha e Vogël deri në vitin 1999 kishte 145 shtëpi banimi, dhe vetëm 8 prej tyre kanë shpëtuar pjesërisht nga djeg'ja dhe shkatërrimi. Këto janë disa të dhënë të evidentuar në raportin e Shoqatës për Hulumtimin e Personave të Rrëmbyer "26 Marsi 1999" - Krushë e Vogël. Shoqata "26 Marsi 1999", pas përfundimit të luftës ka mbledhur dëshmi rreth masakrës së 25/26 marsit 1999 në Krushë të Vogël, dhe ato ia ka dorëzuar institucioneve ndërkombëtare dhe vendore të drejtësisë, si: Prokurorisë Publike në Prizren, (më 24.01.2003); Prokurorisë Publike në Prishtinë, (më 02. 04. 2003 dhe më 06. 11. 2003); Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-t në Prishtinë, (më 27.11.2003); Njësisë së Policisë së UNMIK-t për Krime Lufte - Prishtinë, (më 02.04.2005 dhe 14.06.2005); Prokurorëve të UNMIK-ut, Michael Hartmann dhe Robert Dean (më 14.06.2005 dhe 22.06.2005); Kreut të policisë, Kai Vittrup - komisar i policisë së UNMIK dhe Sheremet Ahmetit - komandant i SHPK-ës (më 10. 05. 2005); Njësisë së Tribunalit të Hagës-Prishtinë, Lubomir Jozefciak-hetues (më 30. 07. 2005), EULEX-it etj. Edhe pse, përgjegjësit e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë, policia, prokuroria dhe gjykata e UNMIK-ut (nga viti 1999 - 2008) dhe këta të EULEX’it (2008 - 2013), si dhe policia, prokuroria dhe gjykata e Kosovës, kishin në dorë dosjen e Krimit të kryer në Krushë të Vogël, deri më sot duket se askush prej tyre nuk ka marrë veprime konkrete për t'i sjellur përpara drejtësisë vrasësit e 112 mashkujve të këtij fshati. Madje as institucionet shtetërore të Kosovës: qeveria, presidenca, kuvendi, partitë politike, as shoqëria civile, nuk kanë bërë asnjë përpjekje serioze në këtë drejtim.



Lagjja Batusha në Krushë të Vogël (nga ajri). Pika e kuqe tregon shtëpinë përdhese ku u krye masakra e mashkujve të fshatit.



Dëshmitari Bajram R.Zylfiu, rrëfen ngjarjen e 26 marsit 1999 kur u krye krimi…


* * *


Pra, edhe pas 15 vjetësh nga Masakra e kryer në Krushë të Vogël, krimi ka mbetur i pandëshkuar!

(***)

Në vazhdim lexoni 11 pjesë të studimit për Masakrën në Krushë të Vogël:

PJESA E PARË:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1424

***

PJESA E DYTË:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1426

***

PJESA E TRETË:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1429

***

PJESA E KATËRT:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1436


PJESA E PESTË:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1443

***

PJESA E GJASHTË:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1446

***

PJESA E SHTATË:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1452

***

PJESA E TETË:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1456


PJESA E NËNTË

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1459

***

PJESA E DHJETË

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1467

***

PJESA E NJËMBËDHJETË

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1471


***************************


Dokumentari kushtuar Masakrës në Krushë të Vogël:



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks