SHKRIMI
e enjte, 15 nëntor 2018

SHERADIN BERISHA: JAVA E UKSHIN HOTIT, 11 - 16 MAJ 2018

Pashtriku.org, 11. 05. 2018: - Më 16 maj, mbushen 19 vjet nga zhdukja pa gjurmë e Filozofit tonë të shquar, Ukshin Hoti. Lidershipi politikë e institucional i Kosovës, gjatë këtyre viteve rrallë herë ka folur për Ukshin Hotin! Rrjedhimisht ka heshtur, dhe ashtu në heshtje sikur e ka harruar ndriçimin e fatit të këtij personaliteti emblematik për Kombin Shqiptar! Duke pasur parasysh këtë 'harresë' dhe indiferencë të pashembullt nga shteti, portali pashtriku.org, (tashmë 7 vite rresht) nga 11 - 16 maj 2018 prezanton 'JAVËN E UKSHIN HOTIT' me moton 'UKSHIN HOTI - NUK I PËRKET HARRESËS!' Gjatë kësaj jave do të shpalojmë pjesë nga libri i Ukshin Hotit, "Filozofia politike e çështjes shqiptare", shkrime, analiza e kujtime të intelektualëve për Ukshin Hotin.

Me 'JAVËN E UKSHIN HOTIT' institucioneve shtetërore, akademike dhe shoqërisë shqiptare, ua bëjmë me dije se: UKSHIN HOTI NUK I PËRKET HARRESËS! Ai do të mbetet i GJALLË, duke e sfiduar përjetësisht VDEKJEN!

***

Më 16 maj 1999, Ukshin Hoti, derisa po vuante dënimin në Burgun e Dubravës, befasisht pranon vendimin nr.24/2241/05 të nënshkruar nga drejtori i burgut, Aleksandër Rakoçeviq, për "lirim me kusht" nga burgu (!!!). Ai ishte dënuar me pesë vjet burg në shtator 1994 nga gjykata serbe në Prizren!

Pas përfundimit të luftës, shokët e burgut që ishin ndarë për herë të fundit me te, kanë deklaruar se ishte ditë e diele (një ditë e pazakontë për lirim nga burgu) kur baca Ukë (kështu e thërrisnin të gjithë) rreth orës 10 - 11 të paradites, i shoqëruar nga tre punëtorë të sigurimit serb, është nxjerrë nga ambientet e brendshme të burgut të Dubravës. Dhe, nga ky moment, (sot e atë ditë), nuk dihet asgjë për fatin e këtij filozofi, politologu e atdhetari të shquar.

KU ËSHTË UKSHIN HOTI?

A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?

Këto pyetje tashmë 19 vjet ripërsëriten nga shqiptarët! Dhe për çudi, askush deri më sot s'ka dhënë një përgjigjie të sakt për fatin dhe vendndodhjen tij, ndërkohë që janë thurur parreshtur spekulime, madje ka pasur edhe prononcime publike se, Ukshin Hoti është gjallë, dhe se po mbahet në burg shtëpiak, për 'kusuritje politike' etj.

***

Pas përfundimit të luftës, familja e Ukshin Hotit, veçanërisht motra e tij - MYRVETJA, ka trokitur në të gjitha dyert e partive politike, të institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, dhe ka kërkuar zëshëm ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit. Të gjithë politikanët, motrës Myrvete, i kanë premtuar se, çështjen e Ukshinit do ta ngrisim në çdo takim zyrtar me faktorët ndërkombëtar, për ta detyruar Serbinë që ta zbardhë fatin tij. Por, fatkeqësisht, deri më sot asnjë premtim, nuk është mbajtur, çka do të thotë se ata kanë gënjyer, për më tepër kanë luajtur me ndjenjat e familjes së madhe HOTI dhe të gjithë shqiptarët!

***

Pas 16 vjetësh për herë të parë Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 8 maj 2015, në kuadër të rekomandimeve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur ka pranuar peticionin me 13 mijë nënshkrime, të mbledhur nga një grup qytetarësh të Rahovecit, për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit! Dhe kjo kërkesë me rekomandime të qarta, nuk është trajtuar seriozisht, nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe si e tillë ka përfunduar në arkivin e Kuvendit!

Edhe sivjet, më 27 prill,pas disa orëve debat, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratoi një rezolutë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në mesin e të cilëve është edhe Ukshin Hoti! Kjo ndodhi për shkak se nuk pati kuorum, dhe rezoluta u deshtë të votohet më 3 maj! Ky veprim tregon se sa të papërgjegjshëm janë deputetët e Kuvendit të Kosovës!

***

Kjo klasë politike (pozitë e opozitë), me këtë neglizhencë cinike për një personalitet si Ukshin Hoti, shpërfaq gjithanshëm indiferentizmin histerik të tyre. Në të vërtetë Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, kanë shprehur një interesim për Ukshin Hotin, madje edhe e kanë vizituar familjen dhe "shtëpinë Muze të Ukshin Hotit" në Krushë të Madhe, por duket se nuk kanë bërë veprime konkrete institucionale apo edhe jashtë institucioneve, që ta ngrisin këtë çështje në ato përmasa për zbardhjen e fatit të tij.

Në këtë kuadër, as Adem Demaçi, as Rexhep Qosja apo Ismail Kadare (si personalitete të shquar), gjatë këtyre viteve nuk ishin aq të zëshëm, që të ndikonin tek instancat shtetërore apo edhe të bëjnë trysni tek faktori ndërkombëtar, për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit!

***

Fatkeqësisht për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit nuk janë intersuar, as institucionet akademike, shkencore etj., siç janë:

- Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë,

- Instituti Albanologjik,

- Instituti i Historisë,

- Shoqata e të Burgosurve Politikë,

- Shoqata e Veteranëve të Luftës së U要K-së,

- Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut,

- Avokati i Popullit, si dhe shumë organizata tjera Jo-qeveritare...

- Madje për Ukshin Hotin, ka heshtur pjesa më e madhe e medieve të shkruar dhe elektronike shqiptare, në vend se ta sensibilizonin këtë çështje, për çdo ditë, deri në zbardhjen e fatit të tij!

***

Në qershor të vitit 1999 intelektuali ynë i shquar Dr.Moikom Zeqo, në një APEL drejtuar opinionit publik, jo rastësisht ka theksuar, se: "Indiferenca (për Ukshin Hotin) është kriminale. Indiferenca nuk është gjë tjetër veçse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasësit e tij. Ukshin Hoti nuk i përket harresës. Ai është në vetë thelbin e kujtesës së kombit. Ukshin Hoti nuk mund të vdesë dhe në të vërtetë nuk ka për të vdekur kurrë. Qenia e tij intelektuale është e pashlyeshme dhe është prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanë nevojë urgjente për mendimin e Ukshin Hotit. Ukshin Hoti sakrifikoi gjithçka dhe askush nuk ka të drejtë të jetë mosmirënjohës, të mos ketë respekt apo të mos përkulet me nderim përpara figurës së tij. Kjo indiferencë, heshtje apo mosmirënjohje e tyre ndaj Ukshin Hotit, gjithësesi i bën të papërgjegjshëm politiksht".

PËRGJEGJËSIA!

Rrjedhimisht përgjegjësia morale, politike, kombëtare e historike, për mos zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, natyrshëm bjerë mbi:

1. Ibrahim Rugovën, si Kryetar i LDK'së dhe president i Kosovës;

2. Hashim Thaçin, si shef i Drejtorisë Politike të U要K'së, shef i Delegacionit të Kosovës në Rambuje, kryetar i PDK'së, si Kryeministër i Kosovës dhe aktualisht president i Kosovës;

3. Isa Mustafën, si kryetar i LDK'së dhe kryeministër i Qeverisë së Kosovës;

4. Kadri Veselin, si shef i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), tani kryetar i PDK'ës dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës;

5. Fatmir Sejdiun, si Kryetar i LDK'së dhe president i Kosovës;

6. Atifete Jahjagën, si presidente e Kosovës;

7. Bajram Rexhepin, si Kryeministër i parë i pasluftës në Kosovë dhe si Ministër i Brendshëm në qeverinë Thaçi'2;

8. Nexhat Dacin, si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i LDD'së;

9. Jakup Krasniqin, si zëdhënës i UÇK'së, dhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës;

10. Agim 要ekun, si komandant i TMK'së, një kohë kryeministër dhe ministër i FSK'së;

10. Ramush Haradinajn, si kryetar i AAK'së dhe tani Kryeministër i Qeverisë,

11. Fatmir Limajn, si ministër në qeverinë Thaçi'1 dhe tani kryetar i Nismës për Kosovën,

12. mbi Adem Demaçin, ak.Rexhep Qosjen dhe Ismail Kadarenë si tre personalitete gjithëkombëtare,

13. mbi gjithë lidershipin politik e institucional në Shqipëri dhe të shqiptarëve në Maqedoni!

14. si dhe mbi të gjitha institucionet akademike - shkencore, mediatike dhe organizmat tjerë me ndikim në shoqërinë shqiptare!

Kryeredaktori i pashtrikut, Sheradin Berisha, 11 maj 2018



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks