SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

REXHEP KASUMAJ: ANSAMBLI PARTIAK I PRESIDENTIT...

Berlin, 9 Maj 2020: (Brilantinët e Isait)

1.

"Qytetari (dmth. populli) nuk vendos kush qeveris vendin."

Kështu thotë Mustafa. I përjetshmi i të gjithë flamujve. Me gjasë, ka nisur të shfaqë shenja vegimesh. I bëhet se është akoma në mesnatën e epokës së komunizmit. Aherë kur qytetari votonte e nuk zgjedhte. As ky atëbotë nuk ishte zgjedhur. Ishte imponuar ndesh me interesin politik kombëtar.


A nuk ishte i tillë duke qenë pjesë e kabinetit mëkëmbës të Millosheviqit, viti 1989, në Prishtinë?

2.

"Formimi i qeverisë së re nuk është në kundërshtim me kushtetutën."

Ja, përsëri Isai dhe dredhkat e tij.

Po nëse ishte i bindur për këtë rregullshmëri, aherë pse kërkonte pas mocionit ndryshimin e kushtetutës për t'i hapur udhë qeverisë ilegale?

(Anatomia e një përbetimi dhe ansambli i lehjeve misionare)

1.

Nga kori i partive të Thaçit (pdk, ldk, aak, nisma etj.) akuzojnë VV-në për majtizmin e saj.

Po përse? Dhe ku qëndron e vërteta?

E para, është legjitimiteti. Të jesh i majtë është një traditë, ideologji dhe kulturë politike libertare e Europës. Kur do të bombardohej Serbia, viti 1999, gati e gjithë panorama politike e Europës ishte e majtë. Dhe Berlini i SPD- së dërgonte për herë të parë trupa e avionë jashtë tokës gjermane.

Dhe e dyta: adresanti. Kush merr mundimin të qarkullojë të tillë goditje të ultë?

E bëjnë këtë tradhëgimsat e Lidhjes së komunistëve jugosllavë dhe komisarët e grupimeve marksiste leniniste të Kosovës. Veçse tani të trafikuar në të djathtë, për të fshehur gjurmët e gjenealogjisë.

Çfarë hipokrizie!

2.

Spastrimet janë shumëftyrëshe: etnike, fetare, politike. E të tjera.

Kompanjonët e Ansamblit ( hiq Ramushin që aderon gabimisht aty) e kanë të njohur këtë përvojë. Isai, madje, farkues e zbatues zelltar i saj. Përtej akoma. Mbi të rëndojnë, jo vetëm kulisat e aparatçikut, por dhe gjaku i të rënëve në mbrojtje të Kosovës...

Por që të organizohet kopeisht një ndërmarrje totale për spastrim-ndalimin e një partie të tërë në kohë demokracie, të quajtur VV-je, s'kisha besuar kurrë.

Në fakt, pikërisht ky rrjedhon të jetë misioni i Besëlidhjes së re të ansamblit presidencial.

I mneron barometri politik i pulsit popullor. Ndaj s'duan matje vote, sepse humbja, si dielli, përhihet në horizont. E bashkë me të perandoria private me emrin e lodhur Kosovë.

E kishin nisur me inkriminimin e Opozitarizmit të saj, pastaj me mortin e harruar në një qeli burgu në Prizren, për të vijuar me përbetimin e "Syrit" e, tutje, me vjegën e amerikanizmit të shpifur dhe, tani së fundmi, me një vdekje civile, të pafaj e të dhimbshme në konviktin studentor!

Anatomia e përbetimit ka, që këtej, një të vetmin objektiv madhor: ose kontrollin, ose zhbërjen, ose ndalimin e saj.

Tani s'mund t'mos pësëris urtinë e mendjes supreme: duke hapur gropa, sëmuren varrmihësit vetë..!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks