SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

ZEF PERGEGA: NJË ZË SHQIP PREJ TË NALTIT VEND PREJ FJALËS NJË KUVEND

Detroit, 26 Maj 2020: Refleksione mbi st'rkalat ulqinake t' krijimtaris' së Gjek' Gjonajt nga trevat shqiptare n' Mal t' Zi!

Nj' nj' cop' tok', besa sa nj' ishull i madh, n' nj' k'nd t' Ilyris', thuajse i p'rpir' nga dallg't e tradh'tis' s' madhe Europiane, çdo shqiptar q' ka nj' zm'r patrioti, t' trash'guar nga avulli i rr'nj've t' lisave t' drejt' me rr'një t' thella, aty ku kalan' e ngriti Teuta e Ulqinak't marinar', q' tok's e bregut i dhan' nam', e ka p'r nder q' syri i tij e gjuha e fjal's t' jet' drit' mbrojtje e trojeve t' veta. Pragu mbrohet me pushk' q' kurr' nuk iu ndryshk shqiptarit, por tapia e dheut t'nd shkruhet me gjak dhe firmoset me pen'.

Bijt' e pen's edhe n' kushte t' vështita si marinar't nga çmenduaria e dallg've t' detit kur terbohet, i dol'n zot vendit. Mundem t' them se Gjek' Gjonaj, shpirtbardhi n' Mal t' Zi me nj' z' shqip prej t' naltit vend prej fjal's e ngriti nj' kuvend! Piramidat e kultur's se nj' kombi jan' librat. K't' mendoj se ka synuar Gjek' Gjonaj me libat e tij. Nj' trev' patriotike e zakonore, ku ka lind dhe 'sht' brumuar autori i disa librave, studimeve, reportazheve dhe hulumtimeve, tregon se edhe n' shpirtin e tij ndodhet ndezur nj' zjarr atdhetar, kur u jep drit'n e syve t' vet, p'r t' çar' perden e 'rr'sir's dhe t' mohimit, siç ka ndodhur me figur'n e Prek Calit nga Mal'sia e Kelmendit, një nga figurat madhore e madhështore të patriotizmit shqiptar, të cilit ai do t’i kushtonte librin e tij të rëndësishëm monografik “Prekë Cali-Piramidë e kufijve të Shqipërisë”.



Njeriu q' gjurmëve t' koh's u fal jet' dhe i b'n t' flas'.


Po nuk 'sht' i vetmi personazh, ai gjurmët e k'rkimit i ndesh n' gurin e par' t' librit shqip tek Buzuku, p'r t' ardhur tek Nana Tereze, Baca Kurti, Ded' Gjo’luli, Fishta e meshtar' t' Mal'sis'. Madje nuk i harron shkrimtar't dhe gjuhëtar't e deri tek Presidenti Rugova. E Gjeka me nj' p'rkushtim k'rkon q' anija e shqiptarit t' mos lundroj' me e vela t' grisura nga sht'rngatat, n' m'nyr' q' bregu yn' t' jet' i lir'!

E kam ndjekur disa her' krijimtarinë publicistike t' Gjek' Gjonajt, e cila edhe pse ka prekur t' gjith' brigjet dhe ka dep'rtuar në të gjitha shtigjet e tok's ton' ka mb'rritur edhe k'tu n' Amerikë, jo thjesht' si p'rvoj', por edhe si gjurm' e frymë e par' bashkimi e komunikimi q' zgjon nj' histori, k'ndell't n' nj' betej', lajmëron me nj' kandil t' ndezur, kur t' tjer't mendojn' se 'sht' fikur, p'rpush hirin q' ka mbuluar legj'ndat dhe mir't e Mal'sis' dhe t' trev's s' tij, i krip me krip'n e lotit t' dhimbjes n'n l'kur' dhe me vark'n e peshkatarit t' regjur nga furtunat na i sjell' t' gjalla n' bregun ton'. N' k't' kuptim ai 'sht' nj' misonar me k'mb' n' tok'. Gjeka e plot'soi dit'n e banorit t' trevave shqiptare n' Mal t' Zi, në “Kronika Jav's!” 1986-1992 , kohë kur ai ka punuar si gazetar në Radion e Malit të Zi, duke e lidh koh'n me kohën si dor'zat me kall'za, ku piqet buka e historis' komb'tare…

Si nj' blet' pun'tore n' hoje e me nektar ai me thesare e mbushi at' hambar!

“Gjurm've të kohës”, Enti Botues “Gjergj Fishta” 'sht' libri i par' i Gjonajt q' m' ka r'n' n' dor', në të cilin ai shkruan për figura të shquara kombëtare si:

“Dom Gjon Buzuku, autor ilibrit të parë shqip”,

“Vepra e Gjon Buzukut dhe rëndësia e saj shkencore”,

“At Gjergj Fishta, figurë madhore e kulturës dhe e historisë sonë kombëtare”;

“Nëna Tereze - shenjtore misionare e dashurisë”,

“Nëna Tereze është shqiptare”,

“Shtatorja e Nënës Tereze edhe në Ulqin, por edhe neë grigjen e kishes se Shna Ndout në Tuz".

Autori t' bie n' sy menj'her' edhe pa e njohur se 'sht' i lidhur si flaka me lisin n' votr'n e shqiptarit me dheun e t' par've dhe besimin, me lahut'n dhe tradit'n, koron e kroj've dhe ansamblin e zanave. Në kreun e titulluar “Personalitete historike”, janë tubuar shkrimet: “Ded Gjo’Luli, figurë historike e Malësisë”, ”Shtëpia muze e Ded Gjo’Lulit”, Baca Kurti-krenaria e Malësisë”, “Tringë Smajlja Ivezaj-heroinë e Malësisë, “Pretash Zeka, luftëtar për mbrojtjen e trojeve shqiptare”, “Epopeja e lavdishme e Oso Kukës”.Kjo 'sht' nj' auror' e shenjt' q' vlon n'ndheun ton'.

Autori nuk menjanon figurat e koh's me t' cilat 'sht' shkruar koha. Kreu i tretë më titullin “Lamtumirë, President” përfshin shkrime rreth kalimit në jetën tjeter të presidentit të Kosoëvës, Dr. Ibrahim Rugova. Kreu i katërt ka dy shkrime për dy figura të mëdha nga radhët e klerit shqiptar të anëve të Malësisë: Dom Simon Filipajt, njeriut që realizoi botimin e plotë të Biblës në gjuhën letrare shqipe dhe at Vinçenc Malaj, figurë poliedrike e kulturës dhe e historisë shqiptare. Në kreun e pestë pëmblidhen shkrime kushtuar arsimtarëve, gazetarëve dhe artistëve të njohur të anëve të Malit të Zi, si Gjergj Gjoka, Mark Ujkiqi, Zake Prelvukaj, Seida Belgoviq etj. Në kreun e gjashtë përmblidhen intervista të ndryshme, si me aktoren Ema Andrea dhe aktorin Timo Flloko, me poetin Xhevahir Spahiu dhe me shkrimtarin Besnik Mustafaj. Kreu i shtatë u është lënë opinioneve dhe vështrimeve për figura të mëdha të kombit shqiptar, si dhe mjaft dukurive nga jeta bashkëkohore e shqiptarëve të Malit të Zi. Në kreun e tetë, sillen shkrime me prurje nga fusha e folklorit dhe e etnografisë, si “Muzeumi etnografik i Malësisë”, “Xhubleta-mbretëresha e veshjeve shqiptare” dhe “Veshja popullore e Shestanit”.

Ai pohon: “Përherë jam gëzuar dhe gëzohem që populli im ka pasur, ka dhe do të ketë intelektualë të përmasave universale, të cilët, për mua kanë mbetur dhe janë shembull i punës vetëmohuese për të ngritur kulturën shqiptare në një nivel të lartë!”

…n' kuptimin gazetaresk dhe letrar ai i merr nuset nga t' gjitha trevat shqiptare, ky shërbestar deri n' shenjtëri i kujtes's komb'tare.

Ja si shkruan ai p'r disa nga personazhet e tij: “N'se do ti besojm' Justin Rot's dhe t' tjer've q' jan' marr' me Buzukun, mund t' kuptojm' q' autori i librit t' par' shqip deri m' tani 'sht' nj' prift shqiptar nga gegenia, nje prift shqiptar nga Kraja …nj' zon' e papushtuar nga turqit…!

“Nane Tereza, n'n' e mbar' njer'zimit, figur' e ndritshme q' me fisnik'rin' e shpirtit shqiptar, pushtoi zemrat e njer'zimit, pa dallim race, kombi apo besimi!”

“Ded' Gjo” luli, …I pari n' kuvend, i pari n' betej', i pari p'r mbrojtjen e dheut t' t' par've. K'shtu mb'ti n' zemrat dhe kujtes'n e shqiptarit!’’

“Baca Kurit…nj' nd'r p'rsonalitete m' t' shqura t' Mal'sis'. Luftëtar i paepur kundra vendimeve t' Fuqive t' M'dha p'r coptimin e trojeve shqiptare!

“Tring' Smalja heroina e Mal'sis'..S’e fal Zoti mashkullin m' t' mir' se kjo vajz'!”

“Heroizmi i p'rjetshëm i Oso Kuk's me 24 luft'tar' t' tij, u b' objekt frym'zimi p'r poetin e Lahut's s' Mal'sis' Gjergj Fishta, i cili i kushton kat'r prej tridhjet' k'ng've…!”

Dom Simon Filipaj, ky njeri i Zotit dhe i popullit, i cili duke p'rkthyer Biblen b'ri t' mundur q' edhe n' gjuh'n ton' t' flitet p'r dashirin' e madhe q' ka zoti dhe njeriu!

“At Vincenc Malaj, kishte nj' kultur' t' gj'r' dhe prodhuese…I ka dashur njer'zit, p'r k't' arsye Zoti ia dhuroj talentin me çka ai krijoi vepra t' bukura!”

NJË LIBËR PËR PIRAMINDËN E KUFIRIT PREKË CALI

Nj' nga librat me vlera t' larta historike t' autorit Gjekë Gjonaj është edhe ai qi i kushtohet piramid's s' kufijve t' Shqip'ris', Preke Cali. Libri botohet me rastin e 60 vjetorit t' pushkatimit nga diktatura komuniste. Enti botues “Gjergj Fishta” Tiran', 2005, me 275 faqe, ku p'rshkruhet jeta e tij me dokumente origjinale dhe n' gjuh'n e gjall' t' popullit, sidomos t' Kemendit. Rreth k'saj vepre Romeo Gurakuqi shkruan: “…Vepra e Gjek' Gjonajt vjen n' nj' moment shum' t' r'nd'sish'm p'r Mal'sin' n' p'rgjith'si dhe Kelmendin n' veçanti. Sot m' shum' se kurr' veriperendimi i trojeve etnike shqiptare ka nevoj' p'r vemendje m' t' madhe, n' radh' t' par' nga bijt' e tij m' t' mir'. K't' e them sepse Mal'sia kreshnike q' e ruajti t' past'r etnin' shqiptare po zbrazet me nj' shpejt'si t' frikshme. Ҫdo dit' st'rnip'rit e Lek've n' Mal'si largohen nga vendlindja me nj' nxitim t' pamatsh'm…Asnj' kull' mal'sore t' mos mbetet e braktisur, ky duhet t' jet' q'llimi yn' i madh, sepse ky 'sht' amaneti i Ded' Gj’lulit, Preke Calit dhe heronj've t' tjer' t' Mal'sis'. Eshte koha sot q' mal'sor't t' mbajn' piramidat q' mbrojti Prek' Cali…!”

Gjek' Gjonaj, duke ecur gjurm've t' historis' si nj' eksplorues n' n'n detin e saj i hedh nj' veshtrim historik gjith' Kelemendit, q' sipas Edith Durham jan' nga m' trimat midis gjith' fiseve dhe nj' i till' ishte Preke Cali. Luftrat p'r pavar'sin' e Shqip'ris', dy kryengritjet e Mal'sis' se Madhe, Prek Cali 'sht' n' ballet e t' kryengrit'sve Lelmendas. Luft'tar't e Kelmendit dhan' kontribut n' organizmin e Kuvendit t' Greçes i mbajtur n' q'rshor t' vitit 1913. N' k't' koh' Prek Cali 'sht' an'tar i komisonit shqiptar p'r p'rcaktimin e kufirit verior t' Shqip'ris' e ai u tha coptuesve: “Ato jan' Bjeshk't e Kuqe dhe jo t' Kuçit, sepse ato jan' t' lara me gjakun e mal'sor've p'r t' mbrojtur tokat shqiptare!”

Prof. Gjovalin Shkurtaj: “…Gjekë Gjonaj, krahas dhe përtej vlerësimeve si gazetar e autor reportazhesh shumë të pëlqyera, është edhe gjurmues e hulumtues i zellshëm i historisë shqiptare, duke gjakuar të ndriçojë e të bëjë të njohura figura të mëdha të kombit shqiptar, si Prekë Calin e Kelmendit, një nga figurat madhore e madhështore të patriotizmit shqiptar, të cilit ai do t’i kushtonte librin e tij të rëndësishëm monografik “Prekë Cali-Piramidë e kufijve të Shqipërisë” (Tiranë, 2005, 273 faqe). Një vepër madhore e me vlera të shënueshme historike e dokumentuese!”

Alfred Ҫapaliku e vler'son k'shtu vepr'n e Gjek' Gjonajt: “Hulumtuesi dhe publicist i palodhur, sa gazetar aq folklorist, Gjek' Gjonaj me botimin e sistemuar t' krijimtarisë gojore p'r Prek Calin, s’po b'n gj' tjet'r, veçse po i nge atij monomentin e dyt', prej bashk'ting'llor'sh q' ndrisin si bronzi dhe zanor's q' ting'llojn' si bronzi!”

Gazetar, publicist dhe studiues Gjekë Gjonaj ka lindur më 20 mars 1958 në Triesh -Malësi e Madhe, Komuna e Podgoricës, Mal i Zi. Librat e tij janë pëlqyer, përhapur e vlerësuar nga studiues dhe personalitete të mirënjohura të letrave shqipe në Mal të Zi, në Shqipëri, në Kosovë e në diasporën shqipare, sidomos në Amerikë, ku ai ka edhe aq shumë farefis e miq që e duan dhe e ndjekin veprimtarinë e tij të lëvdueshme publicistike e studimore. Përmendim, ndër të tjera, vlerësimet e recensionet e përgëzimet për veprat e tij nga nga Prof.dr.Simë Dobreci, prof.dr.Bahri Brisku, prof.dr.Hamit Boriçi, prof.dr.Hysni Hoxha, prof.dr.Romeo Gurakuqi, prof.dr.Alfred Çapaliku e shumë të tjerë.

M' 14 shkrut t' vitit 1945 regjimi komunist pushkatoi kund'rshtarin e vet Prek Calin n' Zall' t' Kirit.

Rush Dragu me cil'sin' e kryetarit t' Komun's Kelmend, kontriboi q' n' qytetin e Shkodr's t' ngrihej madh'risht përmendorja e Prek Calit, Martir i Demokracis', m' 15 qershor 2000, vep'r e skulptorit Muntaz Dhrami.

N' nj' pragraf n' hyrje t' k'tij libri Gjonaj shkruan: “Figura e Preke Calit më 'sht' ngulitur n' mendjen dhe shpirtin tim q' i vog'l, nga rr'fimet e n'n's time, Nocit, s' cil's ia kushtoj k't' lib'r. Prandaj e çmoj pa mas' k't' burr' gjigand, trim dhe atdhetar, prij's popullor t' Mal'sis' s' Madhe, shpëtuesin e Vërmoshit dhe t' Bjeshk've t' Kelmendit nga synimet serbo-malazeze. Ky bir i dashur nga populli, pa arsim dhe pa nj' steme princi n' gjoks, p'rveç at' t' gjasht' Krajlave t' Fuqive t' Medha qe gjithmon' luft'tar n' mbrojtje t' tokave shqiptare dhe p'r nj' Shqip'ri dhe nj' kund'rshtar i komunizmit. E kam p'r nder q' jam st'rnipi i tij!”

E k'shtu pra nipat e st'rnipat shkojn' n' gjurm' t' piramidave. Nderi u qoft' atyre dhe autorit. Gjek' Gjonaj me veprat e tij 'sht' nj' flurudh' shqipe mbi troje t' veta dhe n' t'r' bot'n, ku ka shqiptar' edhe n' vendet e lira n' Europ' e Amerik'. E k'shtu plot'sohet bibloteka e shqiptarit dhe amaneti i t' parit. Libri 'sht' tapia e kombit dhe kush e shkuan at' p'r etnin' e vet, at' dor' e ka t' shenjt'. Kemi t' drejt' ta themi k't' p'r Gjek' Gjonaj, i trishiani…!

Detroit 19. 5. 2020


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks