SHKRIMI
e mërkurë, 13 dhjetor 2017

DR.JAKUP KRASNIQI: KËRCËNIMET E KANË VETËM NJË ADRESË - BEOGRADIN ZYRTAR

 Prishtinë, 11 prill 2017: Dje, më 10 prill 2017, mediet tona vazhduan të merren me deklaratat që u morën me deklaratën e Daut Haradinajt, me të cilën ky ju ishte përgjigjur në formë goxha racionale kërcënimeve të përsëritura të krerëve të Beogradit. Kjo me shtyri që edhe unë të merrem me deklaratat që u morën me deklaratën e deputetit, Daut Haradinaj!

Para do ditësh, italiani, Paolo Raffone, për zgjedhjet në Serbi tha: "Zgjedhjet presidenciale në Serbi kanë konfirmuar trendin etno-nacionalist dhe marrjen e shtetit nga elitat që mbijetuan në luftërat e të ’90 të cilat dolën të pa dëmtuara nga proceset gjyqësore ndërkombëtare të më vonshme. BE-ja, me Gjermaninë dhe Italinë në krye ka zgjedhur stabilitetin duke anashkaluar principet e rendit e ligjit dhe të lirive themelore duke përfshirë atë të shprehjes." Dhe e tha bukur, e tha saktë, pa emocione, pa zjarrmi, sa nuk ke çka i shton apo heqë. Shkurt e tha thjeshtë e bukur, ashtu siç është e vërteta!

I thash këto për ata që deklarimin e Daut Haradinajt e quajtën “deklaratë emocionale”, e cila edhe po të jetë e tillë, në kontekstin kohor kur është thënë, pas veprimeve e kërcënimeve të pa ndërprera të qeveritareve të Beogradit, nga të cilat kërcënime nuk është distancuar asnjë zyrtarë i vetëm i shtetit, nuk kam dëgjuar ndonjë vërejtje nga qendrat e vendosjes dhe gjithë ajo heshtje, sikur donë të thoshte atyre: “ju keni të drejtë të kërcënoni edhe pas gjithë politikës se gjenocidit që keni ushtruar në Kosovë, pas gjithë atyre krimeve njerëzore e materiale që ia keni shkaktuar popullit shqiptar, pas gjithë atyre zjarrvënjeve që i keni bërë gjatë viteve 1998/99 atje etj”. Për të cilat politika ka pasur një ndërhyrje Ndërkombëtare në Kosovë. A ka ndonjë njeri në Globin tonë që nuk e dinë se ndërhyrja është bërë për shkak të krizës humanitare që e kishte shkaktuar politika zyrtare e Beogradit, zyrtarët e lartë të së cilës politikë janë në pozitat më të larta të shtetit edhe sot?! “Deklaratë emocionale” edhe mund ta quaj një “kope e mbetur pa Ogiçin e saj”, por jo edhe zyrtarët më të lartë të shtetit?!



E them me keqardhje, për shumë arsye, deklarata më skandaloze është deklarata e Hashim Thaçit, i cili njëherit e mban edhe postin e njeriut të parë të Kosovës?! Është e natyrshme që njeriu të bënë ndryshime pozitive në jetë (të reformohet), por që njeriu të pëson metamorfozë totale, edhe nuk ndodh shpesh në jetën e njeriut. Thaçi në deklaratën e tij paska thënë: “Për institucionet dhe popullin e Kosovës, deklaratat kërcënuese ndaj etnive të tjera joshqiptare, nxisin mllef, urrejtje dhe hakmarrje, duke na kthyer në të kaluarën e hidhur. Për më tepër, bllokojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve, vënë në pikëpyetje pajtimin e domosdoshëm dhe perspektivën e Kosovës evropiane dhe shumetnike”. Këtu fjala është për deklaratën e Daut Haradinajt. Athua, ky njeri nuk është duke e parë se nga po vijnë kërcënimet? Unë nuk mund të besoj që ky njeri nuk e dinë se nga vijnë kërcënimet ndaj çdo qytetari në Kosovë edhe ndaj serbëve.

Çështja shtrohet, pse ky njeri e bënë ketë veprim?

Për të mbrojtur Kosovën dhe qytetarët e saj, për çka e mban pozitën e të parit të shtetit?!

Kështu si po vepron ky njeri, nuk mbrohen as qytetarët e as shteti në krye të të cilit është?

Atëherë kë po e mbron Thaçi?

Si po duket Thaçi po i mbron “elitat (serbe – nënvizimi im) që mbijetuan në luftërat e ’90 të cilat dolën të pa dëmtuara nga proceset gjyqësore ndërkombëtare të më vonshme”. Apo, po e mbron veten e tija?! Ai, aty nuk është për ta mbrojtur Thaçin, të bëmat apo të pa bërat e tija. Aty është për ta mbrojtur Kosovën dhe qytetarët e sajë! Madje, ai duhet t’ju tregoj qytetarëve të Kosovës:

- çfarë normalizimi të raporteve Kosovë-Serbi solli dialogu që ai udhëhoqi me qeveritarët serbë në Bruksel, veç fusnotës sipas të cilës Kosova nuk është shtet?!

Pastaj këto ditë Vuçiqi i përmendi të gjitha shtetet e rajonit që dëshiron të ketë marrëdhënie të mira, por askund nuk e përmendi Republikën e Kosovës!

- Çka do të thotë kjo?

Nuk është mirë që askush të bëhet si struci e posaçërisht Thaçi për të mos parë se vërtetë nga vjen kërcënimi real për shqiptarët e të tjerët në rajonin tonë! Prandaj kot lodheni, kërcënimet kanë vetëm një adresë – Beogradin zyrtar.

Të përfundojmë:

Askush në Kosovë nuk është duke i kërcënuar as serbët në përgjithësi e as serbët e Kosovës në veçanti, përkundrazi, të kërcënuar janë qytetarët e Kosovës pa dallim dhe stabiliteti në rajonin tonë. Historia na mëson se sa herë është rrezikuar njëri nacionalitet është rrezikuar dhe tjetri. Askush në Kosovë apo dhe jashtë saj të mos mendoj se kjo është gjuha (gjuha e tërheqjes), që e kuptojnë qeveritarët e sotshëm të Beogradit. Kush nuk e kupton ketë, ai nuk ka mësuar asgjë nga historia më e re e raporteve serbo-shqiptare, sigurisht jo vetëm serbo-shqiptare. Gjithçka që ka ndodhur në dekadën e fundit të shekullit XX, është më shumë se e freskët edhe sot e kësaj dite, sidomos ke shqiptarët! Askush mos të mendojnë se shqiptarët kështu si janë, përbëjnë ndonjë rrezik në Ballkan?


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks