SHKRIMI
e mërkurë, 15 gusht 2018

AHMET ҪOLLAKU: NAFTA, BRENDA DHE JASHTË NJË SHKRIMI TË SPECIALISTËVE TË NAFTËS!

Tiranë, 15 janar 2018: (Gjatë kësaj periudhe, pothuaj 30-vjeçare, nga të gjitha qeveritë tona të kësaj periudhe është ndjekur strategjia e dhënies me koncesion të aktiviteteve në industrinë e naftës… Shumë kompani të huaja koncesionare në fushën e shfrytëzimit të rezervave të zbuluara, kanë ardhur, kanë fituar (edhe kanë humbur) dhe kanë ikur duke e lënë industrinë tonë të naftës dhe të gazit në një gjendje pothuaj të mjerueshme, pa qëndrushmëri zhvillimi dhe pa ndonjë perspektivë të qartë. Po kështu, në fushën e zbulimit të rezervave të reja të naftës dhe të gazit kanë ardhur e kanë ikur shumë kompani që kanë bërë kërkime në tokë dhe në det dhe deri tani nuk ka ndonjë raportim zyrtar konkret në rritjen… Prof. Dr. Fatmir Shehu & Ing. Gjeolog Kadri Rama- Autori i letrës së zezë)

***

Vendosa ti bëj një recensë të shkurtër shkrimit për naftën shkruar tani afër nga dy specialist të dëgjuar dhe botuar në ngazetën DITA. Autorët, Prof. Fatmir Shehu dhe gjeologu Kadri Rama, janë dy specialistë të mirënjohur të kësaj energjie shqiptare që ka pësuar disa metamorfoza nga pusi i parë shpuar në Drashovicë të Vlorës në vitin 1918 e në vazhdim, deri në këtë kohë të ndërkryer e të pa dëshiruar. Sido që të interpretohet, nafta jonë gjithmonë dhe gjithësesi, si në politikat e vogla dhe të mëdha ka qënë një fushë e telekomanduar nga jashtë, energji që ka ngrohur më parë egoizmin feudal partiak dhe tani qeveritarët me jelek anti plumb.

Në radhë të parë më gëzon fakti që këta dy specialistë nafte kapen për dore dhe shkruajnë me një laps. Sikur kjo gjë të ishte bërë që në fillin e startit demokratike, d.m.th ne specialistët e naftës dhe gjithë naftëtarët të ishim bërë barikadë, nuk do të ishim në këtë gjendje, ku vazhdon lejtëmotivi, o burra ta vjedhim naftën, pa shqiptarët le të ikim nga sytë këmbët, s’paskan marrë me vete gjithë gurët e Tomorrit. Vjedhja e naftës shqiptare është vjedhja më monstuoze që i bëhet këtij kombi dhe që kalon në një heshtje totale. Nafta jonë është morali ynë.

Po, me lejoni të kthehem tek shkrimi i dy kalegëve të mi, shkrim i cili skanon shpejtë e shpejtë, gati gjithë evenimentet e naftës, historikun, eficencën në ekonominë socialiste, ngritjen dhe rënien e Albpetrolit, koncesionet e huaja, këtë pushtim dhe robërim të Shqiperisë më shkaterrues se ai i Turqisë. Autorët pyesin përse nuk është zbuluar asnjë vendburim nafte, argumentojnë se ekziston garancia, potenciali dhe aftësia jonë për të drejtuar dhe ripërtëritur këtë energji e cila pushtohet lehtë nga çdo qeveri dhe sistem, po që nuk lëshohet pa luftë. Ata thonë se ka kapacitete, specialistë, sonda, projekte dhe sponsorizues vëndi të mundshëm, se ekziston Ins-albdrilling-institut shkencor privat nafte, e të tjera, e të tjera...

Tani në kohën moderne, ka shumë lloje aplikacionesh për të kërkuar azil politike në këtë botë të ndyrë që i do domatet njësoj. Po ti kishim dalë me kohë në mbrojtje naftës tonë ne specialistët e naftës, kjo shqipëri nuk do të kishte këtë peisazh. Ajo që u bë dhe po bëhet me naftën pas viteve ’90, është sa për njëqind monizma. Kjo gjëmë nuk do të ndodhte, nëse do të kishte një Parlament Shqiptarë të naftës, me specialist nafte, ku do të ishin edhe këta dy kolegë.

Kolegët e mi me bakcground naftën kapen përdore, (sa mirë!) dhe shkruajnë për të, paçka gjëra që hera-herës, këtu-atje janë thënë me zë a nën zë edhe nga kolegë të tjerë, gjë që më gëzon shumë! Këta kolegë, sikurse edhe ata të tjerët më parë, kanë drojtje të përmendin emra që vjedhin naftën, persona konkretë që tashmë janë punësuar me kontrata dhe kushte (!) në këtë administratë qeveritare apo në këto AKBN, Albpetrol… Tani dhe në qeveritë e mëparshme. Autorët nuk përmendin as (gjynaqarët!) që janë punësuar pa konkurse të hapta nëpër kompanitë e huaja, pasi kanë firmosur koncesionet me lapës eraser, dhe që në disa raste na shtiren të varfër (!) Këta janë Squfuri i naftës, detyra e parë e Vetingut, sepse kështu e çlirojmë Shqipërinë. Disa nga këto mariuneta u punësuan nëpër kompani të huaja, disa të tjerë ja mbathën jashtë… Midis qeverisë dhe istitucioneve të naftës, ka një lidhje reversibel që as dreqi nuk e zgjidh. Kolegët e mi, nuk i qasen kësaj ngasje. Me shkrime që përmbajnë konsatime të përgjithshme Shqipëria po mbytet përditë. Jemi në luftë, nuk kemi përse t'i bekojmë apo tu buzqeshim kolegëve tanë fshehur me veladon e që po na robërojnë.

Autorët e shkrimit janë dy specialist me emër sepse njihen nga të gjithë, por në këtë shkrim, siç thamë më sipër, ata lidhen me valenca të njëjta. Kjo më gëzon shumë! Janë autorë me ngjarje personale, profesionale e politike, janë nga pjesët e Shqipërisë së egër rritur me erërat e ftohta. Nuk janë shumë larg. Për më shumë njëri ka qënë dënuar edhe me burg. B-u-r-g. Si në mesjetë. Të dy këta naftëtarë jane vendosur pa tatuazhe në librat e mia, pa paçka se ca miq më thonë se i mbaj me hatër. Gjeologu Kadri Rama aty në Institutin e naftës, në Termopilin Shqiptarë, pranë ndërmarrjes time, kalonte përbri meje i sertë, gati ngjitur po ne nuk pimë një kafe në kohën e “luftës së ftohët” shqiptare.

Ja çfarë thonë këta spartanë të naftës shqiptare: Është thënë disa herë që në Shqipëri nuk kish pse të kërkohej ardhja e kompanive të huaja, sidomos në fushën e shfrytëzimit të rezervave të gjetura…mund të thuhet se edhe në fushën e kërkimit dhe gjetjes së rezervave të reja të naftës dhe gazit nuk ka pasur pothuaj as një rezultat për përmirësimin e bilancit kombëtar të rezervave …Madje këtu do nënvizuar me forcë që kompanitë e huaja që kanë ardhur këtu, nuk kanë pasur ndonjë obligim kontraktual, si palë pronare që jemi, për të marrë në konsideratë eksperiencën e gjatë që kanë pasur specialsitët shqiptarë të naftës të të gjitha fushave. Një gabim i tillë e tregon fakti se rezultatet e arrira nga specialitët shqiptarë, jo vetëm nuk janë tejkalur por janë shumë mbrapa arritjeve të tyre. Ky është fakt i pamohueshëm…

Prof. Fatmiri është specialist i një fushe konkrete, i teknollogjisë së çpimit të puseve të naftës, i kompletuar dhe i krahasueshëm me specialistët e huaj, kurse tjetëri i përket fushës së gjeologjisë që vazhdon të perfeksionohet si shkencë konkrete jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Gjeologu Kadri Rama ishte dhe është “kokëfortë” në konceptet e tij gjeologjike, po kjo është pjesë e tij.

Ndihem i gëzuar kur shikoj këta dy specialist të shkallës së parë të flasin njësoj, le të pëlcasin them me vete ata që nuk na duan, ata që thonë se kanë sosur specialistët e naftës shqiptare. Prof. Fatmiri vuan për naftën por edhe shpërthen në shtypin shqiptare herë me shkrime e herë me intervista, po krejtë ndryshe ndodh me gjeologun Kadri Rama që i qëndroi deri në fund testamentit të vetë, “Letrës së Zezë” sepse nuk i jepet për të shkruar, ndaj dridhet dhe thinjet. Është më keq kur nuk fletë!

Më poshte ata shkruajnë, Tanimë është vërtetuar plotësisht që specialistët shqiptarë kanë qënë dhe janë të aftë që të marrin në dorë gjithë ciklin e punimeve që përmbledh industria e naftës dhe e gazit. Nëse bëhet pyetja: a janë në gjendje specialistët shqiptar të naftës dhe gazit që të ndërmarin projekte dhe të udhëheqin operacione të ndryshme në industrinë e naftës? Kjo pyetje pa as më të voglin mëdyshje, është vërtetuar nga koha dhe ka vetëm një përgjigje pozitive dhe konkretisht: specialistët shqiptarë janë plotësisht të aftë që të realizojnë studime, përgjithësime, projekte dhe aplikime në të gjithë ciklin e punimeve që kërkon industria e naftës duke punuar jo vetëm në vend por dhe në tregun botëror të industrisë së naftës dhe gazit.

Atëhere del pyetja: Pse nuk aktivizohet ky potencial pasurie dhe ky aset intelektual që ka Shqipëria në industrinë e naftës, por po lihet që dora dorës të degradojë dhe në vend të tij të vijnë pa qenë e nevojshme dhe pa asnjë leverdi për ekonominë tonë, ekspertë dhe pajisje të huaja si kanë ardhur këto tre dekadat e fundit? Është e pafalshme që një sasi jo e vogël e valutës gjatë kësaj periudhe, nëpërmjet kompanive koncesionare, ka fluturuar jashtë thesarit shqiptar.

Pasi lexoj këto rreshta, më shkon mëndja tek kolegët e naftës që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë Edi Maili, Ҫaush Xhufi, Shkëlqim Muskaj, e të tjerë naftëtarë të rinjë dhe të vjetër. Gjithashtu më kujtohet koha kur Z.Rama thirri nga jashtë disa mjekë shqiptarë. Por, përse z. Rama nuk u kujtua të mblidhte edhe specialistët e naftës, t'i kërkonte nga ishin e nga s’ishin, t'i fuste në një sallë dhe t'i pyeste, çfarë do bëjmë me naftën Shqiptare?

Cili është ai specialist i naftës Shqiptare që në moshë të rritur fsheh çelsat e zanatit, objektet perspektivë? Asnjë! Janë mjaftë specialist dhe shkencëtarë shqiptarë që nuk mbajnë më çelsa me vete. Kjo qeveri, me disa zyrtarë mafiozë, nuk bëhet kurioz të dijë se çfarë mund të hapet me këta çelësa. Këta dy specialist i kanë dhënë pinet e llogarive të tyre, sikurse shumë specialist të tjerë.

Është shkruar shumë për kolerën shqiptare, për kompaninë koncesionare Banker’s Petroleum, por deri më sot nuk ka dalë asnjë zëvëndes qeverie, apo punonjës komunaleje të shjegojë metamorfozën e kësaj dinastie ulur këmbëkryq në mes të Shqipërisë. Vetëm ish deputeti i Parlamentit Shqiptarë, Prof. Dr. Maksim Shuli e shpjegon me detaje si zbriti në Shqipëri ky meteor…Përsërisim, nafta është para Vetingut. Bankersi në vend që të paguante gjithë abuzimet, u shit, u konvertua me një kompani kineze e quajtur Geo Jade. Tatuazh.

Jam dakord me autorët kur thonë, se industria jonë e naftës duhet dhe mund të punojë vetëm po ta marrinë në dorë kapitalet shqiptare, të cilat tanimë janë të mundshme teknikisht dhe financiarisht si kompania Albdrilling sh.a, BOLV-OIL, Silvi, Alba Star, Super star etj. Deri më sot është gjetur si pengesë se për të punuar në industrinë e naftës kompanitë shqiptare nuk kanë mjete teknike dhe financiare. Ky është një koncept i gabuar dhe pa vlerë sepse gjithë kompanitë e naftës në botë punojnë me mjetet financiare të bankave sepse ato (kompanitë e naftës) disponojnë një aset shumë të sigurt dhe me vlerë që janë: rezervat e naftës dhe gazit të vërtetuara në mënyrë shkencore. Edhe Bankers Petroleum me sa dimë, mjetet financiare i siguroi duke vënë si kolateral rezervat e naftës të vendburimit gjigant të Patos-Marinzës. Bankat japin kredi për koleterale shumë më pak të sigurta se sa rezervat e naftës dhe gazit që ka nëntoka jonë që janë asete gjigande dhe të vërtetuara shkencërisht se janë të sigurta. Është paradoksale që industria jonë e naftës tenton në shkurtimin e vëndeve të punës. Duhet thënë se edhe tani që çmimi i naftës është disi delikat, industria e naftës dhe gazit në botë është nga më potencialet për të hapur vende pune.

Prof. Fatmiri shpërthen për naftën e popullit si një fontan dhe ngacmon me shkrimet e tij këdo, termete shqiptare që kanë si epiqendër naftën. Vetëm unë kam bërë tre intervista me të. Ai boton në shtyp, rekomandon, propozon, po që nuk lëviz as një qeveritar, socialistë apo demokratë, nuk eshte faji tij. Ai është patriot, një magazinë, fond, apo istitucion që duhet dëgjuar se ka qënë ministër i naftës. Këtë e kërkon shkenca e naftës të cilën ai e njeh mjaftë mirë si nga poshtë edhe nga lartë, si një amvise kuzhine që di të gjitha kaloritë e ushqimeve, proteinat, karbohidratet, stufën e gatimit… Ai ecën nëpër rrugët e Tiranës, është energjik, shkruan, flet, ka kujtesë të lartë, bënë edhe ndonjë shaka të lehtë… Propozon, po kush dëgjon, të gjithë i hedhin buzëqeshje dhe largohen.

Ne specialistët e naftës, derivatë të saj, çuditërisht jemi shumë indiferent, të ftohtë dhe cinik me kolegët. Pse? Vini re, nuk kemi as një debat të hapur shoqëror apo shkencor për problemet e naftës, asnjë emision për naftën. Ne specialistët e naftës kemi zënë një llogore dhe dremisim. Për besë nuk flete as një! Ky veprim lë shteg që në hamullinë e opinioneve të derdhet ujë i zi dhe të ndyhen mendime të arta. Ҫfarë nuk bënë injoranca dhe cinizmi! Kjo ndodh sepse qeveritë tona me istitucionet përkatëse nuk japin llogari dhe as një opinion, prandaj shtyjnë dikë të ndyjë nëpër këto parcele sepse ata e dinë mirë se specialistët e naftës, monizmi i la me hije.



Njihet Shqipëria për perspektivë. Kemi akoma shumë zona të pa studjuara, objekte konkretë. Këto objekte duhej të ishin tema studimore të institutit shqiptarë. Përse, kaq e vështirë është të ngrihet një institut nafte pranë Fakultetit Gjeologji Miniera, të filtronte mendimet e specialistëve? A janë pyetur specialistët çfarë mendimi kanë përë këtë institut, për projektime shqiptare dhe për anën financiare të tij? Puset tanë që lëvizin vulfet janë bankat tona të hapura që mund ta mbajnë këtë institut me vlerë akademike. Ka shumë rezerva dhe rrugë zgjidhje por nuk do Kadiu, të huajt që e shikojnë Shqipërinë parcelë biznesi politik dhe ekonomik. Aliazhi shqiptar me të huajt është i fortë. Nuk del asnjë statistikë për kompanitë e huaja, kush i revizionon këto Albperol, AKBN, qeveri, negociata, ish ministra të naftës, ish deputetë…

Rama e ka mbyllur saraçineskën e naftës për ne shqiptarët, ai ka dështuar në naftë sikurse ata para tij. Nëse nuk pastron sa më shpejtë administratën e naftës, të vendos një personel tjetër duke u konsultuar me specialistët e naftës, kjo gjë do të shkojë më keq. Në Shqipëri përgjohet hashashi por jo nafta, në Shqipëri montohen sahatet e uji por nuk montohen sahatët e naftës për kompanitë e huaja.

Autorët e shkrimit mendojnë se, po të bëhen përpjekjet dhe hulumtimet e nevojshme, ka asete financiare dhe teknike për realizimin e këtij zhvillimi. Aktualisht në industrinë e naftës ka kompani shërbimi siç është kompania Albdrilling sh.a e cila ka teknikë dhe ekspertizë të plotë për shpimin e puseve deri në thellësinë 4000m dhe sonda dhe gjithë mundësitë e saj janë ngrirë se Industria e naftës nuk po punon…

Duhet të intensifikohet lëvizja e naftëtarëve dhe qytetarëve për riatëdhesimin e naftën. Ne specialistët e naftës duhet të prononcojmë me forcë se nafta shqiptare vidhet, se per të, duhet bërë një revoltë mbarë shqiptare, të anullohen të gjitha konçesionet me të huajit.

Në këtë shkrim kolegët e mi skanojnë situatën më dramatike të naftës tonë, të kësaj energjie që dikur mbajti në efiçencë të plotë një sistem bunkier por më habit pasiviteti dhe heshtja e qeveritarëve. Të gjithë heshtin: specialistët e naftës, deputetët e naftës, populli, media.

Shkrimi i dy specialistëve të naftës është memorili i naftës shqiptare, është epilogu i saj më i dhimbshëm… Ne duhet ta rimarrim naftën tonë sepse është pasuria jonë, se ne specialistët shqiptarë, mund ta rikuperojmë atë shumë shpejtë dhe me sukses. Kështu e kuptoj unë skrimin e dy kolegëve tanë.

***

PROF.DR.FATMIR SHEHU&ING.GJEOLOG KADRI RAMA: NAFTA DHE POLITIKA!

http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7179


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks