SHKRIMI
e hënë, 28 maj 2018

PROF. ASOC. DR. VANGJEL KICI: ÇFARË NA MËSON NORVEGJIA? NA MËSON TA SHTETËZOJMË NAFTËN!

Toronto (Kanada), 11maj 2018: Norvegjia na mëson ta shtetëzojmë naftën, dhe ta shfrytëzojmë për mirëqenien e të gjithë popullit. Terroristi Breivik na mëson ta ndërtojmë mirëqenien në vendin tonë. Shqipëria dhe Kosova kanë perspektivë të madhe naftë-gazmbajtëse. Në Shqipëri të kërkohet ndryshimi i qeverisjes. Gjeologët dhe naftëtarët pensionistë të mos bëjnë sehir, por të kërkojnë ndryshimin, dhe të ndihmojnë për të ardhmen e lumtur të popullit.

Para zbulimit të naftës (1969), Norvegjia kishte shumë probleme ekonomike. Ajo mbahej kryesisht me anë të peshkimit dhe shfrytëzimit të pyjeve. Vendi kishte papunësi të madhe. Në qytetin Stavanger, port detar, është një pllakë përkujtimore. Në këtë pllakë është shkruar se, para vitit 1970, nga ky port janë larguar mbi 2 milionë norvegjezë në emigracion (sot Norvegjia ka 5 milionë banorë). Por norvegjezët kërkuan, e vranë mendjen, dhe e gjetën zgjidhjen. Ata zbuluan shumë naftë dhe gaz në Detin e Veriut. Norvegjezët kanë meritë jo vetëm për zbulimin e naftës, por edhe për vënien e saj në shërbim të mirëqenies së të gjithë popullit. Sot Norvegjia është një nga shtetet më të zhvilluara të botës. Populli norvegjez ka mirëqenie shumë të lartë. Çdo banor i Norvegjisë është një milioner. Atje pothuajse nuk ka dallime pagash. Atje ka barazi sociale. Atje nuk ka papunësi….

Si u arritën të gjitha këto?

U arritën nga nafta dhe gazi në Detin e Veriut. Ata punojnë në mes të detit. Ditën dhe natën. Në të ftohtin e madh të dimrit të Europës Veriore, dhe në verë. Hallall ta kenë mirëqenien!

Në këtë Norvegji të pasur u rrit edhe përbindëshi Anders Behring Breivik. Ai është një terrorist ekstremist i djathtë, i cili bëri sulmin në Norvegji në vitin 2011. Më 22 korrik 2011 ai vrau 8 njerëz të pafajshëm me shpërthimin e bombës në Oslo. Pastaj vrau edhe 69 pjesëmarrës të Lidhjes së Rinisë së Punëtorve, në kampin veror të ishullit Utoya, të gjithë të moshës 14-18 vjeç. Ndërmjet tyre ishte edhe vajza shqiptare nga Kosova, e paharruara Lejla Selaci. Në gusht të vitit 2012 gjyqi e dënoi për vrasje masive, duke shkaktuar një shpërthim fatal dhe terrorizëm. Breivik ishte kundër Islamit dhe fajësoi feminizmin për krijimin e një “vetvrasje kulturore” europiane. Ai e quante armik Islamin dhe “Marksizmin Kulturor”. Breivik përkrahte dëbimin e gjithë myslimanve nga Europa. Ai deklaronte se feminizmi ekzistonte për të shkatërruar kulturën europiane. Ai në gjyq e deklaroi veten si një fashist dhe një socialist kombëtar. Përbindësha si Breivik ka edhe në shtete të tjera të botës. Por ai na dha një mësim të madh: Ndërtojeni mirëqenien dhe jetën e lumtur në vendet tuaja, sikurse e ndërtoi populli norvegjez!



ZOTI KRYEMINISTËR….:


Ka popuj të tjerë, që vuajnë nga varfëria. Jo se nuk kanë pasuri, por sepse kanë qeveri primitive, qeveri hajdutësh. Këtu përfshihet edhe populli shqiptar. Këta popuj prodhojnë varfëri dhe shumë emigrantë, të cilët shkojnë drejt vendeve, që kanë mirëqenie. Këta popuj të varfër duhet të ndryshojnë qeveritë në vendet e tyre, dhe jo tu bien në qafë shteteve të tjera. Pra, të kërkojnë dhe të rrisin mirëqenien në vendet e tyre, sikurse bëri populli norvegjez. Nuk jam kundër emigrimit, sepse edhe vet me pasardhësit e mi jemi emigrantë, por çdo gjë me karar. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga Shqipëria ka ikur 40% e popullsisë (për punë, për mirëqënie). Në një intervistë, në një televizion të Europës, e pyetën kryeministrin Rama:

- Nga Shqipëria ka ikur 40% e popullsisë. Çfarë po bëni për punësimin dhe mirëqenien e popullit?

Zoti Rama u përgjegj: “Kjo nuk më shqetëson aspak. Ikin jo vetëm shqiptarët, por edhe polakët, hungarezët, rumunët…”. Kryeministri ynë nuk do t’ia dijë, se përqindja e ikjes së tyre është shumë më e ulët se e shqiptarve. Ai nuk e vret fare mëndjen për punësimin dhe rritjen e mirëqenies së popullit. Kryeministri flet, sikur qeveritë e shteteve të Europës dhe të botës e kanë për detyrë të kujdesen për punësimin dhe mirëqenien e gjysmës së popullit shqiptar, ku ai është udhëheqës.

A ka mundësi Shqipëria, për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie?

Po, ka mundësi, por duhet ndryshuar qeveria e paaftë. Duhet qeveri, që i shërben popullit, si ajo e Norvegjisë. Kur lëviz, populli është uragan. Ai mund të ndryshojë çdo qeveri. Duhet ndryshuar jo vetëm qeveria, por edhe të menduarit e njërzve. Unë kam bindjen e plotë, se nafta duhet shtetëzuar, sepse në një vend si Shqipëria, ku nuk funksionon ligji dhe drejtësia, nuk mund të bëhen privatizime dhe koncesione pa korrupsion. Kam gjithashtu bindjen e plotë, se Brezi Ofiolitik i Mirditës (Mirditë-Kosovës) ka perspektivë të jashtëzakonshme për naftë dhe gaz. Këtë e kam argumentuar dhe botuar në tre librat e mi (në shqip dhe në anglisht), si dhe në artikuj në gazeta të ndryshme. Prandaj, kërkoj të krijohet kompania shtetërore e naftës shqiptare. Kërkoj të fillojnë kërkimet e naftës dhe të gazit në masivin e Bulqizës, sepse atje pres të zbulohet një vendburim nafte dhe gazi i rangut botëror! Ky do të ishte për shqiptarët si zbulimi i parë i naftës në Detin e Veriut. Kështu do të fillojmë të bëhemi një shtet me mirëqenie, si Norvegjia.

Për këto probleme kam publikuar shkrimet e mija në Gazetën Pashtriku.org të Kosovës, në gazetën Tribuna Shqiptare (gazetë për emigrantët shqiptarë në Kanada etj.) dhe në facebook, tek Armata e Naftëtarve.

Pse kështu?

Sepse të gjitha gazetat në Shqipëri janë të censuruara nga qeveria, të korruptuara. Ato janë provuar se nuk pranojnë për botim artikujt opozitarë, që kritikojnë ashpër qeverinë.

Cilat janë komentet e intelektualve të naftës, për shkrimet e mija në facebook?

Idetë e shkrimeve të mija për naftën kanë disa mbështetje me komente të shkruara, por shikoj se në përgjithësi pëlqehen. Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e shkencëtarve dhe e specialistve të naftës heshtin. Ata duhet të jenë bindur deri tani, dhe të kërkojnë shtetëzimin e naftës. Gjeologët e naftës duhet ta mbështesin, ose ta kundërshtojnë shkencërisht dhe me botime, pikëpamjen e re gjeologjike mbi perspektivën e madhe naftë-gazmbajtëse të Brezit Ofiolitik të Mirditës, dhe jo të rrinë pasivë. Këtë mund ta bëjnë, edhe pse një pjesë e tyre janë pensionistë. Të dhënat faktike, për interpretim, i kanë në dispozicion. Kjo punë mund ta ndryshojë mendimin e qeverisë për naftën. Disa shkruajnë se për këto probleme, unë dhe disa shokë të tjerë, që mendojnë si unë, jemi kujtuar shumë vonë. Ata harrojnë shprehjen e popullit: Më mirë vonë, se kurrë. Ata harrojnë se kemi akoma shumë naftë dhe gaz, që nuk e kanë rrëmbyer të huajt. Në qoftë se nafta shtetëzohet (këtë e pengojnë vetëm të huajt dhe qeveria e korruptuar, që u shërben atyre dhe vetes), kthesa në ekonomi mund të bëhet shumë shpejt.

Më 09 Maj 2018 një barrelë nafte bruto kushton 71.03 dollarë (afërsisht 2.2 litra kushtojnë 1 dollarë!). 1 ton naftë ka pak më tepër se 6 barrela. Llogaritjet e mëtejshme le t’i bëjnë vet shqiptarët! Edhe zbulimi i vendburimit të ri të naftës mund të bëhet shumë shpejt. Njëri shkruan të heqim dorë nga nafta, sepse po ndotet mjedisi. Ai propozon të investohet në turizëm, por nuk jep shembuj nga bota, se cilat shtete u zhvilluan vetëm nga turizmi? Në librin tim (Nafta në Albanide, 2013) kam argumentuar dhe theksuar se nafta e Brezit Ofiolitik të Mirditës pritet të jetë cilësore: Jo squfurore, jo bituminoze…Kjo është një arsye tjetër, pse duhet kërkuar naftë në këtë brez. Pra, nuk do të ndotet mjedisi nga gazi squfuror, si në Patos, Ballsh etj. Një tjetër shkruan se duhet të vazhdojë dhënia me konçesine, por sipas ligjit, pa hile. Ky e di shumë mirë, se në Shqipëri ligjet dhe drejtësia nuk funksionojnë. Prandaj, në Shqipëri nuk mund të bëhen privatizime dhe koncesione pa korrupsione, pa hile. Atëhere, pse e mbështet dhënien me koncesione? Nga këta shembuj rezulton se duhet ndryshuar jo vetëm qeveria, por edhe të menduarit e njerzve për naftën. Në të kundërt, do të zhytemi thellë e më thellë në borxhe, dhe në varfëri. Besoj se do ta gjejmë rrugën drejt mirëqënies dhe zhvillimit. Ishalla sa më shpejt!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks