SHKRIMI
e shtunë, 22 shtator 2018

NJOFTIM PËR VETERANËT E ISH'LPK'së, ISH'FONDIT 'VENDLINDJA THËRRET'...

St.Gallen, 29 qershor 2018: Të nderuar bashkëveprimtarë të ish-LPK-së, ish-Fondit “Vendlindja Thërret” e gjithë ju kontribues në luftën çlirimtare të UÇK-së,

Jemi në prag të pushimeve verore andaj gjatë qëndrimit në vendlindje ju këshilloj të shkoni e të pajiseni me çertifikatat përkatëse të veteranit luftëtar, pjesëtarë e pjesëmarrës i UÇK-së përmes zyrës së veteranëve.

Çertifikatën e veteranit pjesëtarë i UÇK-së, (për gjithë strukturën organizative të ish-LPK-së, ish-Fondit “Vendlindja Thërret” e kontribuesve tjerë në sektorë të ndryshëm.) Ata që nuk kanë aplikuar të marrin me vete dokumente e dëshmi që vërtetojnë organizimin në këto ish-struktura dhe dëshmitë e kontributeve personale dhe të grumbullimit të mjeteve. Edhe ata që kanë aplikuar është mirë të marrin me vete kopjen e aplikimit e dëshmitë, sepse aplikacionet janë në prokurori.

Të gjithë kontribuesit në ish-Fondin “Vendlindja Thërret” dhe forma tjera që kontribuan me 1000 e më shumë Franga zvicerane ose 1000 Marka gjermane, apo me mjete të tjera, të paraqiten te zyra e veteranëve e të pajisen me çertifikatën e veteranit pjesëmarrës i UÇK-së.

Në proces është edhe përgatitja e Mirënjohjes për kontributin e klubeve, shoqatave, bizneseve e gjithë institucioneve tjera që kontribuan me mjete e në grumbullimin e mjeteve për çlirimin e Republikës së Kosovës, ata që duan mund të pajisen që tani me çertifikatën e pjesëmarrësit.

Urime, shëndet e t'i gëzoni çertifikatat e veteranit të UÇK-së e të jemi krenarë deri në frymën e fundit për vlerat e përbashkëta që krijuam me dëshmorët e invalidët që dhanë më shumë se ne, dhe të insistojmë t'i ruajmë e afirmojmë këto vlera. E të jemi krenarë gjithashtu me brezin e ri që përmes aktiviteteve në sport, muzikë e të gjithë fusha tjera në atdhe, apo kudo qoftë në botë, na bëjnë krenar me arritjet e tyre.

LAVDI DËSHMORËVE TË UÇK-së

NDERIM INVALIDËVE E GJITHË VETERANËVE TË UÇK-së

Bashkëveprimtari juaj që shpreson se arriti të kryej deri diku përgjegjësinë që morri para bashkëveprimtarëve dhe komisionit të verifikimit të veteranëve të UÇK-së.

Agush Buja, St. Gallen - Zvicër, 28. 06. ‘18


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks