SHKRIMI
e hënë, 17 qershor 2019

REXHEP KASUMAJ: ARMËPUSHIM!

Berlin, 14 shkurt 2019:

1.


Paqja ndër shekuj do të ketë formulë, prapahije, aktorë e parime të ndryshme dhe, natyrisht, fitimtarë e humbës të saj. Dëgjoj shpesh shefin e serbëve, Vuçiq, tek thotë: do bëjmë paqe me shqiptarë për 100 vjet. Ndonjëherë, në shestimet fantazmagorike, shfaqet më fin, i mëshirshëm e pajtestar dhe i fal paqes edhe 100 të tjerë. E me vete thoshja: përse ky nuk shprehet, qoftë dhe si takt diplomatik, me fjalët "paqe të përhershme"?


2.

Kultshkrimtarin e ekziluar frëng, Houellebecq, (romani "Nënshtrimi") e sëmbon një dhimbje: qytetnia e shplarë që ka braktisur gurrën e vet. Ndaj dhe, pledon kthimin në vlerat e vjetra konservative. Të kulturës së kulluar kur "Pater familias" siguronte bukën e Zonja edukatën dhe, që këtej, ka një fjalë gjithë pezm për gjermanët. Askush më shumë se ata, revoltohet ai, nuk i është dorëzuar prirjes së shfytyrimit vullnetar.

Në librin e tij nguctar, "Gjermania po vetëzhbëhet", Thilo Sarrazin (ashtu si Oriana Fallaci me "Eurabinë"), do të shprehte qysh para tij drojën nga shpërbërja identitare e Europës. Dhe fajin do t'a gjejë krejt lehtësisht: idiotizimi i saj vjen nga turko-arabët inferiorë që godasin sistemin social, rëgjojnë inteligjencën dhe, me shoqëritë e getoizuara paralele, shprishin Leit-kulturën gjermane...

Anipse nuk bën retorikë lufte, diku në shënimet përmbyllëse thotë:"...ne nuk e dimë se ç'luftëra do zhvillohen në të ardhmen..."! Por se ato do ndodhin, ai s'ka as më të voglin dyshim.

Ndoshta kësaj here, si do të deshte Houellebecq, ajo do ishte një e totale: një rezistencë mbarëeuropiane kundër shndërrimit të saj në defekt natyre. E kjo dmth. pa familje, pa përtrirje, pa energji sociale e pa ardhmëri kulture që zvetnohet vazhdimisht.

Sepse, si për t'i dalë zot, August Everding (lexuar te "Matanë Brukselit"), do të shkruaj: më shumë se gjeografi heterogjene - Europa është kulturë.

3.

Mirëpo nëse të tjerë, kaq dijemëdhenj, nuk e përceptojnë dot kur dhe ç'luftëra do zhvillohen në motlargëtat që vijnë, një prijës politik i zvargur diku poshtë, në Ballkanin e zymtë, rreket të parashohë: edhe pragun e tyre edhe kundërshtarët në logbetejë.

Dhe nuk është yshtje, vegim a frikë. Është testament i vulosur në alfabetin e krimit. E pra, ja skena e njohur në fushëluftë, në art dhe epos: sërish fusha e mëllenjave dhe sërish shqiptarët, këta armiq të përjetshëm. Armiq - për dashurinë ndaj Dhéut të tyre dhe armiq - për të drejtën hyjnore të kësaj dashurie të përgjakur.

I munduar në kërkim të një përskajimi, pyesja: ç'është kjo paqe e përkohshme. Me afat. Orë e kurdisur...Pastaj, njëj pasdite të bukur mesdimnore, do t'më ndihte mikja e shkrimtarja e nderuar Eva Gjoni. Formulimi i saj do ishte i saktë deri në ligjshmëri historie.

Dhe Ajo më shkroi: zotni, kjo nuk s'është tjetër veçse armpushim!

I gjatë 100 vjet!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks