SHKRIMI
e mërkurë, 24 prill 2019

REXHEP KASUMAJ: NJË VLERË E PAPËRSOSUR DHE NJË PËRSOSMËRI E PAVLERË!

Berlin, 25 mars 2019:

1.

Më kujtohet, si sot, një intervistë. Shumë vite që këtej. Vend i veçantë dhe përsonalitet emblematik. E, sidomos, një fjalë, që kishte saktësi e sëmbim...

I pyetur nga intervistuesi në një studio serbe, se a frikësohej që ndodhej në Belgrad, Adem Demaçi, në stilin e tij prej rrfeje, do të thoshte: jo, aspak. Përse? Shpirti nuk vdes.


E kisha lexuar dhe më pëlqente thënja hyjnore e Jezuit: mos u frikëso nga ata që t'a vrasin trupin. Dhe, në këtë frymë qiellore, e gjeja logjike, çliruese, shprestare përgjigjen e Demaçit në metropolin serbian.

Por, pretendimi i dialoguesit nuk ishte biblik, kozmogonik. Ishte krejtësisht i kësojetshëm e tokësor.

Dhe në pyetjen e kulluar politike, ai, për çudi, jepte përgjigje eminente klerike.

Ndaj, në gjurmë të përceptimit të tij, njeriu zhgënjyeshëm do fshante: nëse qenkësh kështu, aherë për ç'duhej gjaku, tmerri, vuajtja e morti për një shtet, kur kurmi është kaq i parëndësishëm e kalimtar ndanë lumnisë në jetën e pasosme?



2.

Ndërkaq pasrendës të tij, pinjoj shpirtërorë a frekuentues të hershëm t'një shkolle tjetër politike, nuk vuajnë fare këtë dytësi të papërsosur.

Ata, hedonistë të thekur, jo nga dija por nga instinktet, shkrihen për kalimsinë. S'ka botë tjetër. Dhe sentencën e famshme "Carpe diem", e kanë absolvuar përtej çdo përftyrimi të Horacit të lashtësisë. Dhe kjo është përsosmëria e tyre. As frikë lartë, nga qielli, dhe as turp poshtë, nga njeriu. Një përsosmëri fundërisht e pavlerë. Brutale, makabre, ç'njerëzore...

Nuk e kanë idenë e kulturës a profilimit ideologjik: të majtë, të qendrës a të djathtë, e sërish bëjnë sikur rreshtohen. Sikur kanë programe, alternativë a vizion...

Por anipse shtihanë, është pika, kodi funksional që i njëshbën në mjerësinë trishtuese. Realiteti i tyre i admiruar kënetor. E pra, rrëmbimi i gjithçkaje që del përpara. S'prish punë që aty, në plaçkën e shkretë që s'ka gojë të bërtasë, janë flijuar copëza jete, fati, dhimbjeje a ëndrre të atyre që s'i pyet askush për asgjë.

As për jetën këndej dhe as për jetën matanë...


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks