SHKRIMI
e enjte, 27 shkurt 2020

SHEFIK SADIKU: A DUHET TA KETË ҪDO QYTET NË KOSOVË SHTATOREN E ADEM DEMAҪIT?

Viti, 30 dhjetor 2019: Për gjendjen e popullit shqiptar në përgjithësi, e për shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të Shtetit shqiptar në veçanti, janë shkruar dhe treguar ngjarje trishtuese për gjendjen dhe statusin e tyre jashtë Shqipërisë. Pa përjashtim, pozita e shqiptarëve ka qenë histori tepër e dhimbshme. Këtë e bënë Serbia, Greqia dhe Mali i Zi, shtete këto që kishin aneksuar pjesën më të madhe të tokave shqiptare dhe të popullit shqiptar. Kjo e vërtetë ishte dhe është paradoks i pakundndodhur tjetërku në botë, sepse me krijimin e Shtetit shqiptar, territori dhe numri më i madh i popullit mbeti nën sovranitetin e shteteve fqinje të shqiptarëve.

Qarqet antishqiptare të fqinjëve,jo që nuk qenë të gatshëm të sigurojnë të drejtat më elementare për shqiptarët në shtetin e tyre, por filluan, ndoshta edhe në mënyrë të kordinuar mes vete, shtypjen, dhunën dhe diskriminin më brutal ndaj elementit shqiptar deri në format e gjenocidit.

Shqipëria,si shteti amë i shpitarëve e dalur e sakatosur nga Konferenca e Londres e viteve 1912 dhe 1913, nuk pati as mundësi teorike t'u dali në mbrojtje shqiptarëve të mbetur jashtë saj. Madje jo pak herë dhe jo pak vrazhdë ushtritë serbe, greke e malaziase pushtonin e plaqkitnin atë që mund të plaqkitej brenda asaj Shqipërie të gjymtuar nga vendimet e padrejta të konferencave ndërkombëtare dhe të ambicieve hegjemoniste të shteteve fqinje.

Serbia, e cila pëvetësoi pjesën më të madhe të tokave shqiptare pas largimit të Perandorisë Otomane, shtoi dhunën makabre deri në formë gjenocidi kundër shqiptarëve duke vrarë qindra mijëra nga 1912-ta si dhe duke shpërgulur , po ashtu, qindra mijëra shqiptarë të tjerë nga territori "i saj", të cilin ia njohën fuqitë vendosëse të kohës. Ky gjenocid antishqiptar nuk u ndërpre as me formimin e Mbetërisë Serbo Kroato Sllovene më 1918. Gjatë kësaj periudhe u hartuan,nga intelektualë serbë, memorandume dhe elaborate ekskluzive për shpopullimin e vendit nga elementi shqiptar. Pushtimi i ishJugosllavisë së 1918-es nga fashizmi italian dhe nazizmi gjerman më 1941, në Luftën e Dytë Botërore, për shqiptarët solli sado kudo pak liri, në kuptimin se tani pushtuesi i ri vinte nga një civilizim më i avansuar karshi pushtuesit paraprak,që nuk e njihte fare, të paktën, etikën humane. Ky lloj barbarizmi dëshmohet me format e gjenocidit sadist,që nuk janë temë e këtij trajtimi.



Sado që shqiptarët iu bashkuan frontit antifashist në LDB, megjithatë me përfundimin e luftës jo që s'u realizuan marrëveshjet shqiptaro-serbe për bashkimin e Kosovës me Shtetin amë, por dhuna tani, në forma edhe më perfide, vazhdoi kundër shqiptarëve kudo në Jugosllavinë e Titos. Kosova, si njësi administrative, fitoi një status pak më të avasuar me Kushtetutën e vitit 1974. Kishte një pozitë pak më të mirë të shqiptarëve krahasuar me shqiptarët e pjesëve tjera të Jugosllavisë. Megjithatë gjendja në viset shqiptare kudo në Jugosllavi, e në veqanti në Kosovë në aspektin ekonomik ishte skajshmërisht e dhimbshme. Varfëria, papunësia, dhuna dhe diskriminimi i shqiptarëve ishte po i atij niveli sikurse i Jugosllavisë së vjetër, por tani në rrethana të reja, në Jugosllavinë titiste.

Shqiptarët e Kosovës, meqë ishin më kompakt se shqiptarët në pjesët tjera, herë pas here, në ato rrethana tejet diskriminuese dhe shypëse, ngritnin zërin e mosk"naqësisë për pozitën e tyre diskriminuese.

Rebelimi në Drenicë më 1945, që kishte qëllim mbrojtjen e qenies shqiptare nga elementet çetnike në petkun partizan, u shtyp brutalisht, me tendenca të një shtypjeje sikurse të shqiptarëve të Çamërise nga regjimi grek. Ky ishte edhe një sinjal shtetsë se,regjimet e Serbisë sado që e ndërruan petkun nga ai mbretëror jugosllavoserb në atë partizan e komunist,si gjoja i barabartë për të gjitha etnitë, kur është në pyetje populli shqiptar, ato kanë synime hegjemoniste të njëjta.

Shqiptarët duhej të mos i ndalnin përpjekjet pêr liri edhe në këto rrethana të gjoja Jugosllavisë së të barabartëve. Veprimtarë të ndryshëm bën përpjekje në këtë drejtim sado që UDB -a ,e udhëhequr nga Aleksandër Rankoviq shtonte presionin e dhunshëm kundër shqiptar për shpërngulje masive. Nga veprimtarët shqiptarë të viteve të para pas LDB,dallonhen Fazli Graiqevci, Metush Krasniqi, Adem Demaçi etj.

Numri i veprimtarëve në kushte të ilegalitetit rritej vazhdimisht. Burgosja dhe tortuara ndaj të lartshënuarve,jo që nuk e zbehi kërkesën për liri, por ajo vinte duke u rritur. Burgosja dhe dënimi tri herë me gjithse 28 vjet burg e Adem Demaçit, e shndrroi Demaçin në simbol të rezistencës, qëndresës, shpresës dhe vizionit të qartë të kërkesave , të paktën për një republikë të Kosovës, e barabartë me republikat tjera në federatën jugosllave, fillimisht drejt pavarësisë përfundimisht. Tani kërkesat e shqiptarëve për pozitë të avansuar të tyre, sikur kishin një adresë nga niseshin. Ndërdija tashmë thoshte se balli i kërkesave të shqiptarëve të ish Jugosllavisë përgjithësisht, dhe të Kosovës veqanërisht ishte lëvizja e Adem Demaçit dhe bashkëveprimtarëve të tij. Ishte e pamundshme n" ato rrethana të egra të okupimit, të kordinoheshin grupet mes vete. E rëndësishme ishte se qëllimi dhe kërkesa dihej, çlirimi i Kosovës. Burgosjet e panumërta, dënimet makabre , dhuna sistematike, bën që shumë vaprimtarë të mërgonin jashtë, por gjithnjë duke i ruajtur lidhjet me elementin brenda. Ishte koha dhe momenti i domosdoshëm që për ta fituar përkrhajen ndërkombëtare, fillimisht bota duhej njohur me shqiptarët: kush janë ata, ku jetojnë, si jetojnë, çka kërkojnë, kush i dhunon të drejtat e tyre etj etj. Lëvizjet brenda, demonstratat e protestat jashte, ideolog dhe frymëzues drejt qëllimit vazhdonin ta kenë Adem Demaçin. Ai tashmë,si emër dhe si patriot, jetonte në zemrën e çdo shqiptari, sado që regjimi ndiqte secilin që qoftë edhe pavetëdijshëm shqiptonte emrin e tij. Demostratat e 1968-es dhe sidomos ato të 1981-it,jo vetëm që bën kthesën e madhe në vetëdijen e shqiptarëve të Kosovës, por ato bën që të mbushen të gjitha burgjet e ish Jugosllavisë me të dënuar politikë shqiptarë. Të gjithë këta të rinjë i mbante gjallë dhe ua ua ngrohte shpirtin liridashës prijëtari i tyre Adem Demaçi. Ata rebeloheshin edhe brenda burgjeve e qelive. Në botën e jashtme, po edhe brenda u formuan shumë organizata e shoqata me të vetmin qëllim. Demonstratat e vitit 1981, ishin ndër sihariqët e parë se bota komuniste e Lindjes kishte filluar të luhatej. Vetëdija kombëtare rritej, tashmë, jo vetëm te shtresat e arsimuara, por ajo nisi të merr përmasa gjithpopullore. Që nga demonstratat e 1981-it e deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës nga UÇK-ja dhe aleati i saj, NATO-ja,numri i shqiptarëve që mendonte se shqiptarët gëzojnë të drejta kombëtare, numërohej në gishtat e dorës.

Pse çdo qytet duhet ta ketë shtatoren e Adem Demaçit ?

Nga ato pak që u thanë, dhe nga ato shumë që duhet të thuhen e praktikisht nuk mund të thuhen, simboli Adem Demaç është unikat në histori. Bota, po edhe historia shqiptare njeh shumë figura që jetën e tyre e kanë kaluar në burgje për një kauzë. Kauzat janë të ndyshme, personazhet janë të ndryshëm, vuajtjet janë të shumllojshme, torturat janë ćnjerëzore, qëndresat janë heroike, synimet janë madhështore, arritjet janë kolosale, por edhe pas të gjitha këtyre vajtjeve e sajrificave, Adem Demaçi njeriu më vital, më dashamirës pêr të gjithë, më jourrejtës ndaj askujt, më me dinjitet, më mospërkulës ndaj askujt dhe për asgjë. Ai iu ka përkulur vetëm të vërtetës, lirisë jo vetëm të popullit të vet, sakrificës së çdokujt për të drejtën dhe të vërtetën.

Le ta gjejë dikush edhe një shembull të njeriut që nuk e ka urrejtur gjyqtarin shqiptar që ia ka shqiptuar gjithë ato dënime e t'ia bëjmë një shoq bac Ademit! Jo, nuk mud të gjesh edhe një njeri kur rrugës duke ecur ka dëgjuar njerëz duke e quajtur plak të matufosur, kurse ai me buzëqeshjen në fytyrë dhe dhimbjen në shpirt është lutur që edhe ai I mjerë një ditë ta kuptojë se Adem Demaçi nuk ka bërë burgje për pasuri e urrejteje për njerës,por është sakrifikuar për lirinë e munguar. Shumçka mund të flitet e shkruhet për simbolin e lirisë sonë, Adem Demaçin,por pak mud te flitet e të shkruhet nga ajo që duhet edhe të flitet edhe të shkruhet. Jo pak nder nder na bën gjithë

neve si qutetarë, ngritja e shtatores së Demaçit në të gjitha qytetet e vendit. Popujt e civilizuar, po ka kishn një Adem Demaç, i sigurtë jam se do ta bënin këtë dhe shumë më shumë se kjo.

Cili shqiptar nuk do të donte që kur shkon në një qytet tjetër të mos e shihte figurën e simbolit të lirisë së vet në hyrje të atij qyteti ?

A ka ndonjë të tillë?

Nëse po, e mëshiroftë si gjithmonë, buzëqeshja e Bacit tonë!


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks