SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

BEHXHET SHALA BAJGORA: LUFTA PËR GLAUKUN DHE GRENELLI ANTE PORTAS!

Prishtinë, 28 janar 2020: Rroftë Glauku , poshtë Glauku : Glauk Konjufca u zgjodhë kryetar i Kuvendit me vota edhe të LDK-së , posti që ishte ndarë pikërisht për këtë subjekt politik e që tani , së paku deri më sot po e kërkon t’i rikthehet ndonëse vet e ka votuar . Në situata normale dhe në një vend normal kjo çështje do të konsiderohej e përmbyllur ditën që ka përfunduar votimi . Në Kosovën thuaja të pavarur dhe me sovranitet të dhunuar nga Beogradi dhe ndërkombëtarët , ku asgjë nuk e ka , as formën e as përmbajtjen të normalitetit , është krejtësisht e ligjshme dhe e pranueshme që t’i hani fjalët tuaja pasi që janë tuajat dhe nuk i nënshtroheni fare përgjegjësisë publike e për moral nuk diskutohet fare nëse i referohemi thënies se politika është kurvë , madje jo në kontekstin lokal por edhe në ate të BE-së ! Nëse vrasja e dukës Franc Ferdinand në Sarajevë ka shërbyer si pretekst për fillimin e luftës së Parë Botërore , sikur që vrasja e Qazim Hoxhës nga andartët grekë ka shërbyer që Musolini t’i shpallë luftë Greqisë , Glauk Konjufca thuaja se po e luan të njëjtin rol , së paku sipas disa anal –istëve dhe atyre që kanë interesa të drejtpërdrejta politike. Për këtë arsye po kërkohet koka ( politike ) e Glaukut në mënyrë që të shpëtohet situata duke u arritur marrëveshja për bashkëqeverisje midis fituesit të zgjedhjeve , LVV –ës dhe të dytit , LDK-së. Më shumë se tre muaj po negociohet për këtë marrëveshje dhe , sa po mendojmë se e pati puna, posti i kryetarit të Kuvendit po e kthenë në pikën zero krejt këtë përpjekje. Isa Mustafa e ka shumë vështirë , më shumë po ka probleme me ata që duhet t’i binden në bazë të kierarkisë partiake , sew me këta të LVV –së. Albinb Kurti nuk e ka asnjë problem sepse është shndërruar në ikonë apo totem adhurimi te LVV –ës dhe askush dhe askujt as që i bie ndërmend se mund apo se duhet të kundërshtohet qoftë edhe për ta plotësuar mozaikun formal të demokracisë.

Të gjithë po e ngrejnë në qiell Glauk Konjufcën dhe nuk mbahet mend të jetë lavdëruar aq shumë ndonjë politikan nga Kosova për së gjalli përjashtuar këtu ata që e kanë lëshuar këtë botë e që janë lavdëruar vetëm ditën e ceremonisë mortore . Po këta e duan vdekjen politike të Glaukut , si uvertyrë për eliminim të ngadalshën nga skena politike përmes degradimit të personalitetit të tij sikur që duan që , në këtë mënyrë ta dobësojnë LVV –në si edhe vet Albinin duke i vënë shpatën e Demokleut mbi fytin e tij . E kanë një arsyetim , më shumë mitik se politik duke e krahasuar me Abrahamin apo Ibrahimin që ka qenë në gjendje ta flijojë të birin e vetëm e që pastaj ia mundësuan ta zëvendësojë me një qengj . Gjak aty , gjak këtu ! Këta që po e kërkojnë flijimin e Glauk Konjufcës duke e krahasuar me qengjin flijues , në fakt duan që , në fund të fundit Glauk Konjufcën ta shndërrojnë në një gomar politik i cili do t’i bartë në samar të gjitha mëkatet e dështimeve të deritashme të bisedimeve , jo për shtet por ekskluzivisht për pushtet. Lufta për kokën e Glaukut po më ngjanë në betejën e Stalingradit ku vendosej fati në frontin e BRSS-së apo të Ivo Xhimas në Japoni . Edhe në Kosovë duket se Glauk Konjufca po del të jetë përcaktues për fatin e “ Koalicionit të Shpresës “ , nëse do të bëhet apo do të dështojë e që , sipas meje nuk është fare e vërtetë! Koalicioni do të bëhet, me apo pa Glaukun ! Mendoj se në situatën në të cilën jemi , edhe për LVV-në sikur edhe për LDK –në më mirë është që Glauku të mbesë kryetar Kuvendi dhe të bëjnë një zgjidhje tjetër aq më parë që livadhi është shumë i madh dhe ka për të gjithë ! Merreni me mend , nëse do të shkarkohej Glauku apo edhe nëse detyrohet të jepë dorëheqje e që është e njëjtë , brenda një viti do të kishim 5 votime për zgjedhje dhe shkarkim të kryetarit të Kuvendit . Po të ndodhë kështu , LVV-ë dhe LDK-ë do të hynin në natologji dhe libër të Ginesit për kapje të shtetit përmes dhunimit të pushtetit . Ka tjera kombinime prandaj jam fuqishëm që Glauk Konjufca të mbetet kryetar i Kuvendit . Ndryshe nuk bënë. Lërini ju përrallat për balansim të pushtetit sepse në të gjitha fushat ku garohet ; i pari është i pari , i dyti është i dyti dhe asnjëherë nuk mund të barazohen i dyti me të parin prandaj të gjitha përpjekjet bëhen për vend të parë e jo për vend të dytë ! Jam i sigurt dhe gjithmonë kam qenë i sigurt se marrëveshja midis LVV –së dhe LDK-së do të bëhet dhe të gjitha këto bisedime janë bërë ( stërzgjatje e që mendoj se nuk është edhe aq shumë stërzgjatje ) është bërë të sigurohet më shumë pushtet . Gjithashtu , mund edhe të gaboj . mendoj se këta po e marrin pushtetin në kohën më të keqe të mundshme ku do të merren disa vendime të dhimbshme për Kosovën ku , as LVV –ë e as LDK-ë nuk do të kenë mundësi të pengojnë në asnjë mënyrë ! Do të detyrohen ta hanë kulaçin e gatuar nga Vuçiq dhe Thaçi , me mëlmesa hetuese të rrugaçes së Brukselit , Federika Mogerinit , trashigimtare e bareshës Ashton ! Koalicioni LVV –ë – LDK-ë do ta ketëp një opozitë të fuqishme andaj duhet ta lëshojë topin në tokë dhe të luaj me të gjithë kurse artilerinë e rëndë dhe kërcënuese orale duhet ta zëvendësojë me një ftesë për bashkëpunim nëse nuk duan ta kenë gjendjen sikur në Shqipëri !

Richard Grenell apo “ magjistari “ i Berlinit : Donald Tramp është president i SHBA-ve dhe mik i ngushtë i ish presidentit të Kosovës , Behgjet Pacolli . Kanë shumë gjëra të përbashkëta ; biznesmenë të suksesshëm , shoumenë , të dashuruar pas së bukurës qoftë edhe femër të jetë , humanistë të mëdhenj që ta marrin kafshatën ga goja për ta forcuar Perandorinë finaciare dhe , mbi tgjitha e kanë të përbashkët inteligjencën e që nuk dallojnë aspak në këtë fushë. Ju kujtohet fakti se pasi Donald Tramp doli nga abdes –hanja në Washington , njeriun e parë që e nderoi me një shtrëngim duarsh ishte presidenti ynë i famshëm , Behgjet Pacolli e që është respektim i jashtëzakonshëm , si për ish presdientin , për këshilltarët që i ka dhe për të gjithë neve pavarësisht se nuk jemi të gjithë republikanë. Në çastet më të rënda për Amerikën dhe presidentin Tramp , përkrahjen më të fuqishme në mos edhe vendimatre e ka pasur nga dy figura emblematike kosovare pa të cilat politika ndërkombëtare nuk ka kuptim , dy presidentët ; Hashim Thaçi – Shima dhe Behgjet Pacolli – Gjeti , Sanço Panço dhe Rosinanti i ditëve tona. Presidenti Tramp e donë fort Kosovën prandaj i ka caktuar dy lojëtarët më të fuqishëm , më të besueshëm , më inteligjentë , më të ndershmit dhe më të guximshmit ; Metju Palmer dhe Richard Grenell . Metju Palmer kam përshtypje se i ka rënë mrizit kurse Grenell po i tregon muskujt në një mjedis ku ka të bëjë me rakitikë politikë por të uritur për pushtet , deri në grykësi siç është puna e Kosovës . Behgjet Pacolli i ka dërguar një letër adashit Tramp ku i siguron se i tërë populli i Kosovës është në anën e Trampit , pavarësisht situatave dhe zhvillimeve . Kjo i duhet Trampit para zgjedhjeve ta paraqes Kosovën si sukses personal të cilin nuk kanë mundur ta zgjedhin të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian bashkë , bashkë me Tanzaninë dhe Rodezinë. Begja është mashtrues sepse nuk janë të gjithë kosovarët votues ( që kanë të drejtë vote ) dhe përkrahës të Trampit . Begja mund të flasë në emër të vetin dhe eventualisht në emër të Hashimit por kurrë në emër timin ! Ngutia e Trampit për ta zgjidhur çështjen e Kosovës , me çdo kusht dhe me çdo çmim është në përputhje të plotë me thënien popullore se : “ kush ngutet, përmutet “!


Richard Grenell na e solli marrëveshjen për fluturime dhe në këtë mënyrë i bëri Kosovës një shërbim të madh sepse , pas kësaj marrëveshjeje Kosova do të detyrohet të aktivizojë flotën ajrore prej 100 Boing 737 që rrinin kot së koti në hangarët e Aeroportit “ Adem Jashari “. Pas kësaj marrëveshjeje , çdo ditë , së paku 50 Boing 737 të Air Kosova do të fluturojnë për Beograd kurse 50 të tjerë për Nish .

Gjithashtu , pritet të formalizohet marrëveshja për hekurudha me ç’rast 29 trena supersonikë do të aktivizohen në relacionin Leshkoqiq – Leshak ndërsa nja 11 të tjerë do të aktivizohen në relacionin Gjylekarë –Merdarë .

Pritet gjithashtu që të nënshkruhet marrëveshja për lundrim të lirë të anijeve moçalike dhe tejoqeanike midis Kosovës dhe Serbisë. Për fillim do të funksionalizohet lundrimi nga Përroi i Isës me lumin e Tisës për të vazhduar me lundrim ekologjik dhe strategjik midis lumit me ujëra të zeza të Krenës nga Drenica me Danubin nga Sremska Mitrovica .

Sigurisht se Grenell është mirë i informuar se marrëveshja që ka funksionuar dhe funksionon më së miri midis Kosovës dhe Serbisë e që realisht i bashkon dy Mitrovicat , ndonëse formalisht , as nuk është nënshkruar e as nuk është ratifikuar , është ajo e bashkëpunimit nëntokësorë ( jo miniera e Trepçës ) midis dy kozy nostrave , veriore dhe jugore .

Marrëveshjet e Richard Grenell , që po i nxjerrë nga cilindri që i mbulonë dy koka ( Vuçiqit dhe Thaçit ) janë pjesë të një marrëveshjeje integrale , të arritur më parë e që tash , nga “ buldozheri “ Grenell po i serviren si kontribut i Trampit të cilat nuk duhet dhe nuk kundërshtohen. Në takimin jopolitik të Grenellit me liderë politikë ; Albin Kurti dhe Isa Mustafa ua bëri të qartë se do ta kenë përkrahjen vetëm nëse përkrahin propozimet e Trampit për marrëveshje përfundimtare . Grenell tha se ka ardhur për zhvillim dhe çështje ekonomike , hapje të reja të vendeve të punës dhe , si hap i parë në këtë drejtim u interesua se si pregatitet fasulja “ Tavqe – gravqe “ dhe specat në mazë . Krejtësisht qëllim jopolitik !

Kosovës i janë prerë teshat dhe , mos u habitni se mund të ndahemi bythëcullak . Grenell po tregon përralla për zhvillim ekonomik në kohën kur shumica e të rinjve po e braktisin Kosovën. Kush do të investojë në Kosovë nëse nuk keni siguri politike , nëse nuk e shtrini sovranitetin në tërë territorin e saj për të zbatuar ligjet , nëse e keni integritetin territorial të ndarë me banditë të veriut dhe banditë të jugut dhe nëse nuk keni liri të lëvizjes .

Kosova nuk duhet të barazohet me Serbinë në asnjë rrafsh dhe në asnjë kontekst , Kosova duhet të ndahet nga Serbia deh duhet ta qeverisë veten në mënyrë që oastaj , në bazë të intereseve të ndërtojë një marëdhënie dhe bashkëpunim me Serbinë ! Nuk barazohet taksa 100% për mallrat serbe me një fushatë çnjohjeje shantazhuese që po e bënë , e ndihmuar nga Ministria për Punë të Jashtme e Kosovës . Kosova duhet të negociojë në baza të barabarta , jo të dëgjojë dhe zbatojë ate që e kërkon Vuçiqi , qoftë përmes BE-së apo ndonjë shteti tjetër . Si ka filluar Grenell të nxjerrë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë e që Kosova informohet nga mediet apo gjatë seancave dëgjimore me Grenell dhe të tjerë , shpejt do të vjenë një ditë kur më nuk do të ketë marrëveshje dhe do të thuhet se u arritë marrëveshja për normalizim të marëdhënieve midis Kososvës dhe Serbisë , pa u zgjidhur asnjë çështje praktike në terren ! Kjo vetëm do të shkaktojë tensione të reja dhe konflikt të pashmangshëm sepse nuk po arrihet një marrëveshje e drejtë poir një marrëveshje e imponuar !

P.s. Merruni me punë për çka keni fituar votat dhe që keni detyrim ndaj qyteatrëve votues e mos u merrni me halla , dajallarë , teze , nipa dhe mbesa! Është komunikim shumë i ulët , i apdenjë , me një fjalë !


27 janar 2020 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks