SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

ISUF BYTYҪI: KRAHËT E SHQIPES

Mynih, 29 janar 2020: Lëvizja Krahët e Shqipes, e mbajti Kuvendin gjithëkombëtar shqiptar në Tiranë  E përgatiti për botim: Isuf Bytyçi

Duke e parë gjendjen e rëndë shoqërore, ekonomike, politike e kulturore, në shtetin e Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe të të gjiha viseve tjera shqiptare, e pa të udhës që ta organizojë dhe ta mbajë në Tiranë Kuvendin, Lëvizja gjithëkombëtare Shqiptare KRAHËT E SHQIPES.

M
omentalisht, me të vërtetë, është rënduar gjendja e qenies shqiptare! Haptas shihet se partitë në pushtet, si mazhoranca, ashtu edhe opozita, janë duke bërë politikë ekonomike vetëm për familjet dhe njerëzit e tyre, ndërsa populli ka mbetur nën mëshirën e zotit!

Përveç se janë rritur kërkesat familjare, ekonomia ka rënë, krimi i organizuar dhe vrasjet janë shtuar ndër shqiptarë e, tani në kohët e fundit edhe tërmeti, i cili i mori mbi 50 jetë, la shumë njerëz të lënduar dhe mbi 1 mijë familje i nxori në rrugë, për shkak se jua rrënoi shtëpitë, të cilat i kishin mbi kokë!

Përveç këtyre, mazhuranca dhe opozita, sikur janë duke bërë debate mbi gjendjen e rëndë ekonomike e shoqërore të Shqipërisë! Ato janë duke bërë teatër absurdi, para syve të popullit, për ta mashtruar atë dhe, kriminelët ordinërë: bëjnë vrasje, kidnapime, plaçkitje e shantazhe, në saje ë teatrit tëtyre, mazhurancë-opzitë!



Punëtorët e administratës, policët, gjyqtarët, inspektorët e tjerë i shantazhojnë me gjoba të papërballueshme individët, organizatat, bizneset e mëdha e të vogla dhe restorantet, në mënyrë që ata t’i gjejnë miqtë e tyre dhe t’ua paguajnë haraç atyre, prej 1 mije e deri në 6-7 mijë euro, mbas dore! Ka lulëzuar krimi i organizuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë! Ndërsa në Iliridë e Preshevë, shqiptarër kontrollohen, komplet nga shërbimet serbe e turke! Kurse, Jugu i Shqipërisë, nën ndikimin e politikës greke!

Pra, ta themi të drejtën, se kjo situatë kaq e rëndë, na ka bërë që të frigohemi dhe, shpresa e fundit, sipas mendimit tim është formimi i një partie të shëndoshë e të pastër, e cila, besoj thellë nga zemra, se Lëvizja KRAHËT E SHQIPES, do të arrinë ta themelojnë së shpejti një parti nga Diaspora, në Shqipëri dhe brenda një kohe, relativisht të shkurtë, ta marrë timonin, që ta kthejë gjendjen shoqërore dhe t‘i bëjë shqiptarët që të ndiehen mirë në Shqipëri, Kosovë e në trojet tjera, kudo që jetojmë.

Deklaratë e lëvizjës Atdhetare KRAHËT E SHQIPES

Kuvendi Mbarëkombetar, që u mbajt më /19/01/2020/ në Tiranë, i cili u udhëhoq nga studjuesi Ing. Frederik Ruço. Jemi të parët që kur e kemi kontaktuar për herë të parë, na bashkoheshin mendimet për problemin e çështjes shqiptare! Z. Ruço e mori këtë inisiativë, dhe nga mbështetja që i dhamë ne si Lëvizje KRAHËT E SHQIPES erdhëm deri këtu! Pa mëdyshje, mund t’a quajmë pa frikë, profesorin, promotor i ketij aktiviteti në bashkëpunim me organizata tjera aktive.

Me organizimin e Kuvendit Mbarëkombëtar, u shpalos gjendja ekonomike, politike, shoqërore e shpirtërore, brenda shtetit shqiptar në veçanti dhe, në të gjitha trojet shqiptare jashtë shtetit, por, pa e harruar edhe gjendjen e Diasporës shqiptare, e cila është në të katër anët e Globit!

Qëllimi ynë kryesor është të bashkëpunojmë me të gjithë zërat, që kerkojnë drejtësi dhe ndryshim tëkësaj situate kaq të rëndë politike në Shqipëri, duke kontaktuar me të gjitha organizatat dhe individët, që e duan atdheun, që këtë zë ta përfaqësojnë!

Ky proces ka filluar me kohë për lëvizjen tonë, me kontakte telefonike dhe takime në grupe e individuale! Kemi bërë organizime veprimtarish në Tiranë, takime me intelektualë, protesta para Parlamentit dhe Presidencës, organizimin e Senatit të Pajtimit dhe Bashkimit Kombëtar në Muzeun Historik në Tiranë, me qëllim bashkëpunimi për hir te çështjes Kombëtare me aktorë të ndryshëm e veprimtarë të politikës, të shoqërisë civile , gazetarë dhe pjesëmarrës të luftës në Kosovë, që të ulen tensionet per t‘i dhënë gjithëkujt të drejtën t‘i prezantojë idetë e një renovimi dhe çbllokimi të situatës së tensionuar politike në Shqipëri! Kjo, do të thotë; respekt për të gjithë, pa i cenuar të drejtën, askujt!, Tregon interesim dhe, mbi të gjitha mbështetje dhe përfshirje të Diasporës, si element risie, për herë të parë kaq vendosmërisht, prezente në kryeqytetin Shqiptar, pikërisht, përballje e plotë me istitucionet shqiptare.

Veprimtaria vazhdoi, u takuam dhe u krijuan lidhjet me përfaqësues studentorë, me intelektualë të pavarur dhe të lodhur nga përbuzjet e injorimi, me njerëz që punojnë në heshtje për çështjen Kombëtare dhe është bërë një punë Kolosale kundër çdo lloj manipulimi në emër të Çështjes Shqiptare.

Kishte dhe ende ka përplasje të mëdha në mes të disa individësh e grupesh që në emër të shtetit e të pushtetit e kanë marrë peng situatën në Shqipëri! Por, mbi të gjitha, me fondacione e organizata të rreme, të financuara drejtpërdrejt nga pushteti aktual që kërkojnë pengimin e situatës dhe mosavansimin e saj! Kështu ndodhemi përballë sharlatanëve, qe premtojnë shumë e kerkojnë favore imorale! Një ditë do t‘i nxjerrim të gjithë, sigurisht me emra e prova, njerëz të cilët kërkojnë vetëm të blejnë e të sabotojnë, njerëz që spiunojnë njëri-tjetrin, njerëz që për motive ekonomike shiten tek ai që i ofron çmimin më të lartë, njerëz që pasurohen duke ngritur probleme dhe mbajtur situata në tension, për të cilat Nuk është nevoja, por qe ju intereson atyre shumë, sepse po nuk pati tensione, s’kanë si të mbijetojnë e si të pasurohen, njerëz që mbushin gojën me Shqipëri por që për Shqipërinë, vetëm në fb., shkruajnë e nuk lëvizin gishtin po nuk ishin të paguar! Njerëz, që krijojnë e adhurojnë kulte individesh, të cilët shtiren patriotë, sepse lexojnë historinë e Shqipërisë në TV, apo papritur shkruajnë libra për të cilët me mijëra historianë më parë kishin shkruar, por askush nuk i kishte dëgjuar e besuar si të rënë nga qielli, njerëz që shtiren si bëmirës, që vetë ata i drejtojnë agjenturat e huaja, të cilat financojnë kisha e xhami, në një vend, ku thuhet se drejtohet nga Partia Socialiste, por që s’e ka në program asnje projekt social, në fuqi.

Atëherë, arritëm në këtë Kuvend Mbarëkombëtar, qellimin, i cili përmbledh atë, të cilën kjo lëvizje do ta arrijë në fund, Bashkimin e Diasporës, me forcat intelektuale dhe të rinjët shqiptarë, në krijimin e një platforme politike të përbashkët dhe një fondi të përbashkët për propozime konkrete, në çbllokimin e situatës social-politike në Shqipëri.

Duhet të bisedonim dhe dialogonim me të gjitha forcat, sigurisht, që duhet të dëgjojnë

Individë dhe organizata që mendojnë ndryshe dhe, kjo u bë! Por, si gjithëmonë për fat të keq, shqiptarët hedhin baltë, shumë shpejt mbi njeri - tjetrin dhe, kjo nuk më pëlqen aspak! Aspak, sepse duhet të tregojmë unitet, kohezion, bashkim nën një zë, për problemet, që të gjithë i ndajme me njëri-tjetrin! S‘kemi mundësi t’i lejojmë vetes të kapemi mbas individëve, por ka ardhur koha t‘u qasemi ideve:

“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në të gjitha kohërat, të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona t‘i shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët! Ata duhet të mësojnë ta duan Shqipërinë e, jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari". Faik Konica

Partitë klanore, e kanë mjeruar dhe varfëruar popullin shqiptar ! Ato janë produkt dhe reflektim i nivelit të vetëdijes politike dhe mentalitetit klanor e fisnor të pjesës dërmuese të shoqërisë shqiptare. Prandaj, intelektualët e mirëfilltë duhet punuar për ngritjen e vetëdijes së shoqërisë civile shqiptare, për ta përkrahur formimin e partive të mirëfillta demokratike, të cilat do të kultivojnë vlera instutucionale patriotike,të dobishme për popullin dhe mbarënjerzimin dhe ta përgatisin shoqërinë dhe diasporën shqiptare për të hyrë me suksese në garën e madhe ndërkombëtare të vlerave.

Në funksion te këtij vizioni dhe misioni, duhet shumë punë dhe,jo shum folklor patriotik!

Levizja Atdhetare KRAHËT E SHQIPES do ta mirepresë çdo ide konstrutive, për krijimin e një force politike me individë të shëndetshëm, që punojnë për çështjen Kombëtare dhe jo që akuzojnë e ngrehin hipoteza, shesin mendë e ulërasin nën sloganin e patriotizmit, vetëm si e si ta pengojnë situaten e, mos ti lënë idetë e reja dhe të rinjtë të avansojne! Njerëz që kanë mbi 20 vjet, që punojnë në fushën politike e sociale dhe që përveç se të pasurohen e të klanizojnë çdo grup me shantazhe e manipulime, nuk i lejojnë gjeneratat e reja të hapin rrugë drejtë ardhmërisë! Çdo lloj manipulimi dhe financimi i dyshimtë mbi çështjen Kombëtare, tani e tutje duhet të ndiejmë si detyrë qe t‘ua çjerrim maskën pa as një lloj frike!

Mjaft u pasuruan klanet e lëpirësit, që mbajnë në këmbë këtë pushtet të korruptuar, prej vitesh. Shqipëria ka nevojë për njerëz të thjeshtë! Për ata që ua dinë hallet njëri-tjetrit dhe me mbështetjen e të rinjëve dhe intelektualëve të mirëfilltë e të patunduar, do t’ia dalin Mbanë!

Marsela Koçi, 21/01/2019 Londër, Mbretëri e Bashkuar!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks