SHKRIMI
e hënë, 30 mars 2020

SHERADIN BERISHA: QEVERIA E ALBIN KURTIT DHE REFORMAT E NEVOJSHME PËR NDRYSHIM!

Pashtriku, 24 shkurt 2020: Më 20 shkurt, Ministri i Jashtëm në qeverinë Kurti, Glauk Konjufca ka shfuqizuar vendimet e ish ministrit të jashtëm në qeverinë Haradinaj, Behgjet Pacolli për emërimin e 14 konsujve, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Atë ditë (më 20 shkurt) edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka anuluar provimin e noterisë të mbajtur në prill të vitit 2019, nga ana e qeverisë së Ramush Haradinajt. Në këtë proces shumica e kandidatëve që kanë kaluar provimin janë militantë të partisë, anëtarë ose miq të anëtarëve të Komisionit të Noterëve, ose anëtarëve të familjeve të tyre. Ministrja Haxhiu, me kete rast ka shkarkuar edhe anëtarët e Komisionit të Noterëve.

Më 12 shkurt kabineti qeveritar i drejtuar nga Albin Kurti, vendosi që t’i ulë pagat e veta! Ka marrë vendim për shkarkimin e Koordinatorëve Nacional, të cilët i kishte emëruar kundërligjshëm, Ramush Haradinaj, si dhe është miratuar shqyrtimi i propozimit për shkarkimin e drejtorëve të Bordit të ndërmarrjes publike "Telekomi".

Më 19 shkurt Qeveria Kurti ka votuar për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të "Telekomit". Në këtë mbledhje Qeveria e ka shfuqizuar edhe vendimin e ish - qeverisë Mustafa (nr.02/59, datë 17.11.2015) për përfitimet financiare te ish-zyrtarëve (ministrave, zv.ministrave etj) pas përfundimit të mandatit të tyre.

Këto vendime emergjente janë shumë të rëndësishme në sanimin dhe ndryshimin e gjendjes së krijuar në institucionet e shtetit!

REFORMAT E NEVOJSHME PËR NDRYSHIM!

Ka disa vite që kam kërkuar një mendësi të Re politike e institucionale, e cila do të merret me ndryshimin e madh në strukturën e sistemit, e cila kishte degraduar pothuaj se në të gjitha hallkat e zingjirit institucional. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur!

Kam kërkuar nga qeveritë e kaluara dhe tani kërkojë edhe nga qeveria e Re në krye me Albin Kurtin - që urgjentisht të bëhet:

1. Ndryshimi i kushtetutës së Ahtisarit;

2. Një reformë e ligjit për zgjedhjet, dhe

3. Një reformë e thellë në drejtësi (gjyqësi, prokurori), në polici dhe në AKI.

1. NDRYSHIMI I KUSHTETUTËS

Në kushtetutë kam kërkuar të ndryshohet shumëçka e mbi të gjitha:

a) vendet e rezervuara për pakicat; dhe

b) 2/3 e shumicës së pakicave në Kuvend!

(Vendet e rezervuara dhe 2/3 e shumicës për pakicat nuk ekzistojnë në asnjë kuvend të shteteve demokratike, andaj pse duhen t'i ketë pafundësisht Kosova?!)

2. REFORMA E LIGJIT PËR ZGJEDHJET

a) Kosova aktualisht është një zonë zgjedhore, ndërsa unë kam kërkua që t'i ketë pesë deri në shtatë (5-7) zona zgjedhore;

(Shqipëria i ka dymbëdhjetë zona zgjedhore!),

b) Kuvendi i Kosovës t'i ketë 100 deputetë (jo 120 sa i ka tani);

c) Ҫdo zonë zgjedhore t'i ketë disa deputetë, varësisht nga numri i përgjithshëm i elektoratit në zonë! Në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim më të gjerë (të të gjitha rretheve), dhe deputetë më cilësor në kuvend.

d) Kosova ka 95% shqiptarë dhe 5% minoritete; Mbi këtë bazë duhet të pasqyrohet dhe numri i deputetëve në Kuvend.Shumica shqiptare duhet t'i ketë 93 - 96 deputetë, ndërsa minoritetet t'i kenë 4 - 7 deputetë.

e) në zgjedhje të shqyrtohet mundësia e aplikimit të demokracisë pjesëmarrëse si, rrugë e mesme e demokracisë direkte dhe përfaqsuese. (Demokracia pjesëmarrëse aplikohet në Zvicër...). Kjo çështje duhet të rregullohet me kushtetutë!

3. REFORMA NË DREJTËSI, POLICI, AKI ...

a) Një reformë substanciale (veting) në drejtësi (gjyqësi, prokurori) në polici dhe në AKI. Këto institucione të depolitizohen, sepse vetëm si të tilla mund ta luftojnë nepotizmin, korrupsionin dhe krimi i organizuar.

b) Të miratohet ligji i lustracionit: në drejtësi, në polici, në AKI, në legjislativ dhe në ekzekutiv.

***

Këto reforma për ndryshim kërkojnë kohë, durim e guxim! Por pa u bërë këto reforma, Qeveria Kurti nuk mund ta ndryshojë gjendjen e rëndë, të krijuar nga qeveritë e kaluara, me politikat e tyre klienteliste, korruptive, nepotiste dhe kriminale!

***

(Ky shkrim fillimisht është publikuar më 20 shkurt 2020, në rrjetin tim facebook)



____________

SHTESË

Më 9 tetor 2019 (tri ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të 6 tetorit) në rrjetin tim facebook kam shkruar këtë analizë:

DUHEN REFORMAT PËR NDRYSHIM, SEPSE PA NDRYSHIM S'KA ZHVILLIM!


Jeta zhvillohet duke lëvizuar! Pa lëvizje s'ka ndryshim, dhe pa ndryshim s'ka as zhvillim!

Ndryshimi në Kosovë ka qenë dhe është i domosdoshëm, jo vetëm si ide e koncept por, edhe si politikbërje!

Në politik ndryshimi bëhet me reforma!

Pra, rrjedhimisht në politik pa reformë s'mund të ketë ndryshim për zhvillim!

Prandaj legjislativi (kuvendi) dhe ekzekutivi i ri (qeveria) që priten të konstituohen (pas zgjedhjeve që u mbajtën me 6 tetor) duhet të nisin një reformë të thellë e të gjithanshme në sistemin institucional të ndërtuar deri më sot!

A është kjo një punë që bëhet lehte e shpejt?!

Jo, nuk është punë as e lehtë as që bëhet shumë shpejt!

Ndryshimi kërkon kohë, mund, durim e guxim!

Për këtë ndryshim ka punë për të gjithë!

Personalisht e kam kërkuar ndryshimin në politikbërjen e derisotme, dhe në këtë drejtim do të kontribuoj individualisht (sepse nuk i takoj asnjë subjekti politik) si 'opozitë' e qeverisë (pozitës së re), sepse vetem duke qenë i tillë konsideroj se do t'i shërbej më mirë ndryshimit dhe zhvillimit!

Na priftë e mbara!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks