Deggendorf, 2 nëntor 2017: (Kushtuar Heroit të Kombit, Afrim Zhitia) -
MONOLOGU I MOTRËS!
Jam në të rrahurat e zemrës sate
si tinguj notash në pentagram trishtimi,
vajin për vëllanë më vjen trajtë mandate,
Shtrirë varrit, dielli kapet në lak perëndimi.
Jam lot i varur qerpikut që shkrin grilat,
ofshamë e përpirë kraharorit të rënduar,
shkëndijë e dielltë që i ndez rrugës kandilat
kah do të kthehesh ti, i papushuar.
Jam vetëtima që çan përmes qiellin e zi,
ardhjes sate nga larg t’i bëhem pritje
dhe përqafim ngushëllimi atje në qeli
vëllait tjetër, si një llambadhe përndritje.
Buzë varrit jam, pranë trupit me plumba,
matanë fytyra e babait një hartë me rrudha,
sytë e mjegullt ku mbetën, ku i humba,
përzier terr e shi mbështillet tutje rruga.
SZh
____________
Afrim! Unë nuk e kam mbajtur fjalën! Unë vazhdoj të qaj për ty! SADET ZHITIA: BISEDË ME TIM VËLLA - AFRIM ZHITIA, PËRBALL MEJE
http://pashtriku.org/index.php?kat=46&shkrimi=3263
Gëzuar 28 Nëntorin 1912!
Fazli Berisha - Pashtrik
Selver Mackaj 2
Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga: AlbaProject Networks