Pashtriku, 3 mars 2020: Prekazi i Poshtëm shtrihet rreth 2 km në lindje të Skënderajt. Është vendbanim i ndarë në lagje, i shtrirë në kodrina dhe lugina. Para luftës fshati kishte 220 shtëpi, me 1630 banorë shqiptarë. Gjatë luftës janë djegur e shkatërruar 178 shtëpi dhe objekte të shumta ekonomike, ndihmëse dhe të tjera.
Për të shkuar në Prekaz, nuk është shumë vështirë, në kthesën e parë sapo e kalon Skënderajin, në krah të djathtë të rrrugës së asfaltuar, është i vendosur mbishkrimi "Bac u kry!".
Në hyrje të fshatit, para Kompleksit Memorial "Adem Jashari" ndodhet Kulla Memoriale e Hamit Jasharit (e familjes së Gjeneral Musa Jasharit), e cila në Betejën e Lavdishme të 5 - 7 marsit 1998, ishte fortesa e parë që u përballë me forcat ushtarake-policore serbe! Gjatë kësaj rezistence të fortë ranë dëshmorë 12 anëtarë të familjes së Hamit e Sala Jasharit, dhe 3 anëtarë të familjes Halili & Bazaj.
***
1. Hamit Jashari 1934 - 1998
2. Sala Sheremet Jashari 1943 - 1998
3. Sadik Hysen Jashari 1932 - 1998
4. Afije Hysen Jashari 1938 - 1998
5. Hamdi Sadik Jashari 1960 - 1998
6. Elfije Sadik Jashari 1963 - 1998
7. Fatime Sadik Jashari 1970 - 1998
8. Ramiz Sadik Jashari 1974 - 1998
9. Qerim Hus Jashari 1944 - 1998
10. Hajrije Zymer Jashari 1957 - 1998
11. Shahin Qerim Jashari 1973 - 1998
12. Ukshin Qerim Jashari 1976 - 1998
13. Isak Halili 1934 - 1998
14. Fatime Bazaj 1978 - 1998
15. Smail Bazaj 1980 - 1998
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Dëshmorët e Kombit!
Adem Jashari 1955 - 1998
Fazli Berisha - Pashtrik
Selver Mackaj 2
Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga: AlbaProject Networks