SHKRIMI
e martë, 23 tetor 2018

MUSTAFË KRASNIQI: T'I SHPËTOJMË FËMIJËT MËRGIMTAR NGA ASIMILIMI

Munih, 23 mars 2018: Kryesia e Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari ju drejtohet të gjithë bashkëkombësve mërgimtar, që jetojnë dhe veprojnë në Landin e Bavarisë po dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët e mërguar, të jeni pjesë e pandashme e projektit, për Shkollën Shqipe, njëkohësisht të bashkuar ta gjejmë rrugën e mundshme për të qenë ky projekt i realizuar dhe i suksesshëm. Projekt, që ka për qëllim të hapë dritën, nëpërmjet gjuhës shqipe, ku për fat të keq sikur ka filluar me të madhe të zbehet gjuha amtare, pra, gjuha shqipe, te fëmijët tanë mërgimtarë.

KMPGJSH, përpos shumë takimesh dhe bisedave, për shqetësimin e përbashkët që e kemi si mërgatë, ka zhvilluar veprimtarinë e vet, në bazë të nevojës dhe kërkesave të mërgimtarëve shqiptarë, për zhvillimin e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe.



Duke u mbështetur në nevojën e domosdoshme shpirtërore e kulturore, ne, KMPGJSH i drejtohemi çdo bashkatdhetari, shoqatave dhe bizneseve që ta ndihmojnë projektin e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe nga fakti se, ky projekt pa ndihmën e çdo shqiptari mërgimtar, nuk do të jetë i suksesshëm! Mësimdhënësit, duhet paguar për mësimdhënie dhe për këtë, inkuadrimi i juaj është shpresë e fëmijëve tanë, Shkollës Shqipe në Bavari, që të mos e harrojnë gjuhën, kulturën, atdheun e të parëve,pra, identitetin e tyre.

Andaj kërkojmë nga ju, përpos bashkëpunimit, këshillave, vërejtjeve edhe anën profesionale si udhërrëfyes, që rrugëtimi i hapjeve të klasave në Gjuhën Shqipe të mos zbehet, por të shtohet aty ku ka fëmijë shqiptarë. Sëbashku, të bëhemi promotor të këtij projekti, nga fakti se shkolla shqipe është e drejtë dhe detyrë e të gjithë shqiptarëve, që ta kultivojmë e ta investojmë. Të gjithë të bashkuar në këtë rrugëtim për ta finalizuar projektin në fjalë.

Po ashtu KMPGJSH për të gjithë ata mërgimtar,që kanë fëmijët për shkollë shqipe, sheh si të arsyeshme pagën për një nxënës 10 euro, për të dytin dhe të tretin nga 5 ero në muaj, shumë që nuk e rëndon xhepin e mërgimtarit, po që mundëson sado pak një pagë solide për mësimdhënësin.

KMPGJSH me shpresë dhe arsye i drejtohet bashkëkombësit mërgimtar, biznesit, shoqatave, që së bashku të jemi në interesin të shkollës shqipe. Gjë që ky vullnet, që dhe është vullnet i gjithë mërgatës shqiptare, do të reflektoj pozitivisht tek çdo mërgimtar, kurse ngrohtësia e gjuhës shqipe do të hynë në shpirtin e çdo nxënësit mërgimtar-shqiptar, po që ne ja ofrojmë shpresën, shkollën shqipe.

KMPGJSH, për të gjithë ata që kanë gatishmëri për ta ndihmuar shkollën shqipe, ju ofron ligjërisht kontonumrin.

Liga der albanischen Lehrer und Eltern in Bayern

e.v. Stadtsparkasse München, Sparkassenstraße2

Iban.: DE37 7015 0000 1004 8179 44 bic.: SSKMDEMMXXX,

Në emër të KMPGJSH-së uroj që kjo thirrje të shkojë tek çdo mërgimtar, që e prek në zemër gjuha e ëmbël, gjuha e bukur e perëndisë, gjuha e atdheut, gjuha më e vjetër, gjuha shqipe!

22.03.2018 Për KMPGJSH, kryetari

Munih, Mustafë Krasniqi


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks