SHKRIMI
e enjte, 21 shtator 2017

SHERADIN BERISHA: KOMPROMISET E KOSOVËS PËR 'ZBUTJEN' E SERBISË! (NGA ARKIVI I PASHTRIKU.ORG, NËNTOR 2008)

Pashtriku.org, 23 korrik 2017: "Të gjitha ato vende që i prinë mbështetjes për shpalljen e pavarësisë së mbikëqyrur më 17 shkurt (2008), dhe të cilat menjëherë e njohën këtë pavarësi, nuk i ndihmuan aspak Kosovës për mbrojtjen fizike të integritetit territorial dhe pengimin e Serbisë për kontrollimin e territorit të Kosovës. Duke e lënë Kosovën pa mbrojtje ushtarake dhe krejt të varur prej trupave të NATO-s dhe politikës së UNMIK-ut, këto shtete lozën spektatorin përderisa Serbia e konsolidoi praktikisht kontrollin e saj mbi veriun e Kosovës." - kështu kam shkruar në një shënim (më 12 nëntor 2008) në kuadër të serisë së shkrimeve "Kah po shkon Kosova"!

Në vijim lexoni të plotë këtë shkrim:

Kah po shkon Kosova?!

Kompromisi i ardhshëm që të „zbutet“ Serbia!


Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer bëri një vizitë të shkurtër në Kosovë, pas të cilit erdhi edhe Ministri i Jashtëm britanik, David Milliband. Këto vizita po ndodhin në vazhdën e përpjekjes ndërkombëtare për ndërtimin e trysnisë në drejtim të një tjetër kompromisi kah i cili po shtyhet Kosova. Pasi bëri një sërë kompromisesh për arritjen e pavarësisë së cunguar dhe Planin e Ahtisaarit, Kosovës tash po i kërkohet të lëshojë pe lidhur me Planin e Ahtisaarit për ta pranuar propozimin e Ban Ki-moon-it për ndarjen institucionale të Kosovës. Prandaj, Kosovës po i kërkohet pranimi i misionit evropian të EULEX-it për sundimin e ligjit dhe rendit, por i cili nuk do ta pranonte pavarësinë dhe kushtetutën e Kosovës! Përveç të qenit kërkesë absurde që politikanëve t'ua lypësh miratimin e një misioni që nuk do të zbatojë ligjet për të cilat ata u pajtuan (por pa e pyetur popullin), kjo mbi të gjitha është edhe jopraktike. Kjo do të thotë që qeverisja në Kosovë do të bëhet edhe më e ndërlikuar kurse zhvillimi edhe më i pamundshëm.



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe Ministri i Jashtëm britanik, David Milliband, nëntor 2008/


Të gjitha këto kompromise Kosovës po i kërkohen vetëm e vetëm që të zbutet Serbia. Të gjitha ato vende që i prinë mbështetjes për shpalljen e pavarësisë së mbikëqyrur më 17 shkurt (2008), dhe të cilat menjëherë e njohën këtë pavarësi, nuk i ndihmuan aspak Kosovës për mbrojtjen fizike të integritetit territorial dhe pengimin e Serbisë për kontrollimin e territorit të Kosovës. Duke e lënë Kosovën pa mbrojtje ushtarake dhe krejt të varur prej trupave të NATO-s dhe politikës së UNMIK-ut, këto shtete lozën spektatorin përderisa Serbia e konsolidoi praktikisht kontrollin e saj mbi veriun e Kosovës. Kulmimi i këtij qëndrimi fatal ndërkombëtar qe lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë brenda Kosovës dhe mosndërmarrja e asnjë veprimi nga ana e bashkësisë ndërkombëtare jashtë dhe në Kosovë për pengimin e këtyre zgjedhjeve. Si rezultat i kësaj, Serbia e institucionalizoi kontrollin e saj brenda në Kosovë politikisht dhe simbolikisht.

Bashkësia ndërkombëtare nuk pati kurrfarë shkopi kundër Serbisë. Kosova kurrë nuk ka pasur rastin të veprojë për mbrojtjen e interesave të veta, por gjithnjë ka qenë dhe ka mbetur peng i interesave ndërkombëtare të shprehura nëpërmjet UNMIK-ut dhe misionit të BE-së. UNMIK-u gjatë këtyre nëntë viteve të shkuara asnjëherë nuk e ka pasur vullnetin e mjaftueshëm për shpërbërjen e strukturave paralele. Kurse këto nëntë muajt e fundit bashkësia ndërkombëtare thjesht ka çuar duart para duke shikuar e patrazuar përpjekjen e suksesshme të Serbisë për forcimin e pozitave të saj nëpër territoret e banuara me serbë brenda Kosovës. Serbia e ka shfrytëzuar situatën maksimalisht duke ndërtuar një realitet të ri në terren. Pas kësaj tash po i kërkohet Kosovës jo vetëm të bëjë kompromis, po edhe vetëvrasje: pranimi i një misioni evropian që nuk na njeh, dhe pranimi i ndarjes me një tjetër emër. /Pashtriku.org, 12 nëntor 2008/

_______________

Lexoni origjinalin:

Kah po shkon Kosova?!

Kompromisi i ardhshëm që të „zbutet“ Serbia

Pashtriku.org, 12 nëntor 2008

http://pashtriku.beepworld.de/files/kosovaneudhekryq%6008/nentor08/kompromisi_ardhshem_12.11.08.htm



____________________

SHERADIN BERISHA: KAH PO SHKON KOSOVA? DUHESH ME QENË IDIOT E I PADINJITETSHËM, PËR TË THËNË SE DO TË JETË ҪDO GJË OK!

http://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=6752


***

SHERADIN BERISHA: PAVARËSIA E PLOTË E KOSOVËS AS QË MUND TË IMAGJINOHET ME REZOLUTËN 1244! (NGA ARKIVI - DHJETOR 2007)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=6769


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks