SHKRIMI
e premte, 20 korrik 2018

DILAVER GOXHAJ: NJË LEGJENDË PËR UKSHIN HOTIN!

Tiranë, 16. 05. 2018: Sikundër po bëhet e njohur nga mediat herë pas here, Ukshin Hoti më 17 maj 1999 i kishte mbushur 5 vite të vuajtjes së dënimit në burg dhe duhej të lirohej më 17 maj 1999. Por e “liruan” një ditë më herët, më 16 maj 1999. Me Vendimin nr. 24-2241-05, të cilën e kishte nënshkruar Drejtori i burgut të Dubravës, Aleksandër Rakoçeviq. Nga ky moment, sot e gjithë ditën, nuk dihet asgjë për fatin e atdhetarit, intelektualit e politologut të shquar shqiptar, filozofit Ukshin Hotit.

Është bërë e ditur se po atë ditë nga burgu u liruan edhe Rasim Plava e Shkëlzen Pepshi, të cilët me të dalë menjëherë janë ekzekutuar. Më tutje askush nuk dinë se ç’ndodhi me fatin e Ukshin Hotit.

Mos vallë një gjë e tillë ka ndodhur edhe me Ukshin Hotin?

A ishte dikush duke e pritur jashtë Ukshinin, në atë gjendje lufte (?!) Jo, sepse ishte e diel dhe ishte edhe një ditë më herët se pritej të lirohej.



Edhe sot, 19 vjet më pas, motra e tij Myrvete Hoti ndjehet në ankth, në mjerim e në pritje. Ja çfarë i ka treguar gazetarit e motra e tij: “Edhe sot besoj se Ukshin Hoti është i gjallë, në bazë të punës, e jo në bazë të ndjenjave të motrës për vëllain që nuk ia do vdekjen… Të jetosh me një ankth të tillë, me një mërzi të tillë, edhe kur ha bukë, edhe kur flej, kudo që jam nuk kam mundësi mos me përqendrua vëmendjen tek vëllai. Edhe me shpezë, shumë raste bisedoj. Një sorrë, e cila ka ardhë shumë herë në oborrin tim, dhe ka kërkatë me zanin e saj të vrazhdë, ajo po më lë të kuptoj diçka, deri tash vazhdimisht ka kënduar. Dhe kur ka kënduar ajo në oborrin tim, nuk ka pas mundësi pa e pas ndonjë telefonatë, shkrim në gazetë, a ndonjë lëvizje për çështjen e Ukshinit. Andaj unë shpresoj ende që vëllai im jeton.

Duke mos pasur besim tek asnjë politikan i Kosovës dhe i Shqipërisë, Myrvete Hoti ka filluar dhe pyet zogjtë, mos vallë kanë ndonjë lajm për Ukshinin. Sa e dhimbshme! A mos vallë po i përsëriten pak a shumë legjendat këtij kombi? Këto fjalë të Myrvete Hotit të kujtojnë ato legjenda, që populli ynë i ka përjetësuar e përditësuar në vargjet e këngës së Vajzës së Valëve:

“O ju zogj që fluturoni

Ju që shkoni det e male,

Dua të ju pyes,

Vallë a mos e patë,

Rron apo nuk rron?

Ndonjë lajm a ndonjë letër,

Vallë a ma dërgon, e mjera,

Vallë a ma dërgon?

Qan e mjera, qan,

Pret atë që prêt.”

Kështu, si dikur Vajza e Valëve, po bën edhe e motra e Ukshinit, Myrvetja, po bisedon me zogjtë, duke e pyetur një sorrë çdo ditë, bisedon me të, pasi njerëzit nuk i thonë asgjë! Kjo e ka emrin tragjedi.

Për fatin e Ukshin Hotit vetëm familjarët e tij janë interesuar, askush tjetër. Politikanët shqiptarë janë mjaftuar e mjaftohen vetëm në 16 maj të çdo viti, duke lëshuar lotë krokodili. Dhe me kaq bindin veten se e kanë kryer detyrën. Sa keq!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks