SHKRIMI
e mërkurë, 08 korrik 2020

PËRKUJDESJA GJITHSHQIPTARE: REZOLUTË NË PËRKRAHJE TË QEVERISË NË DETYRË TË KRYESUAR NGA z.ALBIN KURTI

Pashtriku, 7 Prill 2020:

PËRKUJDESJA GJITHSHQIPTARE INSTITUCION KULTUROR GJITHSHQIPTAR

Tiranë, më 06.04.2020

R E Z O L U T Ë

Në përkrahje të qeverisë në detyrë të kryesuar nga z. Albin Kurtit


Më 1 prill 2020 u publikua një Letër e 37 intelektualëvet botërorë, në të cilën shprehet përkrahja ndaj qeverisë në detyrë të Albin Kurtit dhe kërkohet që asaj qeverie t’i krijohet mundësia për ta kryer detyrën e saj deri sa të kalojë periudha e karantinës, shkaktuar nga korona-virusi, dhe deri sa të bëhen të mundura zgjedhjet e parakohëshme në Republikën e Kosovës.



Ne, inelektualët shqiptarë, të nënshkruarit e kësaj Rezolute, po e ndiejmë për detyrë t’u shprehim mirënjohjen tonë të 37 intelektualëvet, me renome të spikatur në shkallë botërore, që e panë të nevojshme dhe gjetën kohën, në këtë periudhë të rëndë për mbarë njerëzimin, të merren edhe me punët tona, me punët e kombit shqiptar.

Ne intelektualët shqiptarë, të nëshkruarit e kësaj Rezolute, jemi të vetëdijshëm se është dashur që, para kujtdo në botë, të kishim dalë ne në mënyrë të organizuar, në mbrojtje të kësaj qeverie. Por nuk vepruam ashtu si duhej, sepse inteligjenca jonë nuk është ende e organizuar në shkallën e duhur në shërbim të kombit të vet. Inteligjenca jonë, sado që i kemi dy akademi, kemi disa universitete dhe disa institute shkencorë, nuk e ka arritur ende pjekurinë e nevojshme për të qenë në krye të punëvet, kur vihet në pyetje interesi i kombit shqiptar. Le të shpresojmë që, në të ardhshmen, kjo inteligjencë shqiptare, e cila nuk është e pakët, as në numër dhe as në cilësi, në fusha nga më të ndryshmet, t’i kërkojë dhe t’i gjejë rrugët e duhura për t’u vënë edhe organizativisht në krye të procesevet historikë të kombit të vet.

Me anë të kësaj Rezolute, ne të nënshkruarit, kërkojmë në radhë të parë nga subjektet politikë të Republikës së Kosovës, ta lënë qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, që ajo të mund t’i kryejë detyrat e saja shtetërore në mënyrë sa më efikase të mundshme. Është në natyrën e sistemevet pluralistë që partitë të kenë opcionet dhe kundërshtimet e veta në lidhje me punët e qeverivet, por koha që, pa dashjen tonë, na e solli këtë pandemi, kërkon që subjektet politikë të përmbahen dhe të presin të paktën deri sa të krijohen kushtet për të organizuar zgjedhje të reja.

Me anë të kësaj Rezolute, ne të nënshkruarit, kërkojmë që subjektet politikë dhe qeveritarët, në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të tregohen sa më të mirëkuptueshëm ndaj qeverisë në detyrë të Albin Kurtit dhe ta përkrahin atë me të gjitha mënyrat e mundshme dhe me të gjithë mjetet që disponojnë: njerëzorë, ekonomikë e financiarë.

Me anë të kësaj Rezolute, ne të nënshkruarit kërkojmë që Qeveria “Kurti” të jetë sa më luajale në kryerjen e detyravet të veta si qeveri e përkohëshme. T’i trajtojë të gjithë qytetarët e Republikës në mënyrë të barabartë, të bëjë çmos që furnizimi i banorëvet me sendet më të domosdoshëm të jetesës, sidomos me bukë e ushqime dhe me medikamente të jetë në sasi të mjaftueshme për të jetuar, të ketë kujdes të veçantë në sjelljet, sidomos me pakicat kombëtare, me sërbët, me malazezët dhe veçmas me romët, të cilët, në aspektin social-ekonomik, janë më të rrëzikuarit. Askujt në Republikën e Kosovës nuk duhet t’i rrezikohet jeta nga uria.


Me anë të kësaj Rezolute, ne të nënshkruarit gjejmë rastin t’u tërheqim vëmendjen qeverivet të shtetevet fqinjë që, në këto kohë të vështira edhe për vetë ata shtete, të mos i krijojnë vështirësi të çfarëdo lloji qeverisë së sotme të Republikës së Kosovës. Veçanërisht qeveritë e dy shtetevet fqinjë, ajo e Republikës së Sërbisë dhe e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat ende nuk e kanë njohur juridikisht Republikën e Kosovës, është shumë e nevojshme që, në këtë kohë të rëndë, të mos bëhen shkaktare për të ndodhur ngjarje jo të mira në Republikën e Kosovës. Republika e Sërbisë, ndihmat, përfshirë aty edhe pagesat në të holla, që i jep për banorët e Republikës së Kosovës, duhet t’ia dorëzojë qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ajo qeveri t’ua shpëndajë njerëzvet në nevojë. Përndryshe, krijohet diferencim në trajtimin e popullatës.

Me anë të kësaj Rezolute, ne të nënshkruarit u lutemi qeverivet të shtetevet të Bashkimit Evropian, të Shtetevet të Bashkuar të Amerikës, të Republikës së Turqisë, të Mbretërisë së Bashkuar, të Kanadasë, të Australisë, të Zelandës së Re, si dhe të gjitha qeverivet të shtetevet të tjerë të botës, ta përkrahin qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës, jo vetëm moralisht dhe diplomatikisht, por edhe ekonomikisht. Në këtë kohë të keqe, kur rrugët dhe sheshet e të gjithë qytetevet kryesorë të botës janë zbrazur në mënyrë të frikshme, është krejt e kuptueshme që secili shtet apo grup shtetesh ka problemet e vet tepër të vështirë, por Republika e Kosovës, shteti më i ri në botë, të cilin ende nuk e kanë njohur shumë shtete, nuk duhet të lihet në mëshirë të fatit, midis tjerash, edhe për faktin se ai vend u rrënua tërësisht nga lufta që zhvilloi Sërbia. Luftë e padrejtë, gjë që tashmë duhet ta ketë kuptuar edhe vetë populli sërb.

Përfundimisht, këtë listë të përkrahësvet të Qeverisë së Albin Kurtit nuk po e quajmë të mbyllur. Po e lëmë të hapur, në mënyrë që të mund t’i shtohen kësaj nisme edhe inelektualë të tjerë shqiptarë, të cilët, në këtë situatë mbylljeje e ngujimi, mund edhe të mos i kenë lexuar, as Letrën e 37 intelektualëvet botërorë, as Thirrjen tonë. U lutemi, pra, kush ta lexojë këtë Rezolutë dhe është i një mendimi me ne, të lajmërohet në adresat tona dhe ne do ta shënojmë prononcimin e tyre në një ripublikim të mundshëm të kësaj Rezolute.

Duke u shprehur edhe njëherë mirënjohjen të 37 intelektualëvet të shquar botërorë, që u bënë nxitësit e drejtpërdrejtë për t’u shprehur edhe ne në përkrahje të qeverisë së Albin Kurtit, po shpresojmë që, në të ardhshmen, edhe intelektualë të tjerë botërorë, si edhe në mjaft raste në të kaluarën, t’i dalin zot kombit shqiptar, i cili gjithsesi ruan në vetëvete vlera të çmuara gjithnjerëzore.

______


Nënshkruar, sipas alfabetit, nga 51 intelektualë:

1. Agim Vinca: prof. dr. pedagog shumvjeçar në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, poet, studiues i shquar i letërsisë shqiptare, autor i shumë librave.

2. Behar Arifi: matematicien në SHBA.

3. Çaush Xhufi: gjeofizikan, Kanada.

4. Dhimitër Nica: poet e studiues, Selanik.

5. Dr. Xhavit Bicaj: mjek në Prishtinë.

6. Emil Lafe: prof. dr. albanolog, studiues i mirënjohur i gjuhës shqipe, kryeredaktor i revistës “Gjuha jonë”, kryetar i Shoqatës së Gjuhësisë Shqiptare, Tiranë.

7. Ermal Lala: poet e studiues letërsie, Tiranë.

8. Enis Shatri: veprimtar i shquar atdhetar, publikon në vazhdimësi dokumentet dhe ngjarjet që kanë të bëjnë me fatin e vendit tonë dhe të kombit tonë.

9. Fadil Curri: shkrimtar, anëtar i LSHA Prishtinë, autor i 15 veprave letrare, komuna Kastriot.

10. Faik Xhani: shkrimtar, kryetar i BPPSH, botues i gazetës “Zëri i të moshuarëve”, Tiranë.

11. Faik Racaj: Prishtinë.

12. Fatmir Sadiku: Brooklyn, New York.

13. Fejzë Sh. Berisha: Prishtinë.

14. Flora Idriz Peci: poete, anëtare e Klubit Letrar "Jakup Ceraja", Mitrovicë.

15. Gjokë Dabaj: veprimtar i ilegales që në shkollë të mesme në Kosovë, diplomuar në gjuhë shqipe e letërsi, mësues shumëvjeçar, autor i më se 15 libravet nga fusha e albanologjisë dhe i mbi 200 artikujvet publicistikë e studimorë, themelues dhe kryetar i "Përkujdesjes Gjithshqiptare", i pensionuar, jeton në Shijak.

16. Gjon Marku: studiues, veprimtar i dalluar në Mirditë, autor i disa librave monografikë për Mirditën, Rrëshen.

17. Hamdi Hysuka: poet e publicist, diplomuar në gjuhë shqipe e letërsi, mësimdhënës shumëvjeçar, drejtor shkolle, autor i shumë vëllimeve poetikë, kryeredaktor i gazetës “Mati”, kryetar i Klubit Letrar “Pjetër Budi”, Mat.

18. Hasan Huta: veprimtar shoqëror, poet e studiues, Tiranë.

19. Ismail Metaj: diplomuar për edukim fizik, veprimtar i dalluar sportiv, Tiranë.

20. Isuf Çipi: diplomuar në agronomi, shkrimtar e publicist; Klos, Mat.

21. Jakup Krasniqi: kryetar i SHKA “Zëri i Llapushës” Carallukë, Malishevë.

22. Kadri Rexha: diplomuar për gjuhë shqipe dhe letërsi, autor i disa librave, veprimtar i dalluar atdhetar, ish i bugosur politik, tani në Zvicër.

23. Kujtim Mateli: shkrimtar, Përmet.

24. Llazar Vero: diplomuar në gjuhë shqipe e letërsi, gazetar shumëvjeçar, kryeredaktor gazete, sot pensionist, Filadelfia, SHBA.

25. Mark Palnikaj: studues i palodhshëm në fushën e historisë sonë, gjurmues dhe publikues i dokumenteve nga arkivat e Vatikanit, të Napolit e të Venecias.

26. Mathieu Aref: doktor i historisë dhe qytetërimit të Antikitetit, Paris.

27. Meli Jakupi-Uka: profesoreshë e gjuhës shqipe në Gostivar.

28. Nail Draga: doktor i shkencavet etnografike, veprimtar i dalluar atdhetar në Ulqin, autor i disa librave, Ulqin.

29. Namik Selmani: diplmuar në gjuhë shqipe e letërsi, mësimdhënës shumëvjeçar, poet, publicist, autor i shumë vëllimeve me poezi e publicistikë, Boston.

30. Naser Kabashi: dr. sc. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë.

31. Osman Ademi: profesor i Historisë në Shkollën Publike të Vjenës, Austri.

32. Perikli Shuli: veprimtar shoqëror, studies e poet, Tiranë.

33. Petrit Aliaj: publicist, president nderi, Federata Nacionale e Shoqatave Shqiptare; Breshia, Itali.

34. Prof. dr. Ejup Hajdini: poet dhe studiues i letërsisë, Tetovë.

35. Qani Bajrami: diplomuar për biologji-kimi, biznesmen, Durrës.

36. Qani Hyska: Vlorë.

37. Qemal Cenaj: shkrimtar, studiues, botues i gazetës "Mati", Burrel.

38. Sefedin Çela: diplomuar në gjuhë shqipe e letërsi, gazetar shumëvjeçar, ish-drejtor i Radio-Televizionit shqiptar, sot pensionist, Tiranë.

39. Simë Gjon Dobreci: prof. dr. ish-pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, dermatolog i njohur, botues shumëvjeçar i revistës "Buzuku", veprimtar i palodhshëm për çështjen kombëtare, Ulqin.

40. Shemsi Kastrati: Munih, Gjermani.

41. Sheradin Berisha: pjesëmarrës në UÇK dhe veprimtar i shquar kombëtar, editor i portalit www.pashtriku.org

42. Shqipton Rexha: këngëtar, Zvicër.

43. Skënder Veliu: dr. med. specialist i kirurgjisë së përgjithshme në Ptuj të Sllovenisë.

44. Trandafile Molla (Baja): poete e publiciste nga Novara, Itali.

45. Ukë Shala: inxhinier i Komunikacionit Hekurudhor, Prishtinë.

46. Vera Kurti: diplomuar në ILP Shkodër për mësuese e Ciklit të Ulët, Master i Shkencave në Përgjithësi dhe Edukim Special në Touro College, Manhattan; mësuese e edukimit special për fëmijët me zhvillim të vonuar autistik në shkolla të mesme, mësuese terapiste për fëmijët autistë në Staten Island, New York.

47. Xhejms Hysaj: QSU "Nënë Tereza", Tiranë.

48. Xhemile Adili: poete e publiciste, Tetovë.

49. Xhevat Gjini: veprimtar i shquar kombëtar; Vitia, Kosovë.

50. Ymer Shahini: agronom i lartë, mësimdhënës shumëvjeçar, sot pensionist, jeton në Londër.

51. Zamira Korançe: poete, veprimtare e dalluar, drejtuese e Shoqatës Kulturore Artistike, "Jehona Shqiptare", Tiranë.


- Për ndonjë mangësi në të dhënat personale të firmëtarëvet kërkojmë ndjesë dhe lutemi që, për çdo vërejtje apo kërkesë për t'iu bashkuar kësaj Rezolute në një ripublikim të mundshëm, të lajmëroheni në këto adresa: gj.dabaj@yahoo.com dhe hamdi.hysuka1@gmail.com


___________

Shkrimet referuese:

LETËR E 37 INTELEKTUALËVE TË BOTËS - NË MBËSHTETJE TË QEVERISË NË DETYRË TË ALBIN KURTIT

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9856

***

PËRKUJDESJA GJITHSHQIPTARE: THIRRJE PËR INTELEKTUALËT SHQIPTARË

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9877



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks